Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Një Europride i pazakontë”, rrëfime nga Parada e Krenarisë LGBTI+ në Serbi

Denisi, një aktivist rom nga Maqedonia e Veriut dhe njëherazi anëtar i komunitetit LGBTI+, tregon ditën e parë të daljes hapur rreth orientimit seksual para nënës së tij. Ai vjen nga një familje me një prind. Biseda jonë zhvillohet jashtë ndërtesës së pagëzuar “Shtëpia e Krenarisë”, në Beograd.

Dëgjo Podcastin e plotë: 

 

Ia thashë në mëngjes: Sot do të të them një gjë shumë të rëndësishme, por le t’i mbarojmë punët e shtëpisë. Ishte e diel, dita e pastrimit”, – rrëfen Denisi, e më pas buzëqesh.

Ia thashë shumë drejt: jam gej. Ajo ngriu për pak kohë dhe filloi të qante”, – kujton Denisi. “Unë u habita shumë, sepse ajo nuk është njeri emocional”.

“Ajo më tha: Nuk është faji im”, – tregon ai, teksa i shpjegoi së ëmës se askush në atë mes nuk kishte faj.

Nuk është faji i askujt. Është kështu siç është, njerëzit lindin gej. Madje edhe kafshët lindin gej”, – pohon Denisi. Prej atij momenti, nëna e tij e pranoi, me brengën e mospranimit nga shoqëria.

Denis, aktivist dhe anëtar i komunitetit LGBTI+

Historia e Denisit, është një mes qindra rrëfimeve të anëtarëve të komunitetit LGBTI+ nga e gjitha bota, që kishin ardhur në Serbi pikërisht për të marrë pjesë në Europride-in 2022, event që këtë vit u zhvillua mes shumë tensionesh.

Europride është një ndër organizimet më të rëndësishme për anëtarët e komunitetit LGBTI+ dhe gjithnjë është zhvilluar në shtetet e Bashkimit Evropian. Ishin organizatat e shoqërisë civile në Serbi që aplikuan për ta sjellë këtë event në Beograd, ndërsa morën dhe mbështetje nga Kryeministja Ana Brnabic dhe nga Bashkia e kryeqytetit të Serbisë.

Ne aplikuam dhe në vitin 2019 fituan titullin “Europride 2022”. Ishim në garë me Barcelonën, Dublinin, Lisbonën dhe Gran Kanarian. Ideja ishte të tregonim që progresi është i mundur edhe në këtë pjesë të botës”, – pohon Goran Miletic nga organizata Civil Rights Deferenders [Mbrojtësit e të Drejtave Civile].

“Një Europride i pazakontë”

Anëtarë të komunitetit LGBTI+ nga shtete të ndryshme të Evropës dhe botës ndoqën të gjitha eventet gjatë javës në Beograd, organizim që gjithnjë kulmon me marshimin e krenarisë. Protestuesit anti-LGBT e trajtuan këtë event si një rrezik për vlerat dhe familjen heteroseksuale. Përfaqësues të së djathtës ekstreme dhe të kishës ortodoksë bënë thirrje për kundër-protestë.

Mijëra dolën në shesh duke valëvitur flamurin kombëtar, ndërsa mbanin në duar ikona fetare. “Nëse do të kisha një armë, do ta përdorja”, – u shpreh një peshkop ortodoks një muaj para se Europride të zhvillohej.

Tensionet dhe kundërshtimet e vazhdueshme, sollën produktin e pritshëm: dhunën.

Për dy orë mbaj mend që nuk flisja dot. Isha shumë i shokuar, nuk nxirrja dot zë. Të gjithë ishim të tmerruar”, – shprehet Arbër Kodra, aktivisti shqiptar që u dhunua nga një grup huliganësh pak orë pas mbarimit të marshimit të krenarisë, në mbrëmjen e datës 17 shtator.

Arbër Kodra, aktivist dhe pjesëmarrës në Europride, Beograd

Pavarësisht të gjitha masave që grupi shqiptar mori, duke hequr çdo element në veshje që mund t’i bënte ata target-grup, nuk u arrit garantimi i sigurisë fizike.

Bashkë me një vajza tjetër, ngrimë të dy dhe na rrethuan tetë veta. Nga frika, jemi kapur shumë te njëri-tjetri, se donin të më ndanin mua, ngaqë isha çuni”, – rrëfen Kodra. “Ata filluan të më godisnin mua me grushte në kokë, me shishen e birrës”.

Nga sulmi i grupit huligan, u lënduan fizikisht tre prej anëtarëve të grupit shqiptar, të cilët ndërhynë në mbrojtje të aktivistit Kodra. Kjo skenë dhune ndodhi pak metra larg dhjetrave forca policore, të cilët iu përgjigjen me vonesë kërkesave të grupit shqiptar për ndihmë.

Arbër Kodra nuk është i vetmi aktivist i sulmuar.

Ndër to ishte dhe Vladimir Son nga Rusia, i cili dha një intervistë për Citizens Channel gjatë zhvillimit  të paradës së krenarisë, para se grup shqiptar të dhunohej. “Jemi nga Rusia dhe po ndjehemi shumë mirë. Është parada jonë e parë”, – u shpreh ai gjatë marshimit.

Pak orë më vonë, Vladimir Son më dërgoi një mesazh duke më thënë që është sulmuar teksa po kthehej në shtëpi. Sipas burimeve zyrtare, 64 persona janë arrestuar në datën 17 shtator, ditën kur u zhvillua marshimi i krenarisë, ndërkohë që 10 policë janë dëmtuar lehtë nga protestuesit anti-LGBT.

Policia u tërhoq nga mbështetja e marshimit, aktivistët nuk binden

Ditën e hapjes së Konferencës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, më 13 shtator, policia lajmëroi se nuk do ta mbështesë zhvillimin e paradës ditën e 17 shtatorit pasi nuk do të arrinin dot të siguronin sigurinë fizike të pjesëmarrësve, duke shkaktuar revoltë te shumë aktivistë.

Në po atë ditë, Kryeministrja e Serbisë, që ka dalë publikisht hapur si lesbike, mori fjalën e saj.

Duam paradë”, “Duam të drejtat tona bazike” ishin disa nga thirrjes që vazhdimisht ndërprenë fjalimin e Kryeministres, e cila u shpreh se në Serbi ajo diskriminohet nga të dyja komunitetet. Së fundmi,   Brnabić tha, duke iu referuar kërkesave të vazhdueshme për lejimin e marshimit, se askush nuk mund t’i ndalojë anëtarët dhe aktivistët, pasi “është e drejtë themelore e tyre”.

Ata po ndalojnë paradën e krenarisë sepse janë ‘kundër dhunës’. Por ata e mbështesin dhunën. Ata nuk i ndaluan grupimet e ekstremit të djathtë që të protestonin, që po bëjnë thirrje të na vrasin ne”, – thotë e zemëruar Dejana Stosic, aktivistja serbe e cila kundërshtoi disa herë fjalimin e Kryemistres.

Dejana Stosic, aktiviste dhe anëtare e komunitetit LGBTI+, Beograd

Goran Miletic dhe Dejana Stosic e konsiderojnë shumë të rëndësishëm zhvillimin e këtij eventi për personat LGBTI+ në Serbi.

Është e rëndësishme thjesht për t’ju treguar njerëzve LGBTI+ në Serbi që ata kanë një mbështetje, që kanë vlerë dhe nuk janë vetëm”, – pohon Stosic.

Një ditë para se marshimi të zhvillohej, Kryeministrja Ana Brnabić tha se policia do të siguronte, më në fund, zhvillimin e paradës dhe më shumë se 5200 forca policore u angazhuan.

Së fundmi, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se janë ngritur dy kallëzime penale dhe ka nxjerrë masën me të cilën ndalohet hyrja në Serbi për tetë persona pasi “ofenduan moralin publik me sjelljen e tyre” gjatë Europride.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *