Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Para shtesë për Piramidën”, procedura bëhet pa garë

Bashkia e Tiranës ka hapur hapur një tender për shtesë kontrate për “Rijetësimin e Piramidës së Tiranës”.

Rreth 228 milion lekë iu shtuan tenderit prej 1.4 miliard lekësh për “Rijetësimin e Piramidës”, të cilin e fituan kompanitë “Fusha shpk” dhe “Edil-al-it shpk” në një procedurë të shoqëruar me ankesa.

Tenderi i parë i hapur nga Bashkia Tiranë për “Rijetësimin e Piramidës së Tiranës”

Ky tender shfaqet me dy “flamuj të kuq”, pasi ka pasur mungesë konkurrence dhe ka qenë procedurë me negocim.

Aranita Brahaj, drejtuese e Open Data Albania u shpreh për Citizens Channel se ky tender është kryer pa garë dhe nuk ka një arsyetim të publikuar për këtë shtesë. 

Njoftimi i fituesit te tenderit te dyte per shtese buxheti

Mbi të gjitha shumë lekë po shpërndahen nga Bashkitë vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve lokale. Ndërsa palët flasin për raportim të shpenzimeve të subjekteve gjatë zgjedhjeve, askush nuk po flet mbi keq shpenzime fonde publike në vite zgjedhore”, tha Brahaj.

“Gara e paracaktuar për rindërtimin e piramidës”

Në 4 gusht të 2020, Bashkia Tiranë hapi garën për ndërtimin e piramidës. Projektin për rijetësimin e piramidës e ka realizuar kompania Wini Maas. Fondi limit i tenderit ishte rreth 14 milionë euro pa TVSH. 

Gara u shoqërua me probleme të transparencës dhe konkurencës. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave ishte 2 shtatori, ndërkohë që një javë pas afatit nuk kishte asnjë informacion mbi pjesëmarrjen. 

Ndër të tjera, në shpalljen e tenderit të parë, vihej re se kriteret përzgjedhëse ishin subjektive dhe kufizonin konkurencën, duke favorizuar kompani të caktuara, çka më vonë tregoi se fituesi i tenderit ishte Fusha shpk, e cila ka fituar një numër të madh tenderash në Bashkinë Tiranë.

Piramida e Tiranës para rrethimit dhe fillimit të punimeve/Foto:Google

Bashkia Tiranë kërkonte që kompanitë të kishin kryer një punë të ngjashme me kosto sa 50% e fondit.

Kriteri “punë të ngjashme” ishte i papërcaktuar mirë duke e bërë gjykimin subjektiv.

Thirja kishte dhe kritere të tjera kufizuese si “kompania fituese duhet të ketë pasur të paktën 200 punonjës gjatë vitit të fundit, të vërtetuar nga deklarimet e tyre tatimore”.

“Riparimi i Piramidës u shoqërua me shkelje ligjore”

Sipërfaqja e Piramidës së Tiranës ishte në pronësi të Ministrisë së Kulturës e cila më pas ia kaloi në pronësi truallin Bashkisë Tiranë në dhjetor të 2016, duke lehtësuar kështu vendimarrjen e kësaj të fundit mbi truallin.

Me herët bashkia duhet të merrte leje tek Këshilli i Ministrave, pas kalimit të truallit në pronësi të saj ka autonimi të plotë mbi truallin. E njëjta procedurë që u ndoq edhe me Teatrin Kombëtar. Bashkë me pronësinë, piramidës iu ndryshua dhe statusi.

Në prill 2017, Piramida u hoq si pjesë e qendrës historike të Tiranës, duke humbur kështu statusin e saj si Monument Kulture.

Piramida sipas projektit 3D

Përpos shkeljeve ligjore, projekti për Piramidën e Tiranës është shoqëruar dhe nga një kalvar i gjatë premtimesh.

Për të dëgjuar premtimin e parë nga Kryebashkiaku Veliaj duhet të kthehemi në kohë në vitin 2016, pasi Bashkia mori pronësinë e truallit.

Mezi pres që ti japim Tiranës një piramidë, t’ja rikthejmë qytetit”, tha Veliaj.

Në 10 dhjetor të vitit 2016, Veliaj premtoi se takimi te Piramida në atë gjendje do të ishte i fundit.

Më 10 tetor 2017  Veliaj deklaronte se pikërisht në atë vit do të buxhetohej transformimi i Piramidës në një hapësirë multi-dimensionale.

Në mars të vitit 2018 në një takim me Fondin Shqiptaro -Amerikan të Zhvillimit Veliaj nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit për të kthyer Piramidën në një qendër multifunksionale.

Rijetëzimi i Piramidës u listua si plan strategjik në buxhetin afatmesëm 2018-2020.

Vetëm në prill të 2019 u arrit prezantimi i parë i shndërrimit të piramidës, por kjo vetëm sa i shtoi shëtitjen në podiume projektit.

Por edhe pasi u bë prezantimi, nuk pati asnjë zhvillim konkret në drejtim të zbatimit të punimeve.

Në 2020 hapsira e piramidës, e cila shërbente si një hapsirë publike ku kalonin kohën pasidteve u rrethua për të nisur punimet, duke i mohuar kështu aksesin qytetarëve. 

Rrethimi i Piramidës 2020

Vetëm në 2021 nisën për herë të parë punimet të cilat janë ende ne proces. 

Sipas bashkisë, ky projekt kishte një vlerë prej 364,879,120 lekësh, ndërsa në buxhetin e 2020-ës ishte parashikuar një fond total prej 124.8 milionë lekësh, pak më shumë se 1/3 e fondit total, në funksion të zbatimit të tij.

Ndërsa në tenderin e parë të hapur vlera shkoi 1 miliard e 463 lekë, vlerë të cilës iu shtua së fundmi dhe 228 milion lekë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *