Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë: Probleme me korrupsionin, lirinë e medias dhe shoqërinë civile

Komisioni Europian KE, miratoi ditën e djeshme progres-raportin për Shqipërinë, i cili përmban një sërë kritikash, duke nisur nga korrupsioni, tek liria e medias dhe tek shoqëria civile.

KE shprehet se Shqipëria ka pasur një progres sa i përket reformës në drejtësi po vlerëson se korrupsioni mbetet ende një problem i madh i cili duhet goditur.

Në përgjithësi, pavarësisht disa përparimeve, korrupsioni mbetet një fushë me shqetësim serioz. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një çështje e rëndësishme”, thuhet në raportin e KE.

Komisioni Europian ka kritikuar edhe në raport nismën qeveritare për miratimin e ligjit për “Aministin Fiskale”.  Edhe gjatë muajit korrik, kur nisi debati për këtë ligj, BE mbajti një qendrim kritik ndaj këtij ligji. Sipas ekspertve të ekonomisë dhe anëtarëve të shoqërisë civile si dhe dhomave të bizensit ligji ishte problematik dhe ngrinte dyshime për pastrim parash. 

Raporti i Komisionit Europian

Miratimi i një amnistie fiskale dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe në luftën kundër pastrimit të parave”, thuhet në raport.  

KE vlerson se Shqipëria ka bërë disa përparime në arsim, veçanërisht me miratimin e Strategjisë së re Kombëtare për Arsimin dhe Planit të Veprimit 2021-2026, “por progresi ishte i kufizuar në politikën ekonomike dhe monetare”.

Sa i përket nismës për Ballkanin e Hapur,  presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen u shpreh se kjo nismë mund ë ketë një rol pozitiv në proces me kushtin që të bazohet në rregullat e BE-së.

Çdo masë ekzistuese në kundërshtim me Stabilizim Asocimin dhe Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) dhe kundër frymës se Tregu i Përbashkët Rajonal duhet të braktiset si çështje prioritare”, deklaroi ajo.

“KE kritika Shqipërisë për lirinë e medias”

Liria e medias vijon të mbetet në radhën e kritikave në raportin e KE-së.

Sipas raportit, Shqipëria ka një nivel mesatar në fushën e lirisë së medias. KE thekson se në periudhën e raportimit, nuk ka pasur asnjë progres në fushën e lirisë së medias.

“Ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës vazhdoi të pengonte pavarësinë e medias dhe cilësinë e gazetarisë”, thuhet në raport. 

Gazetarët në protestë për lirinë dhe të drejtat e gazetarëve, pasi kryeministri Edi Rama dërgoi në “riedukim” një gazetar

Komisoni Europian ngre si problem fushatat dizinformuese ku veçon ato online dhe shton se vetërregullimi i të cilave duhet të sigurohet”.

Firkësimi dhe fushatat kundër gazetarëve, duke përdorur shpifjet, janë problematika tjetër e ngritur në raport.

“Çdo ndryshim në Ligjin për Media duhet të jetë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe duhet të dorëzohet për konsultim me organizatat e medias”, rekomandon KE.

Ndër të tjera raporti thekson se është me rëndësi aksesi i drejtpërdrejtë dhe transparent për mediat në institucionet qeveritare. Së fundmi, KE rekomandon se Autoriteti i Mediave Audiovizive duhet të pëmirësohet “dhe burimet e transmetuesit publik duhet të forcohen”.

“Mjedisi dhe ndryshimet klimatike”

Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë një përparim të kufizuar në fushën e mjedisit. 

Raporti rekomandon që qeveria shqiptare duhet të bëjë përpjekje në zbatimin e poltiikave për menaxhimin e mbetjeve, cilësinë e ujit, të ajrit dhe ndryshimeve klimatike.

“Rekomandimet e vitit 2021 mbeten të vlefshme dhe në vitin e ardhshëm”, thuhet në raport.

Komisoni ka gjetur disa mangësi në fushën e mjedisit, ku përmend miratimin e ligjit të ri për shërbimet e ujit. 

“Finalizimi dhe miratimi i Planeve të Menaxhimit të Baseneve Lumore (PBMP) për lumenjtë Ishem, Erzen dhe Mat dhe përfundimi i fazës fillestare për lumin Vjosa”, është një nga kërkesat e KE-së.

Diga në Parkun Kombëtar Zall-Gjoçaj/ Foto: Entenela Ndrevataj

Po ashtu rekomandon se duhet marrë masa të menjëhershme për të rishikuar dhe përmirësuar vlerësimet e ndikimit në mjedis, dhe programet ekzistuese, veçanërisht në sektorët e hidrocentralit, ndërtimit, turizmit, transportit dhe minierave.

“Luftimi i krimit mjedisor dhe rritja e politikave dhe zbatimit të ligjit për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, veçanërisht në zonat e mbrojtura”, është një tjetër kërkesë e KE-së. 

Shqipëria duhet të miratojë një strategji dhe plani veprimi të ri kombëtar për reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë. Po ashtu duhet të ngrejë mekanizma për përmbytjeve dhe planeve të menaxhimit të rrezikut në të gjitha pellgjet e lumenjve

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *