Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Liria e medias në rrezik”, Turqia miraton ligjin që dënon me 3 vite gazetarët

Një ligj kundër dezinformimit, i cili dënon deri në tre vjet burgim të akuzuarit për shpëndarje të lajmeve të rreme, u miratua në Parlamentin e Turqisë ditën e enjte.

Sipas ligjit, kushdo që shpërndan publikisht informacione të rreme në lidhje me sigurinë e brendshme dhe të jashtme, rendin publik dhe shëndetin publik të vendit me qëllim për të krijuar ankth, frikë ose panik në publik, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

Rrjetet sociale gjithashtu do të detyrohen të heqin përmbajtjen “false” sipas ligjit dhe të ndajnë detajet e llogarisë së tyre me autoritetet.

Anëtarët e Unionit të Gazetarëve të Turqisë (TGS) me parulla ndërsa mbajnë banderolën ku lexohet “Mjaft” gjatë një demonstrate për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit në Stamboll, Turqi, 03 maj 2017. Foto: EPA/SEDAT SUNA

Projektligji u dorëzua në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit më 4 tetor nga partitë qeveritare, aleanca e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP).

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u kërkoi autoriteteve turke të mos e miratonin ligjin, por kërkesat e tyre nuk u dëgjuan nga mazhoranca turke. 

“Gazetarët dhe organizatat mediatike të shqetësuara për lirinë e medias”

Gazetari Emre Kızılkaya, kreu i degës turke të Institutit Ndërkombëtar të Shtypit sqaron për The Guardian se problematika e ligjit qëndron në faktin që ky ligj dënon atë që autoritetet e quajnë dizinformim “pa e përcaktuar se do çfarë të thotë në të vërtetë”.

Projektligji është pritur me kundërshtime nga organizatat ndërkombëtare të lirisë së medias. 

22 organizata mbajtën një qendrim publik në 6 Tetor duke u shprehur se projektligji “krijon një kornizë për censurimin e gjerë të informacionit në internet dhe kriminalizimin e gazetarisë”. Sipas tyre ky ligj i mundëson qeverisë të nënshtrojë dhe kontrollojë më tej debatin publik përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Turqisë në 2023.

Organizatat i bënë thirrje deputetëve të Parlamentit turk që të mos e votonin këtë ligj. Në qendrimin e tyre publik, organizatat përcjellin se projektligji u dorëzua për herë të parë në parlament në qershor “përpara se të shtyhej pas fazave të komisionit për shkak të mosmarrëveshjeve të supozuara midis dy partive qeverisëse”,është ridorëzuar pa asnjë ndryshim, “pavarësisht kritikave të ashpra nga e gjithë shoqëria civile dhe komuniteti gazetaresk”.

Në Indeksin e Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij, Turqia renditet e 149 nga 180 vende. Unioni i Gazetarëve turk ka ngritur shqetësimin se lëvizje të tilla si miratimi i  këtij ligji do e përkeqësojnë edhe më tej gjendjen e lirisë së medias në Turqi.

Ligjvënësit nga Partia Popullore Republikane kryesore opozitare mbajnë pankarta në protestë në parlament, në Ankara, Turqi, të martën, 11 tetor 2022: Foto/Burhan Ozbilici)

Unioni dhe aktivsitët kritkuan qeverinë për mungesë konsultimi me ta për projektligjin. Po ashtu ata shprehen se ky ligj mund të përdoret nga qeveria për “t’i mbyllur gojën gazetarëve kritik ndaj qeverisë”.

“Mënyra se si është hartuar është kaq e paqartë dhe aq e gjerë sa fjalë për fjalë çdo informacion kritik ndaj qeverisë mund të shihet si dezinformim”, është shprehur Suay Boulougouris, një Zyrtare Programi për Nenin 19, një organizatë për të drejtat e njeriut.

Një praktikë të ngjashme të dënimin me ligj të dizinformatave të rreme e ka përdorur edhe Rusia. Në mars qeveria ruse miratoi një ligj të ngjashëm, i cili po përdoret për të goditur mediat e pavaruara, një muaj pasi nisi lufta me Ukrainën.

“Situata e lirisë së medias në Turqi”

Sipas një raporti të publikuar nga Këshilli Turk i Medias për vitin 2021, situata e medias në Turqi nuk ka ndryshuar shumë nga sa më herët, ku 95% e medias kombëtare qoftë ajo  print apo online, qëndron në kontroll të plotë nga qeveria.

Sipas raportit, vitet e fundit numri i përgjithshëm i gazetave dhe kompanive televizive është përgjysmuar, ndërsa rreth 12 mijë punonjës të shtypit kanë mbetur pa punë.

Sulmet fizike ndaj gazetarëve janë rritur, duke përfshirë këtu ndërhyrjet brutale gjatë dhënies drejtpërdrejt të lajmeve.

Disa gazetarë janë përballur me sulme me thika gjatë raportimit të tyre. Ndërsa pronari i një gazete në Bursa, ishte vetë pre e një sulmi me armë ku u qëllua dhe u plagos. Po ashtu, raporti citon se edhe shefi i Byrosë së Ankarasë të gazetës “Yeniçağ” u sulmua para shtëpisë së tij nga një grup i vogël dhe u plagos.

Në janar të këtij viti gazetarja turke Sedef Kabas u arrestua pasi fyeu presidentin Erdogan përmes një fjale të urtë. 

Gazetarët, avokatët dhe anëtarët e sindikatave protestojnë kundër “ligjit per dezinformimin dhe lajmet e rreme” më 21 qershor 2022 në Izmir, Turqi. Foto: idiltoffolo / Shutterstock

Turqia ka një ligj për fyerjen e presidentit siaps tëcilit parashikohet dënim nga 1 deri në 4 vjet burg.

Që nga viti 2014, viti kur Erdogan u bë president, janë nisur 160.169 hetime për fyerje ndaj presidentit, janë ngritur 35.507 raste dhe janë dënuar 12.881.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *