Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Vit i ri, probleme të vjetra”, universiteti hap dyert mes bojkotit dhe protestave

Studentët i janë drejtuar sot auditoreve universitare për të nisur vitin e ri akademik 2022-2023. Edhe ky vit është shoqëruar me nje tkurrje të numrit të studentëve që kanë zgjedhur të studiojnë në universitetet shqiptare, duke i shtyrë ato drejt boshatisjes.

Ashtu si ishte paralajmëruar pedagogët bojkotuan orët e para të vitit të ri akademik në disa universitete të vendit.

Në dy raundet e konkurimit janë rregjistruar 19 mijë studentë, rreth një mijë më pak krahasuar me vitin paraardhës. 

Degët si inxhinieria, mjekësia, juridiku dhe ekonomike mbeten më të preferuarat. Sipas INSTAT, në pesë vitet e fundit ka pasur rreth 8 mijë studentë më pak të regjistruar.

“Mesatarja e vendosur nga Minsitria e arsimit 7 – 7.5 u mbylli të rinvje shqiptarë për 5 vite dyert e universiteteve duke i hapur rrugën e emigrimit dhe gomoneve, për të mos thënë rrugën e kriminalitetit”, u shpreh për Citizens Channel Rigels Xhemollari.

Rigels Xhemollari, Qëmdresa Qytetare

Ka disa degë të cilat rrezikojnë mbylljen për shkak të mos interesit nga ana e studentëve, sikurse jane ato për peshkim dhe zooteknikë, ku pati vetëm 6 regjsitrime.  Këtë vit u prek nga ky fenomen edhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës. 

Në degën Fizikë janë regjistruar vetëm 10 studentë, në Kimi 12 dhe në Matematikë 25 studentë.

“Studentët përballë një viti akademik më të shrenjtë”

Aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin mbajtën sot një komunikatë për mediat, ku denoncuan jetesën e vështirë me të cilën do të përballen studentët këtë vit akademik.

“Sot studenti shqiptar punon, mundohet, kursen dhe jeton në konvikte të mjerueshme apo apartamente të ngjeshura me njerëz, për të përballuar çmimet e tyre marramendëse”, u shpreh aktivistja Loreta Koleci.

Ata risollën në vëmendje 5 mijë firmat që i dërguan Ministrisë së Arsimit për të përfituar ndihmën ekonomike prej 10.000 lekësh. 

“Në vend të seriozitetit, morëm si përgjigje pretendimin se qeveria paskësh ulur tarifat në vitin 2018. Indiferenca qeveritare ndaj fatit të studentëve po shtyn mijëra të rinj drejt emigracionit”, thuhet në komunikatën e LPU-së.

Pedagogët kanë nisur një sërë protestash që prej muajit shtator, që kulmuan sot me bojkotin e mësimit, për të kërkuar rritje të pagave. Përgjigja që i dha qeveria ishte një rritje prej 15% që në pjesën më të madhe duhet të mbulohet nga të ardhurat e vetë universitet. Për aktivistet e LPU-së, kjo çon drejt rritjes së tarifave dhe është një barrë shtesë për studentët.

Pedagogët në protestë në datën 5 Tetor për rritjen e pagave/Foto: Arbjona Çibuku

“Qeveria po e shtyn burokracinë universitare të rrisë tarifat e studentëve për të financuar rritjen e rrogave të pedagogëve, duke nxitur kësisoj një konflikt shkatërrimtar brenda jetës universitare”, deklaroi LPU.

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare u shpreh se ky vit akademik nis me pedagogë në protestë dhe “me paga prej 20 vitesh të pandryshuara dhe me një qeveri e cila nuk duket se e ka në fokus arsimin”.

“Me pagën aktuale, 20 vite me para ata blinin ushqime dhe produktet dyfish më shumë se sot, ku të gjtiha çmimet janë rritur”, tha për Citizens Channel Xhemollari.

Inflacioni ka prekur po ashtu edhe studentët. Xhemollari shprehet se këtë vit studentët do të përballen me një vit më të shtrenjtë akademik.

“Kryeminsitri ditën e sotme në vend të përshëndeste studentët përshëndeti breshkat në zyren e tij. Kjo është e trishtë, demotivuese dhe fyese për të gjtihë shqiptarët”, tha Xhemollari.

Anxhela Nasto, Lëvizja pë Universitetin

Aktivistja e Lëvizjes për Universitetin, Anxhela Nasto i tha Citizens Channel se “problemet këtë vit akademik janë thelluar edhe me tej”.

“Viti akademik ka nisur me përgjysminin e numrit të studentëve që janë rregjistruar në universitet për shkak të kushteve ekonomike dhe defakto i ka braktisur studentët”, tha Nasto.

Për Demian Mrishajn, student dhe aktivist i LPU, arsyet pse të rinjtë po lënë universitetet shqiptare është “puna, paga dhe mungesa e përspektivës”.

“Të rinjtë mbajrojnë masterin dhe nuk punësohen në profesionin e tyre. Të tjerë nuk paguhen siç duhet. E më e keqja është se nuk persepktivë. Moshatarët tanë dhe jo vetën nuk ka shpresë dhe nuk e shofin të ardhmen këtu”, tha për Citizens Channel Mrishaj.

Demian Mrishaj, student dhe aktivist i lëvizjes “Për Universitetin”

Të tjera probleme që Mrishaj mendon se mbartin universitet shqiptare janë , nepotizmi, korrupsioni, kurrikula të vjetëruara. 

“Ligji për arsimin e lartë është akoma në fuqi, akoma pedagogë që tregtojnë libra dhe nota, jetesa shtrenjtohet për ditë, mungesa e hapsirave studentore janë vetëm disa nga thesi i madhe i problemeve që vështirsojnë jetesën tonë”, përmbyll ai.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *