Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Pedagogët bojkotojnë mësimin, vijojnë protestën për rritjen e pagave

Në ditën e katër të protestës dhe bojkotit të procesit mësimor, pedagogë, përfaqësues të sindikatës së arsimit si dhe studentë u mblodhën përballë Universitetit Politeknik të Tiranës.

Ata i qëndrojnë kërkesave të parashtruara, ku kërkojnë rritje të pagës me 50% sipas titujve shkencorë. Këtë rritje ata e kërkojnë me dy faza, njëherë 20% dhe më vonë 30%. 

Po ashtu kërkojnë vlerësime për vjetërsinë në punë mbi 15 vjet dhe për orët e mbingarkesës shtesë në mësimdhënie. Rritja e financimit për kërkimin shkencor është një tjetër kërkesë që pedagogët kanë për qeverinë.

Ata e konsiderojnë këtë si një protestë për dinjitet, pasi sipas tyre profesioni i tyre nuk po trajtohet në mënyrë të tillë.

Elvin Luku, pedagog i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, i tha Citizens Channel se i është bashkuar protestës, jo vetëm për të kërkuar rritjen e pagës.

“Problemi qëndron se ata nuk e trajtojnë çështjen e rritjes së pagës si investim që jo vetëm e bëjnë për pedagogun, por si investim që u kthehet mbrapsht studentëve”, u shpreh Luku. 

Qeveria u propozoi pedagoëve një rritje prej 15% të pagës ku 7% do e ofronte shteti, ndërsa 8% duhet ta siguronin universitetet. Pedagogët shprehen se nuk janë dakord me këtë propozim. 

Elvin Luku, pedagog UT 

Lush Susaj, pedagog i Universitetit Bujqësor të Tiranë gjatë fjalës së tij në protestë u shpreh se pedagogët kanë 18 vite pa rritje page. 

“Gjendja ka shkuar atje ku nuk mban më dhe nuk dua të zgjatem më në këtë pikë”, u shpreh Susaj. Ai shtoi se rritja e pagës së pedagogëve përkthehet në rritje kapacitetesh dhe përkushtimi tek studentët. 

“Më shumë kohë dhe më shumë punë për studentët e Shqipërisë me qëllim që studentët e Shqipërisë të marrin profesionin në universitetet e tyre dhe të mos kenë nevojë me ik nga vendi i tyre”, tha Susaj.

Edhe për vetingun akademik për të cilin foli kryeministri, pedagogët e pranishëm në protestë ishin të hapur ndaj këtij propozimi dhe i kërkuan kryeminsitrit që të heq dorë nga shantazhet. 

Protestës së ditës së sotme i ishin bashkuar edhe studentë, të cilët u shprehën për Citizens Channel se lufta për universitetin është e përbashkët. 

Kësaj proteste i jam bashkuar sepse nu ke kam parë kurrë si të ndarë këtë “luftën” për një universitet më të mirë , pra nuk i shoh si një përballje studentët dhe pedagogët, por i shoh si aleatë për universitetin”, tha studenti Gentjan Tufa. 

Eva Metaj, një studente e sapodiplomuar i ishte bashkuar protestës pasi sipas saj mes pedagogëve dhe studentëve ka më shumë të përbashkëta se sa ndasi.

Gentjan Tufa, student

 “Disa kushte mendoj se janë pak a shumë të përbashkëta që ndikojnë në arsimin cilësor për studentët dhe ne punën sa më të mirë për pedagogët. Nëse është një pagë sa më e lartë atëherë dhe kushtet do të jenë më të mia”, u shpreh Metaj për Citizens Channel.

“Keqmenaxhimi i buxhetit universitar”

Qëndresa qytetare zhvilloi një monitorim për periudhën 2018-2019 mbi menaxhimin financiar të universiteteve publike.

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare dhe autor i monitorimit, e vendos theksin pikërisht tek keqmenaxhimi i financave universitare për gjendjen në të cilën ndodhen sot universitet si dhe për protestën. 

Por nëqoftëse do ta kapim universitetin si piramidë, maja e piramidës që janë rektorët, dekanët, shefat e departamentit, senatet, gjitha organet drejtuese, ata nuk janë këtu sot, sot këtu janë pedagogët që janë në fund të piramidës”, tha për Citizens Channel Xhemollari.

Sipas tij janë pikërisht drejtuesit e unviersiteve të cilët kanë keqmenaxhuar financat duke lënë në këtë gjendje pedagogët. 

Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare

“Ata që janë sipër piramidës, pra rektorët, dekanët nuk janë këtu spepse ata, bazuar edhe në të dhënat që ne kemi publikuar në raport me shpenzimet e universiteteve, dhe se si përdorën tarifat e studentëve, ata janë persona të cilët shpërdorojnë”, shprehet Xhemollari.

Sipas të dhënave të mbledhura nga monitorimi i Qëndresës Qytetare, 1.4 milion euro janë shpenzuar për investime nga 7 universitetet e vendit në 8 muaj, për periudhën 2018-2019. 

Vetëm 2900 euro janë shpenzuar për zërin e studimeve dhe kërkimeve, sipas të dhënave. 

UPT rezulton universiteti me më shumë shpenzime të personelit dhe administratës, ku vetëm në 8 muaj ka paguar 100.000 euro dieta, 70.000 euro karburant makine, 17.500 euro telefon/internet dhe rreth 160.000 euro shpërblime dhe honorare për stafin”, thuhet në studim. 

Universiteti i Tiranës ka shpenzuar në periudhën e monitorimit 3.2 milion euro për rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash ku përfshihet rikualifikim i oborrit të Histori – Filologjikut në vlerën 170.000 euro dhe rikonstruktim i Fakultetit të Ekonomisë në vlerën 2.9 milion euro. 

“Vit i ri probleme të vjetra”

Këtë javë u hapën dyert e universiteve për të pritur studentët për vitin e ri akademik 2022-2023. Por ky vit nuk nisi si normalisht, pasi u shoqërua me bojkot të mësimit nga pedagogët si dhe me kritika nga studentët.

Në dy raundet e konkurimit janë regjistruar 19 mijë studentë, rreth një mijë më pak krahasuar me vitin paraardhës. 

Degët si inxhinieria, mjekësia, juridiku dhe ekonomike mbeten më të preferuarat. Sipas INSTAT, në pesë vitet e fundit ka pasur rreth 8 mijë studentë më pak të regjistruar.

Përpos tkurrjes së universiteteve, studentët po përballen me një jetesë më të vështirë si pasojë e inflacionit. Ata i dërguan  5 mijë firma Ministrisë së Arsimit për të përfituar ndihmën ekonomike prej 10.000 lekësh, por përgjigja që morën ishte negative. 

Citizens Chanenl solli rrëfime të studentëve në ditën e parë të universitetit të cilët u shprehën se po përballen me një vit të vështirë akademik sa i përket pjesës ekonomike.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *