Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Diskutime: “Ku po shkon sektori i call center?”

Punonjës të call center-ave, sindikalistë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore u bënë pjesë e një konference të përbashkët për të diskutuar situatën aktuale të këtij sektori.

“Quo Vadis Call Center”, organizuar nga fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” dhe Qendra ndërkombëtare “Olof Palme” solli në vëmendje vështirësitë e punonjësve që punojnë në këtë sektor, identifikimin e sfidave dhe nxiti diskutim për përfaqësimin e denjë të interesave të punonjësve.

Në sektorin call center në Shqipëri janë të punësuar mbi 25 mijë të rinj dhe të reja, por jo vetëm. Ky sektor është mundësi punësimi edhe për shumë familjarë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në ekonominë kombëtare.

Adriatik Lalzi, punonjës prej më shumë se shtatë vitesh në PARR, një prej kompanive call center në vend, u shpreh se janë në luftë të përditshme për përfitimin e pagesës së ditëve të pushimit.

Tani kohët e fundit kanë ndodhur këto problematikat e festave shqiptare që nuk na paguhen, që i kemi kërkuar edhe më përpara, por na kanë mbyllur derën në fytyrë, jo nuk keni të drejta etj dhe kur e kemi firmosur, këtë gjë e kemi firmosur në 2016, e kam edhe në kontratë, ia kemi paraqitur edhe thonë jo, ju paguajmë ato italianet. Për shqiptaret ju nuk keni të drejtë fare”,-tha Adriatiku.

Adriatik Lalzi, punonjës në call center

Duke qenë një kompani italiane, punonjësve u njihen vetëm festat zyrtare italiane dhe jo shqiptare. Kësisoj, punonjësit janë ngritur në protesta.

Dhe kështu kemi ardhur në këtë pikë që ne po bojkotojmë punën, jo totalisht. Disa fushata e bojkotojnë ose e ulin atë ritmin e punës. Fushata që jam unë ka orare që edhe bojkotojmë, nuk marrim telefonata vetëm që të na japin të drejtat tona”, -u shpreh Adriatiku.

Për Ilir Xhemalaj, kreun e Sindikatës Kombëtare të Operatorëve Telefonikë (SKOT) sindikalizmi në këtë sektor është një sfidë e vështirë.

Iliri Xhemalaj, SKOT

“Është një sfidë e vështirë për arsye se shumë të rinj janë të frikësuar të bëhen pjesë e sindikatës. Kjo ndodh në radhë të parë për mosnjohjen e sindikatave dhe në radhë të dytë për mos funksionimin e strukturave që garantojnë këtë mbrojtjen përkundrejt kompanisë”, -tha Xhemalaj.

Irida Qosja, përfaqësuese e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore theksoi se pjesa dërrmuese e ankesave për sektorin call center vijnë nga individët dhe jo të strukturuara përms një sindikate apo organizmi tjetër.

“Punëmarrësit e këtij sektori kanë edhe një arsim më të mirë se në raport me punëmarrës në sektorë të tjerë dhe në këtë aspekt ato janë vetë që kërkojnë të drejtat e tyre të adresuara pranë Inspektoratit të adresuara në formën e ankesës. Ajo që vihet re është se gati 70% e ankesave të drejtuara pranë Inspektoratit vijnë nga punëmarrës dhe vetëm diferenca vjen nga organizimet sindikale”,-nënvizoi Qosja.

Të pranishëm në këtë organizim ishin edhe përfaqësues të fushatës “We expect better” të sindikatës Ver.di në Gjermani, të cilët ndanë eksperiencat e tyre në fushën e sindikalizmit në këtë sektor.

Sindikalizmi në sektorët e rinj të punësimit 

Sektori i call center numëron vetëm dy organizime punonjësisht në formë sindikatash ndërsa problematikat janë të shumëllojshme.

“Nuk ekziston puna e denjë në sektorin tonë. Kushtet e punës janë shumë minimale. Pjesa tjetër që mungon është zbatimi i Kodit të Punës. Unë e ritheksoj këtë, pavarësisht se nga ana sindikale kjo nuk do të quhet e drejtë. Kodi i Punës është baza, është minimalja që duhet të funksionojë që ne të kërkojmë të drejta të tjera. Ne hasim problematika të shumta nga mos pagesa e ditëve festive, nga mos pagimi i orëve shtesë, nga mos rritja e pagës prej më shuëm se 10 vitesh. Pra këto janë problematiakt reale që ne hasim në sektorin tone”, -argumenton kreu i SKOT.

Sindikata e Punonjësve Postë-Telekomit Shqiptar është e vetmja në këtë sektor e cila ka firmosur një kontratë kolektive.

“Ne kemi formosur një kontratë kolektive me kompaninë Teleperformacë që është një nga kompanitë më të mëdha në treg që punëson rreth 3 mijë e 800 punonjës mr tendencën për ta rritur 4200 brenda një periudhe afatshkurtër. Kjo kontratë ishte një gur themeli për të gjthë sektorin”,-u shpreh Renato Mucaj, krueu i Sindikatës SPPT.

Sipas tij, kjo kontratë ka garantuar disa të drejta përtej Kodit të Punës.

“Kjo kontratë garantoi disa gjëra më shumë se Kodi i Punës. Për herë të parë në kontratë është specifikuar një minimale orari për operatorët. Brenda këtij viti do të rritet nga 220 ora në 250 lek ora. Gjithashtu ka edhe disa problematika të brendshme të kompanisë për rritjen e pagës edhe pë rata që kanë një vështirësi pune’,-sqaroi kreu i SPPT.

Mirëpo, sindikalizmi nuk pritet mirë nga kompanitë, të cilat e reflektojnë mos dakordësinë duke ushtruar presion ndaj punonjësve.

“Ne duke mos pasur asnjë përgjigje nga kompania jonë, jemi interesuar për një sindikatë që mund të jetë e operatorëve telefonikë. Duke parë edhe nëpër rrjete sociale dhe në internet, kemi rënë në SKOT dhe pastaj na ka informuar që të drejtat tona janë këto. Kompania thotë nuk e njoh si sindikatë, ku ka një vendim gjykate ku ai është një sindikatë siç duhet”,- u shpreh Adriatiku.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *