Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

E drejta e informimit në Ballkanin Perëndimor nuk shënoi asnjë përmirësim në 2021

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk shënuan asnjë përmirësim në lirinë e informacionit gjatë 2021.

Sipas raporteve ndërkombëtare të Freedom House dhe Reporterëve pa Kufij, gazetarët në vendet e Ballkanit Perëndimor u përballën me mungesë informacioni nga institucionet ose me përgjigje jo të plota.

“Në përgjithësi, mungesa e vullnetit politik për të zbatuar plotësisht ligjet  është një faktor kryesor”, thuhet në raport.

Sipas raportit të Balkan Insight, vlerësohet se pothuajse të gjitha vendet kanë ligje të mira të shkruara të cilat nuk implementohen.

“Institucionet e monitoruara nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhdojnë të luftojnë me zbatimin e ligjeve të tyre për Lirinë e Informacionit dhe po dështojnë të bëhen më transparente dhe të përgjegjshme ndaj qytetarëve të tyre”, thuhet në raport.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë situata në rajon është përkeqësuar gjatë vitit 2021 dhe shumica e vendeve kanë bërë regres në aspektin e transparencës, llogaridhënies, lirisë së informacionit dhe demokracisë në përgjithësi.

Raporti i Komisionit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor për 2021 vlerësoi se liria e shprehjes dhe qasja në të dhënat publike kanë vazhduar të mbeten të kufizuara dhe se asnjë përparim nuk është bërë gjatë vitit të kaluar në lirinë e shprehjes.

Raporti i Freedom House për 2021 vlerësoi se me rezultate pak më të larta Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa Shqipëria, Kosova dhe Serbia u vlerësuan me më pak pikë se në 2020.

“Situata me lirinë e shprehjes në Shqipëri”

Shqipëria mori në vitin 2021 renditjen më të ulet në Indeksin e Lirisë së Medias.

Raporti i Balkan Insight për Lirinë e Informacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor vlerëson se në 2021, zyra e Komisonerit për të drejtën e informimit në Shqipëri, “vazhdoi monitorimin e autoriteteve publike përsa i përket programeve të transparencës si në administratën shtetërore ashtu edhe në nivel vendor, duke forcuar rolin e koordinatorit të së drejtës për informim”.

Në raportin e saj vjetor për vitin 2020, Zyra e Komisionerit vuri në dukje mungesën e vazhdueshme të zbatimit të këtij detyrimi nga disa autoritete publike.

Raporti i Progresit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë vuri në dukje se, “qasja në informacion në lidhje me kontratat e prokurimit, auditimet dhe pagat e zyrtarëve duhet ende të forcohet”.

Zyra e Komisionerit për vitin 2021 mori 992 ankesa për “qasje në informacion ose zbulim të dokumenteve zyrtare” nga autoritetet publike. Gjithashtu, nga viti 2020 janë bartur 44 ankesa. Në total gjatë vitit 2021 kanë qenë në shqyrtim 1036 ankesa.

Sipas renditjes nga Balkan Insight për transparencën e institucioneve, nga Shqipëria institucioni i renditur më keq është Ministria e Financave.

Raporti përmend se ligji shqiptar për të Drejtën e Informimit mund të jetë më i vjetri në rajon dhe Komisioneri më aktivi në rajon për monitorimin dhe kritikimin e autoriteteve, por institucionet e tij publike ende nuk janë transparente.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *