Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

KLSH: 122 monumente janë shkatëruar si pasojë e keqmenaxhimit

122 monumente kulture i mungojnë Shqipërisë si pasojë e keqmenaxhimit dhe lënies në harrëse. Kështu zbuloi auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) me temë “Mbrojtja dhe Administrimi i Monumenteve të Kulturës”.

Auditimi përfshin disa institucione, duke nisur nga Ministria e Kulturës, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore si dhe Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.

Në territorin e Shqipërisë aktulisht ekzistojnë rreth 2159 monumente kulture dhe 174 zona të mbrojtura të tyre.

Raporti i KLSH ka gjetur se “institucionet përgjegjëse për menaxhimin e monumenteve të kulturës nuk e kanë orientuar veprimtarinë e tyre në mënyrë efektive”.

Sipas raportit, 122 monumente janë plotësisht të shkatërruara, 884 monumente janë në gjendje të pranueshme por që kanë nevojë për restaurim, 745 objekte janë në gjendje të mirë dhe në nevojë për një mirëmbajtje të vazhdueshme, ndërsa 98 objekte janë të tjetërsuara si dhe 15 objekte pa kartelë.

Monument kulture në gjendje të degraduar, lagja Murat Celebi Berat/Foto: Elira Kadriu

KLSH vlerëson se Ministria e Kulturës nuk është angazhuar maksimalisht në hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore në zbatim të ligjit për trashëgiminë kulturore.

Ministria e Kulturës ka lënë kështu sistemin kombëtar për kujdesin ndaj trashëgimisë kulturore pa Inspektoriat.

Çka do të thotë, pa patur në dorë mundësinë e ndëshkimit ndaj atyre që abuzojnë, shkatërrojnë apo tjetërsojnë monumentet e kulturës”, thuhet në auditim.

Auditmi ka zbuluar se gjashtë Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, nuk kanë mundur të kryejnë planin e parashikuar për mirëmbajtjen, restaurimin, konsolidimin, pastrimin e vlerave të trashëgimisë – kulturore, për periudhën janar dhjetor 2020.

Kjo për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia Covid – 19. – Si rezultat i mungesës së fondeve nga të ardhurat që do të vileshin nga vizitorët në muzetë, monumentet dhe parqet arkeologjike nuk është bërë e mundur realizmi i objektivave e si rrjedhojë janë kryer kryesisht punime mirëmbajtje rutinë të objekteve të vizitueshëm”, thuhet në raport.

Ura e Brataj, Monument Kulture, Kategoria e Parë

“Tirana me  36 monumente më pak, zhdukja e vilave të vjetra”

Një investigim i Citizens Channel për monumentet në Tiranë zbuloi se sot kryeqyteti numëron 36 monumente më pak. Vilat e vjetra të kryeqytetit janë zëvendësuar me pallate përmes heqjes së statusit të mbrojtjes apo edhe shpalljes së tyre si të dëmtuara. 

Citizens Channel ka krijuar një databazë të plotë të propozimeve dhe vendimeve për rishikim të statusit “Monument Kulture Kategoria I” dhe “Monument Kulture Kategoria II” për pesë vitet e fundit.

Sipas analizës së kryer nga Citizens, për 45 godina/vila Monument Kulture të marra në studim në Tiranë kemi 36 urdhra për heqje të statusit, veprim që ka çuar në shembjen e 17 vilave/godinave historike dhe zëvendësimit të tyre me pallate.

Villa Pustina, në Rrugën Qemal Stafa, pranë Pazarit të Ri, u shemb për t’i hapur rrugë ndërtimit të një pallati

Dy prej godinave të shembura kanë pasur statusin “Monument Kulture Kategoria I”.

Disa prej këtyre vilave/godinave, ndonëse vijojnë të mbajnë statusin “Monument Kulture Kategoria II” janë të degraduara ose pjesërisht në funksion.

Relacionet e marra nga IKTK-ja tregojnë se degradimi dhe mungesa e investimit nga pronarët janë argumenti kryesor pse një vilë humbet statusit dhe më pas kthehet në kantier ndërtimi.

Në dokumentet e siguruara nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore theksohet se janë kryer inspektime në terren gjatë muajve nëntor – dhjetor 2017 për 150 vila të shpallura  Monument Kulture Kategoria II në vitin 2015.

Vila 46, Rruga “Kont Urani” e ndërtuar 1924, Monument Kulture kategoria II

Në kuadër të përditësimit të listës së monumenteve dhe verifikimit të gjendjes, Specialistë të Institutit të Monumenteve cilësojnë se disa prej këtyre godinave janë të dëmtuara si pasojë e mungesës së investimeve nga pronarët.

Disa prej këtyre godinave që morën statusin dy vite më parë, rezultojnë të braktisura nga pronarët për shkak të konflikteve gjyqësore. Pas inspektimit të kryer, në vitin 2018 sugjerohet që listës t’i hiqen 17 godina me status Monument Kulture Kategoria II.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *