Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Sfidat e botuesve në Panairin e Librit

“Vetëm çmimet e produkteve, e lëndëve të para të industrisë tipografike, ku bëhen librat janë rritur nga 60 – 80% “ , – thotë për Citizens Channel botuesi i shtëpisë “ Fishta“.

Ka nisur edicioni i 25 – të i Panairit të Librit në Pallatin e Kongreseve, ku edhe këtë vit botuesit po përballen me vështirësi në shitjen e librit.

“Mund t’ju them që burgjet në Britaninë e Madhe blejnë më shumë libra në shqip sesa bibliotekat shqiptare në Shqipëri“ , ka vijuar Gjergj Erebara nga “Shtëpia e Librit“.

Mungesa e rrjetit të librarive dhe mosfunksionimi i Bibliotekës Kombëtare

Botuesi Gjergj Erebara evidenton dy problematika kryesore, mungesën e rrjetit të librarive në të gjithë vendin dhe mos furnizimin e Bibliotekës Kombëtare me libra të rinj.

Gjergj Erebara

“Biblioteka Publike nuk është aktive dhe nuk furnizohet me libra të rinj që mund të nxisin leximin, në mënyrë që njerëzit që s’kanë mundësi ti blejnë librat, ose që s’duan ti blejnë, të kenë mundësi ti lexojnë në biblioteka“, – shpjegon ai.

Anna Shkreli thekson se do të duhej që të bëhej një analizë e gjendjes ku është jo vetëm tregu, por edhe marrëdhënia e librit me lexuesin dhe më shumë sesa thjesht organizimi i aktiviteteve.

Anna Shkreli

“Për të parë realisht libri a shkon vërtet te lexuesi? Sepse pyetja ime është çfarë ndodh përtej, jo përtej Tiranës,  përtej Unazës së Vogël të Tiranës“, – thekson Shkreli.

Sipas Shkrelit, rritja e çmimit të letrës ka sjellë që shumë libra që mund të kenë qenë në treg dikur, sot nuk janë.

“Ka plot botues që kanë zgjedhur të mos i rishtypin back listat e tyre, vetëm sepse do ti duhet ti nxirrnin me një çmim shumë herë më të lartë se në fillim, diçka që mund të reflektohet negativisht edhe në markën e tyre tregtare“, – përfundon ajo.

Emigrimi i të rinjve, fenomen i ndjeshëm, edhe në panair

“Lexuesit më të zellshëm të librit po ikin jashtë shtetit, rinia, shoqet e shokët tua, po fluturojnë jashtë shtetit dhe ka më pak lexues“, – tha për Citizens Channel autori Mehmet Elezi.

Këtë fenomen e konstaton edhe botuesja e “Kokona“ e cila shton se ndjehet e mërzitur kur konstaton kaq interes të ulët për librin.

“Arsyet tani thamë, janë edhe kriza sigurisht, edhe studentë nuk ka aq shumë, ata që duhet të jenë në fakt të interesuar, më shumë se të tjerët për librin“, – thekson Mirëvjen Qendro.

Numri i ulët i lexuesve, sipas botuesve lidhet me kulturën demode të leximit  dhe marketimin e një lloj tjetër profili suksesi tek të rinjtë.

“Nqs ti ke gangsterin për kryetar bashkie atëherë modeli i suksesit është të bëhesh gangster dhe mos ët lexosh libra. Media nuk shkruan asnjëherë për libra, televizioni ka shumë pak diskutime për librat“, – përfundon ai.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *