Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Problemet universitare bëjnë bashkë studentët shqipfolës në Kongresin Studentor të Tiranës

Për dy ditë, Kongresi Studentor mblodhi studentë nga të gjitha universitetet shqipfolëse.  Ata diskutuan mbi problemet studentore, të cilat u përmblodhën në një plan veprimi dy-vjeçar.

Gevio Tabaku, Qëndresa Qytetare

Kongresi studentor erdhi si një nevojë e pashmangshme që të gjithë studentët të kishin dy ditët e tyre ku ata mund të shprehin problematikat që kanë”, tha për Citizens Channel Gevio Tabaku, aktivist i Qendresës Qytetare

Në përfundim të këtij kongresi dhe do të ngrihet dhe një strukturë e cila do të merret me zbatimin e planit.

“Pakti për Universitetin nuk e ndryshoi gjendjen e studentëve”

Kanë kaluar katër vite që nga protesta më e madhe e studentëve, ajo e dhjetorit 2018 ku studentët artikuluan përballë Ministrisë së Arsimit pakënaqësitë e tyre. Edhe pse qeveria miratoi “Paktin për Universitetin”, duket se problemet janë po ato.

Studentët flasin për boshatisje të auditorëve, tarifa të papërballueshme, kushte të këqija në konvikte dhe përsërisin pa pajtueshmërinë me Ligjin e Arsimit të Lartë. 

Valmira Hoxha është studente e Fakultetit Ekonomik të Tiranës, gjithashtu anëtare e Këshillit Studentor. E pyetur mbi problemet që kanë studentët e UT-së, ajo u përqendrua tek një nga 8 kërkesat e artikuluara që prej vitit 2018, përfaqësimin studentor në strukturat universitare.

Kjo problematikë nuk prek vetëm Tiranën, madje është edhe më e thelluar në universitet e rretheve”, thotë ajo.  

Sipas Valmirës, universitetet tani ndodhen në një fazë tranzicioni sa i përket kësaj pike, pas zgjedhjeve të fundit për këshilla studentor.

Ndryshe nga herët e tjera, ku pjestarë të këshillave ishin studentë te strukturave partiake, të cilët ishin aty prej vitesh dhe nuk ishin ndryshuar, në zgjedhjet e fundit pati një garë reale mes studentëve pjesëmarrës.

Valmira Hoxha, studente Universiteti i Tiranës

Duke qenë se këshillat studentor nuk kanë funksionuar mirë më përpara dhe është pak e vështirë që ta kthesh atë besimin tek studentët, që ekziston një strukturë e tillë që mund të funksionojë”, shprehet Valmira për Citizens Channel

Studentja thotë se në themel të diskutimeve të tyre mbetet ende si problematikë Ligji i Arsimit të Lartë. 

Studentë nga universitet e Tiranës duke diskutuar mbi problematikat e arsimit

Mendoj se Ligji i Arsimit të Lartë, ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pikat më të nxehta të studentëve dhe nuk do jetë kurrë i mjaftueshëm kundërshtimi i tij”, tha Valmira. 

Ne nuk po kërkojmë gjëra të pamundura, por që të studiojmë si të rinjtë në të gjithë Europën”, thotë Valmira.

“Të gjithë duan Tiranën; Universitet e rretheve drejt boshatisjes”

Kolindo Vjerdha, nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër i është bashkuar Kongresit Studentor përgjatë këtyre dy ditëve, për të folur mbi problemet që e shqetësojnë atë dhe studentët e tjerë të Shkodrës.

Padyshim, problematikat kryesore lidhen me tarifat e studimit të cilat janë shumë të larta, që kjo nuk prek vetëm Universitetin e Shkodrës”, thotë Kolindo.

Ai thotë se vlera e diplomës në universitetet e rretheve është një problematikë shumë e madhe, “e cila ka çuar edhe në boshatisjen e këtyre universiteteve”.

Sipas tij është një nevojë imediate që të ndërhyet në universitetet e rretheve, duke rritur cilësinë e tyre në mënyrë që të thithin dhe më shumë studentë.

Kolindo Vjerdha, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër

Si pasojë e keqmenaxhimit, dhe një platformë akademike që nuk është në nivelet që studentët kërkojnë, ka një rënie të studentëve të cilët regjistrohen në Universitetin e  Shkodrës”, thotë Kolindo. Prandaj sipas tij, ekizston qasja që studentët priren të shkojnë drejt kryeqytetit.

“Çfarë i ndan dhe çfarë i bashkon studentët shqipfolës?”

Gjatë këtyre dy ditëve të Kongresit Studentor u bashkuan edhe studentë nga universitetet e rajonit, të cilët sollën ekspericën e tyre pozitive dhe negative.

Sipas tyre ka problematika që i bashkojnë ata me studentët shqiptarë por ka pika të tjera që ata i konsiderojnë pozitive në universitetet e tyre.

Ilir Kiçmari studion Shkenca Kompiuterike në Universitetin “Hasan Prishtina”.

Unë mendoj se na përbashkon plagjatura, edhe pse në Kosovë mendoj se jemi pak më mirë prap ka nevojë për përmirësim”, shprehet Iliri për Citizens Channel.

Si çështje të cilat i sheh pozitive në Kosovë që nuk i gjen në Shqipëri ai përmend aspektin ekonomik.

Universiteti i Prishtinës është pa pagesë, po ashtu ka bursa për studentët, një numër i madh i studentëve përfitojnë, tek na problemi financiar nuk ekziston”, shprehet ai.

Ilir Kiçmari, Universiteti “Hasan Prishtina”

Në Prishtinë mensat dhe konviktet kushtojnë 35 euro në muaj, që për studentin është shumë lehtësuese dhe mendon se diçka e ngjashme do duhej të bëhej edhe në Shqipëri. Një tjetër element që ai përmend është sistemi elektronik për menaxhimin e studentëve.

Momente gjate diskutimit mbi sfidat e studenteve shqiptar ne rajon

Ne e kemi këtë sistem, dhe mesa dëgjova dhe nga diskutimet këtu tek ju mungon”, shprehet Iliri.

Muhamed Gorana nga Universiteti i Podgoricës sjell një situatë tjetër në vëmendje.

Fakti që unë duhet të mesojë gjuhën malazeze më vështiroson studimet dhe kjo ka bërë që shumë të tjerë si unë të vinë këtu në Tiranë ose në Prishtinë për të studiuar”, shprehet Muhamedi.

Sa i përket elementëve përbashkues ai përmend kushtet në universitet të cilat mendon se janë të njejta me ato në Shqipëri.

Tani këtu në kongres gjatë diskutimit mora vesh që kemi të përbashkët pjesën e kushteve si dhe gjendja financiare është një problem i madh që mendoj se na bashkon”, u shpreh Muhamedi.

Muhamed Gorana, Universiteti i Pordgoricës

Kongresi studentor bëri bashkë studentë, pedagogë dhe ekspertë të çështjeve arsimore në disa panele dedikuar zërit të studentëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *