Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Monumentet i merr lumi”, zhduket ura e Bahçallëkut në Shkodër

Prurjet e shumta të reshjeve mbrëmë sollën shembjen e urës së vjetër të Bahçallëkut në hyrje të qytetit të Shkodrës.

“Nuk mund të them nëse ura është shembur tërësisht apo ka mbetur diçka prej saj, ende po studiohet nga inxhinierët”, tha për Citizens Channel Besara Podgorica, nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (DRTK) Shkodër.

Ura e Bahçallëkut mori statusin Monument Kulture Kategoria II në vitin 2010. Kjo urë është jofunksionale që nga vitet 1980.

“Institucionet thonë e kemi në monitorim se këta rrijnë vetëm tu i pa deri kur bien, ky është monitorimi. Problemi është që të menaxhohet që herët që mos të vijë këtu puna”, thekson arkitekti Zef Çuni.

Sipas arkitektit arsyeja kryesore e shembjes lidhet me gërmimin e inerteve që merren në lumin Drin.

“Gërmimi bëhet nga kompani private që janë të licencuara por ky është problem i shtetit. I ke rrugës dhe te ura e Matit janë male me inerte por uji ka ligjet e veta, e gjen pa bazament dhe e shemb“, analizon ai.

Çuni përmend edhe raste të urave të ndryshme në Shqipëri që rrezikohen nga gërmimi i inerteve si Ura e Zogut, Ura e Kirit duke e konsideruar problem kombëtar dhe jo vetëm të Shkodrës.

“Vetëm kjo është arsyeja, se në 250 vjet kanë kaluar mbi 2500 herë ujë me furi dhe nuk janë rrëzuar urat“, përfundon ai.

Pas më pak se 24 orësh bllokim, qrkullimi është rihapur tek Harku i Berdices dhe Ura e Bahçallëkut. Bllokimi i qarkullimit erdhi sepse një pjesë e dëmtuar e urës së vjetër u përplas me urën e re që është funksionale.

Sipas drejtueses së DRTK Shkodër, ndërhyrja e fundit në këtë urë  ka qene ne vitin 1975-1980; kjo ndërhyrje është bërë për të realizuar kalimin e mjeteve si e vetmja vepër arti për ndërlidhjen e Shkodrës me Lezhën, Tiranën, gjithë Shqipërinë.

Ajo shton se në vitet 1992-1994, mbi urën e vjetër te Bahçallëkut u ushtrua një proces shkatërrimi, duke vjedhur strukturat metalike te urës.

“Strukturat konstruktive te dy kampatave te para ishin degraduar dhe ishin të gatshme që të rezononin me vibrimet e këmbës së ndodhur ne presionin maksimal te ujit. Për fat të keq këmba është shkatërruar nga furia e ujit, duke bere që strukturat metalike të saj të humbnin soliditetin statik dhe të shemben në ujë“, shpjegon Besara Podgorica.

“Historia e Urës së Bahçallëkut”

Dikur Ura e Bahçallekut

Ura e vjetër me 5 harqe e Bahçallëkut ishte ndërtuar ne 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, sundimtari i Shkodrës.  Ura ishte e vendosur mbi Lumin Kir duke bashkuar dy lagjet Bahçallëk dhe Tabakë.

Ne dimrin e viteve 1858/59 Lumi Drin ndryshon drejtim dhe bashkohet me Bunën nëpërmjet kanalit te Drinasës. Ura me Harqe prej Guri shembet nga përmbytjet e vitit 1880. Me vonë, në afërsi te saj është ndërtuar Ura Metalike ne vitin 1914 me projektues austriak, konstruksioni i së cilës ka ardhur deri ne ditët tona.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *