Banorët e Zall-Gjoçaj dhe aktivistë në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë la sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit që i ka hequr firmës private “Seka hydropower” licencën për prodhim energjie nga hidrocentrali “Zais”.

Ne i kishim pritshmëritë sepse kishim të njëjtin vendim në Shkallë të Parë dhe në Apel”, – tha për Citizens Channel Dorina Asllanaj, avokatja e banorëve të Zall-Gjoçaj.

Komuniteti i Zall-Gjoçajt në Mat, prej katër vitesh kundërshton hidrocentralet “Sekë” dhe “Zais” që fusin në tuba lumin Flim dhe Urakë.

Banorët e pritën më gëzim vendimin e Gjykatës së Lartë. “E morëm vesh fitoren. Ma i gëzum nuk kam si me u ndje!”, – thotë Adem Xhokola përmes telefonit. Edhe sot, ai së bashku me Hasan Pashën dhe Abdi Toçin rrugëtuan katër orë me makinë dhe dy orë në këmbë për të qenë të pranishëm teksa merrej vendimin nga Gjykata e Lartë.

Mundi, djersa dhe sakrifica e katër viteve po japin rezultat. Duhet të këmbëngulësh, të mos dorëzohesh dhe të vazhdosh betejën që të arrish diçka. Ne këtë kemi bërë dhe po arrihet rezultati”, – thotë një tjetër aktivist Dhimitër Koleci, i cili ka lindur dhe është rritur në Zall-Gjoçaj.

Jemi shumë të gëzuar, jemi shumë te emocionuar”, – përfundon ai.

“Seka Hydropower Sh.p.k” iu drejtua me anë të një rekursi Gjykatës së Lartë, duke pretenduar se i janë shkelur të drejtat proceduriale gjatë shqyrtimit të çështjes mbi hidrocentralin “Zais”.

Avokatja Asllanaj shpjegon se rekursi përdoret si mekanizëm nga njëra palë në rastet kur pretendohet se Gjykata e Shkallës së parë dhe e Apelit nuk i kanë dhënë mundësitë të barabarta që të paraqesë prova dhe që të dëgjohesh.

Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit duke lënë në fuqi dy vendimet”, – shtjellon më tej Dorina Asllanaj.

Zall-Gjoçaj u bashkua me Lurën në vitin 2018 duke formuar Parkun Kombëtar me sipërfaqen më të madhe në Shqipëri, “Lurë-Mali i Dejës”. Në po atë vit, firmës private iu dha leja për ndërtimin e dy hidrocentraleve, ku njëri prej tyre do të ndërtohej në zemër të parkut Kombëtar.

Aktivistë dhe banorë filluan rezistencën e tyre dhe kanë ngritur tre padi. Njëra prej padive ka kaluar të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe ka mbajtur në fuqi vendimin e marrë në muajin janar të vitit 2021, që i hiqte licencën për prodhim energjie hidrocentralit që ndodhej brenda Parkut Kombëtar.

Sipas ligjit nr. 81/2017 në zonat e shpallura “Park Kombëtar”, kategoria II nuk lejohet të ndërtohen linja të prodhimit të energjisë si hidrocentralet.

janar të vitit 2022, pas rishikimit të zonave të mbrojtura, territori ku është ngritur sot diga në Zall- Gjoçaj u hoq nga parku “Lurë – Mali i Dejës” dhe nuk është më pjesë e Parkut Kombëtar.

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu