Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Dokumentari “Tirona, Edeni i Humbur” si dëshmi e asaj çfarë kryeqyteti nuk është më

“Është cilësuar si qyteti Eden, pasi po të ngjiteshe në lartësi, Tirana ishte një park i gjelbër dhe midis gjelbërimit dilnin majat e çative të kuqe dhe qyteti nuk kalonte asnjëherë lartësinë e pemës, pra ishte i zhytur në pemë”, – kështu e përshkruan Tiranën arkitektja Doriana Musai në dokumentarin “Tirona, Edeni i Humbur”, premiera e të cilit u mbajt të enjten në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Ata që nxitën prodhimin e këtij dokumentari ishin shqiptarët e diasporës dhe kryeqytetas të mbledhur në grupimin “Shoqnia Tirona Autoktone”

“Një dokumentarë ku të tregojmë shkatërrimin që i është bërë Tironës, shkatërrimin që i është bërë në 32 vite tranzicion nga politika shqiptare, qofshin të majtë apo të djathtë ”, – tha Majlinda Saraçi, përfaqësuese ligjore e “Shoqnisë Tirona Autoktone”.

Ajo shpjegon se për realizimin e dokumentarit është bërë një studim i thellë, se kush ka qenë Tirana, kur e mori emrin kryeqytet, Tirana si qendër biznesi për punimet e dorës etj.

“Tirana filloi tamam të shkatërrohej që në vitin 1959, me shkatërrimin e Bashkisë, Xhamia, me prishjen e shtëpive private që u ngrit 15 katëshi dhe Pallati Kulturës, Pazari Vjetër, këto ishin goditjet e para”, – thekson Saraçi.

Një vëmendje në dokumentar i kushtohet edhe ligjit 7501 në vitet e para të demokracisë, i cili solli një konflikt social.

“Unë e kam trashëgimi nga gjyshja, e cila kishte Karpenin e Kavajës të blerë me flori. Sot gjithë ajo pronë më ka kaluar me 7501, të cilën ne nuk e gëzojmë dot. Babai im ka vdekur duke më lënë amanet tokat e gjyshes që mos ti falim. Gjithë ai Karpeni i Kavajës, ne qeveria na ka kompensuar me 30 milionë lekë të vjetra, gjë që të cilën nuk e kemi pranuar dhe nuk do ta pranojmë”, – përfundon Saraçi për Citizens Channel.

Pjesë e dokumenatrit është edhe Eni Demneri, e cila rrëfen kujtimet e fëmijërisë së saj.

“Ideja e dokumentarit është ti afrohemi komunitetit të Tiranës për ti shkundur pluhurin që e ka zënë historimë, gjërat e pathëna, e pashkruara, por që janë të ndodhura. Gjyshërit tanë nuk janë më, prindërit tanë po ikin nga kjo botë dhe mua më ka zënë paniku që një pjesë e mirë e historisë do ikië bashkë me ta”, – rrëfen Eni Demneri, përfaqësuese e bordit drejtues të shoqatës.

Demneri analizon se ky prodhim është guri i parë në dokumentimin e historisë së të Tiranës me në fokus zhvillimin urban, ndërsa shton se mbete ende shumë për tu studiuar.

Në lidhej me Tiranën e sotme ajo thotë se jeton në këtë qytet vetëm për shkak se këtu ka shtëpinë dhe se djali i saj frekuenton klasën e parë te “ Fan Noli”.

“Tirana sot për mua është një bordello e madhe. Aktualisht jam në Pogradec, në momentin që gjej mundësi, arratisem sepse në Tiranë më merret fryma. Ky është përjetimi im”, – përfundon Demneri për Citizens Channel.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *