Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Konventa e Bernës kërkon pezullimin e punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Vjosë-Nartë

Javës së shkuar u mbajt takimi vjetor i Komitetit të Bernës në Strasburg, ku iu kërkua qeverisë shqiptarë ndalimi i punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Vjosë-Nartë. Shqipëria e ka ratifikuar këtë konventë në janar të vitit 1999.

Kërkesa për ndalimin e punimeve në aeroportin e Vlorës erdhi pasi përfaqësues të Konventës së Bernës, bashkë me përfaqësues nga Konventa për Shpendët Shtegtues (CMS) si dhe Marrëveshjen për Ruajtjen e Shpendëve të Ujit të Afrikës dhe Euroazisë (AEWA) realizuan një vlerësim në Vjosë-Nartë.

Vlerësimi nxori se autoritetet shqiptare po veprojnë në “mungesë të dukshme të respektimit të ligjeve ndërkombëtare dhe kombëtare” dhe për këtë arsye Komiteti i Konventës së Bernës i kërkoi autoriteteve shqiptare pezullimin e ndërtimit të aeroportit.

Çfarë është Konventa e Bernës?

Konventa e Bernës është një nga konventat më të rëndësishme të ruajtjes së natyrës për mbrojtjen e biodiversitetit në Evropë. Shqipëria e ratifikoi Konventën e Bernës në janar të vitit 1999 dhe zbatimi hyri në fuqi në maj të po atij viti.

Shqipëria si një shtet që e ka ratifikuar këtë Konventë duhet t’i zbatojë masat që thotë Konventa e Bernë-s”, – sqaron për Citizens Channel ornitologu Zydjon Vopsi, nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

Gjithashtu, Komiteti i Konventës së Bernës kërkoi nga qeveria shqiptarë të rishikojë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, bazuar në të dhëna të sakta sipas Programit të Monitorimit të Botës së Egër.

Çfarë ka ndodhur me Vjosë-Nartë?

Më 26 nëntor u mor vendimi i ndryshimit të sipërfaqes së Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe krijimi i një zonë të re, të quajtur “Peizazh i Mbrojtur Pishë Poro-Nartë”, një territor i krijuar nga bashkimi i dy njësive të mëparshme: Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park Natyror Pishë Poro.

Qeveria shqiptare ka hequr një territor prej 310 ha nga zona e mbrojtur, pikërisht aty ku kanë filluar punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Për këtë arsye, Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Shoqëria Ornitologjike Shqiptare (AOS) kanë paditur në Gjykatën Administrative institucionet qeveritare për projektin e aeroportit të Vlorës.

Të mbështetura edhe nga organizatat ndërkombëtare EuroNatur dhe komuniteti shkencor ndërkombëtar, organizatat mjedisore e kanë konsideruar të paligjshëm ndërtimin e këtij aeroporti, duke prekur një prej rrugëve më të rëndësishme të shtegtimit të shpendëve.

Në Vjosë-Nartë, sipas të dhënave të siguruara nga PPNEA, numërohen 200 lloje shpendësh, prej tyre 33 janë të listuar me status me status kërcënimi në Listën e Kuqe të Shqipërisë; 8 lloje mbajnë statusin e Rrezikimit Kritik (CR); 9 lloje klasifikohen si të rrezikuara (EN); 13 lloje janë cilësuar me status të Përkeqësuar (VU) si dhe 3 lloje mbartin statusin e Rrezikut të Ulët (LR).

123 lloje po ashtu janë të listuar në shtojcën II të “Konventës së Bernës”. Shqipëria është po ashtu pjesë e Rrjetit të Zonave me Interes të Veçante Ruajtjeje (Emerald Network) ku 43 lloje listohen në shtojcën e parë të saj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *