Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Dorëzohen 21 mijë firma për miratimin e minimumit jetik

21 mijë nënshkrime të qytetarëve shqiptar iu dorëzuan sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me qëllim miratimin e projektligjit për minimumin jetik. 

Prej 2 muajsh aktivsitët e Organizatës Politike kanë mbledhur nënshkrime në të gjithë Shqipërinë. Afati i përcaktuar nga KQZ për mbledhjen e nënshkrimeve ishte 3 muaj.

Vitori Çipi, aktiviste Organizata Politike

21 mijë nënshkrime janë mbledhur në kohë rekord brenda dy muajsh dhe kjo falë qindra qytetarëve, brenda Shqipërisë por dhe jashtë emigrantët të cilët na kanë ndihmuar me printimin e formularit tip, mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgimin e tyre në adresën përkatëse”, u shpreh për mediat aktivistja Vitori Çipi.

Pas dorëzimit të 21 mijë nënshkrimeve dhe verifikimit të tyre nga KQZ-ja drafti i dorëzohet Kuvendit nga ku nis dhe procesi i shqyrtimit të tij. Ai do të kalojë në komisonet përkatëse për tu dërguar më pas në Kuvend, ku do të votohet.

Mirela Ruko, aktiviste Organizata Politike

Presim që të ftohemi në komisionet parlamentare për të artikuluar rendësinë e minimumit jetik dhe si ndikon ai dhe cila është e mira e këtij projektligji pastaj edhe kostot financiare që do të ketë patjetër”, u shpreh për Citizens Channel aktivistja Mirela Ruko.

“Si do të përcaktohet minimumi jetik?”

Erida Skëndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinikit, që ka asistuar në ndërtimin e draftligjit, sqaron se si do të bëhet përcaktimi i minimumit jetik.

Erida Skëndaj, Drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit

Ne kemi asistuar Organizatën Politike për të hartuar projektligjin nga një analizë që kemi bërë se si e kanë të rregulluar vendet e rajonit dhe më gjer. Na ka rezultuar që kryesisht minimumi jetik nuk është i përcaktuar me ligj por me akte nënligjore”, u shpreh për Citizens Channel Skëndaj.

Ajo sqaron se në hartimin e ligjit ka pasur diskutim me ekspertët nëse do i delegohej Këshillit të Ministrave bërja e aktit nënligjor apo jo.

Diskutimi ka qenë për faktin se duke ja lënë Këshillit të Ministrave siç e kanë vendet e rajonit, pra që e kanë më akte nënligjore përcaktimin e minimumit jetik, në kushtet e Shqipërisë mundet që minimumi jetik të jetë shumë i vogël dhe kjo nismë nuk do të sillte asgjë”, shprehet Skëndaj.

Më tej sqaron se në projektligjin e propozuar janë vendosur disa kritere që duhet të mbahen në konsideratë nga shteti për përcaktimin e minimumit jetik.

Minimumi jetik nuk mund të vendoset si vlerë në ligj sepse do të ngurtësohej dhe do të bëhej i pazbatueshëm me kalimin e viteve, ku praktikisht inflacioni dhe aspekte të tjera që mund të ndikojnë në nevojën për rritjen e minimumit jetik, do ta bënin të pamundur që të ishte një mekanizëm fleksibël për tu rritur”, sqaron Skëndaj.

Prandaj thotë ajo nuk është e këshillueshme që në projektligj të përcaktohet vlera monetare, si për sa i takon pagave apo dhe vlera të tjera monetare lidhur me minimumin jetik, sepse presupozohet që kjo vlerë është e ndryshueshme në bazë të shumë faktorëve.

Ne menduam që në një situatë të tillë, të gjenim një mekanizëm i cili minimizon ndërhyrjet e qeverisë në përcaktimin e minimumit jetik duke shmangur nota subjetkive apo ndikime të tjera të cilat do ta bënin minimumin jetik të papërfillshëm”, shton ndër të tjera Skëndaj.

“Nevoja për minimumin jetik”

Aktivisti i Organiztës Politike Arlind Qori shprehet se deri më tani, minimumi jetik nuk është miratuar nga asnjë prej partive sepse ka munguar vullneti politik.

Ai thekson se për Shqipërinë, minimumi jetik është një domosdoshmëri e cila nuk mund të vihet në diskutim.

Arlind Qori, aktivist Organizata Politike

Është i domosdoshëm sepse njerëzit janë shumë të varfër, Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Europë domethënë. Arsyeja e dytë është sepse shqiptarët më shume se çdo popull tjetër i Europës duan të ikin nga ky vend”, u shpreh Qori për Citizens Channel. Ai shton se miratimi i minimumi jetik do të pengonte largimin masiv të shqiptarëve.

Sot qindra, mijëra qytetarë, zakonisht më të varfrit, shpesh herë pensionit, nuk i kanë këto të ardhura jetojnë si mos më keq, jetojnë nën mëshirën e bashkë familjarëve të tyre, edhe janë në zgrip le të themi të ekzistencës”, tha më tej Qori.

Sipas raportit të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga pamjaftueshëmria ushqimore. Ndërsa sipas Eurostat, 74.7% e popullsisë së Shqipërisë që është në moshë pune rrezikon varfërinë.

21.6 për qind e popullsisë në 27 vendet e anëtarë të BE-së jetojnë në kufirin e varfërisë, ndërsa Shqipëria numëron dyfishin e mesatares së BE-së. 43.4%t e popullsisë shqiptare rrezikon varfërinë, tregojnë të dhënat e Eurostat për 2020. Sakaq raportet e rendisin Shqipërinë ndër vendet më të varfra në rajon.

Sipas një studimi të Avokatit të Popullit në 2020, minimum jetik duhet të jetë 18 000 lekë në muaj.  Por aktivistët shprehen se me rritjen e inflacionit kjo shifër duhet llogaritur sërish. Sipas INSTAT, inflacioni në muajin gusht ishte 8,0%, duke shënuar kështu rekordin më të lartë në 20 vitet e fundit.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *