Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Porti i Shëngjinit në krizë financiare, punëtorët dy muaj pa paga

Dje rreth 130 punonjës të Portit të Shëngjinit janë ngritur në protestë. Ata nuk kanë marrë pagën që nga muaji nëntor gjithashtu nuk janë përfitues nga shpërblimi i qeverisë përmes paketës anti-inflacion.

“Jemi me 12 Janar sot dhe s’kemi marrë akoma pagën e Dhjetorit, që gjithmonë i marrim pagat nga data 1 deri me 3”,-na tregon Mark Përkola, Specialist i Repartit Zjarrfikës në Portin e Shëngjinit.

Ai analizon se kjo nuk vjen si pasojë e mungesës së fondeve por si keqmenaxhim i parave nga strukturat drejtuese.

“Kjo fadroma ka kushtuar rreth 300 mijë euro, ka ardh nuk ka bë asnjë ditë punë, është ble nga ndërmarrja, janë bërë investime për këtë dhe s’ka bë asnjë ditë punë. Bashkë me atë vinçin që ka kushtu 105 milion lekë, që ka ardh nga Durrësi. ”,- thekson Përkola.

Mark Përkola

Në një deklaratë për mediat dje, drejtori i portit Sandër Marashi pranon faktin se ky institucion ka probleme financiare, sidomos pasi fabrika së çimentos në Lezhës, ndrërroi destinacionin e importeve drejt Porto Romanos.

Një vit më parë, kryeministri Edi Rama premtoi realizimin e 4 porteve duke përfshirë edhe portin turistik të Shëngjinit. Ndërsa sot punonjësit e këtij porti i frikësohen falimentit të tij.

“Unë në bankë marr një mesatare 130 mijë lekë (të vjetra) në muaj, në këto kushte jemi detyruar me shkruajt, i kam shkruar te portali kryeministrit, i kam shkruar disa herë. Asnjëherë skam marr përgjigje”,- rrëfen për Citizens Channel punonjësi i portit Preng Ndoci.

Puntorët gjithashtu denoncojnë mungesën e veshjeve dhe materialeve bazë në përditshmëri.

“Ne nuk trajtohemi me uniformë, nuk trajtohemi me vjetërsi pune, kurrë s’kemi marrë vjetërsi pune se unë jam themeluesi i Repartit të Zjarrfikëses në Port, u bëra 22 vjet që punoj këtu dhe asnjëherë as vjetërsi pune, as status, as rrobë, as uniformë, asgjë, asgjë, asgjë… ”,- përfundon Pjetër Gjinkola, inspektor i Repartit Zjarrfikës.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *