Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Europa Nostra viziton Urën e Zogut: “Gjendje kritike, duhet ndërhyrë sa më parë”

Përfaqësues të organizatës Europa Nostra dhe Bankës Evropiane për Investim, së bashku me organizatën “Sebastia” vizituan dje Urën e Zogut, Monument Kulture i kategorisë së parë, që rrezikon të shembet.

Mungesa e mirëmbajtjes dhe gërryerja e inerteve nga kompani private në lumin Mat, kanë bërë që ura të degradojë dhe më tej, ndërsa reshjet e dhjetorit 2022 sollën dëmtime të rënda në strukturë.

Prej muajit mars të vitit 2022, ura është klasifikuar nga “Europa Nostra” si një nga shtatë monumentet më të rrezikuara në europë.

Çfarë është programi “7 më të rrezikuarat”?

Programi “7 më të rrezikuarat” drejtohet nga “Europa Nostra” në partneritet me “Institutin e Bankës Evropiane të Investimeve”. Prej vitit 2013, programi “7 më të rrezikuarat” është pjesë e një fushate të shoqërisë civile për të shpëtuar trashëgiminë e rrezikuar të Evropës përmes rritjes së ndërgjegjësimit, përgatitjes së vlerësimeve të pavarura dhe propozimeve për veprim. Ky program siguron një grant prej 10,000 € për shpëtimin e monumenteve të listuara si në rrezik.

Gjëja e parë është që ne duhet të kuptojmë janë problemet teknike. Duhet të njohim historinë si ura është ndërtuar në mënyrë që të kuptojmë pse ura “po vuan’”, – tha për Citizens Channel inxhinieri Peter Bond nga Banka Evropiane e Investimeve.

Pasi të kemi diskutime të mëtejshme dhe investigime, hapi i parë i menjëhershëm është të stabilizojmë situatën e degradimit”, – vijon më tej Bond.

Sot, misioni i vëzhgimit nga Europa Nostra do të takohet me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës për të diskutuar më tej hapat që do të ndërmerren për të parandaluar rrënimin e monumentit.

Dëmi po rritet e po rritet dhe gjendja e urës është kritike, dramatike dhe duhet të zgjidhet sa më parë”, – u shpreh për Citizens Channel Pedro Ponce de Leon, pjesë e Këshillit të Europa Nostra-s.

Takimi me ministritë përkatëse ishte planifikuar në muajin nëntor të vitit të shkuar, por organizatat nuk morën konfirmim nga qeveria shqiptare.

Ne duam t’i dëgjojmë institucionet shqiptare dhe duam që ata të na dëgjojnë që të marrim vendimet e duhura në mënyrë që të ruajmë dhe ta stabilizojmë urën për brezat e ardhshëm”, – përfundon Pedro Ponce de Leon.

“Komuniteti i Kurbinit pro ruajtjes dhe rijetëzimit të urës monument” 

Paditen e djeshme, në mjediset e qendrës “Sebastia” u zhvillua një disktuim mbi qëndrimet e komunitetit të Kurbinit rreth degradimit të urës së zogut.

Me e kthy në një pedonale, me e kthy në një sallë të hapur, shëtitore që njerëzit të lëvizin”, – tha Imer Hysa, një prej pjesëmarrësve në këtë takim.

Babai im është një fans i madh i kësaj ure dhe dy ditë më parë fola me atë për këtë çështje dhe ai mendon që absolutisht nuk duhet të shkatërrohet”, – pasoi Gledia Toma, gjimnaziste.

Ajo që unë mendoj që ne mund të vendosim te Ura e Zogut një shfaqje teatrale që unë e kam bërë me grupin tim, ‘Medea’”, – sugjeroi Gledia, pjesë e një grupi vullnetarësh që organizon shfaqje teatrale.

Studenti Luiz Piroli tha se Ura e Zogut ka një rëndësi të madhe, jo vetëm për komunitetin e Kurbinit, por për të gjithë Shqipërinë.

Dua t’ju vë në dijeni një gjë, këtu ndoshta nuk jemi shumë por ne mbështetemi nga mijëra. Jo vetëm nga Kurbini, por nga çdo cep i Shqipërisë”, – përmbylli Piroli.

Sipas përfaqësuesve të Europa Nostra dhe të Bankës Evropiane për Investim, ura mund t’i kthehet sërish komunitetit, duke shërbyer si hapësirë pedonaleje dhe për çiklistët.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *