Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Marshojmë, s’festojmë”, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Qindra qytetarë protestuan sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas kundër dhunës me bazë gjinore. Me sloganin “Marshojmë, s’festojmë, për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave”, qytetarët u mblodhën dhe ndaluan te disa institucione ku kërkuan drejtësi për gratë e vrara.

Nga viti i kaluar deri këtë 8-Mars na kanë vrarë e nuk i kemi më në mesin tonë Fatmira Bamin, Merushe Hazizin, Bukurie Bamin, Fatmira Bamin, Fatime Sulin, Mynevere Karabollaj, Kristjana Brakaj, Vitore Pacukun, Valdete Manaj, Jetlira Eleizin”, – tha përballë Kryeministrisë Liri Kuçi.

Po na i marrin të dashurat tona edhe pse vrasjet e tyre janë të paralajmëruara për shtetin, policinë e gjykatat”, – vijoi më tej Kuçi, teksa përmendi më tej Mevlute Hysën, Hasime Dafkun dhe Etleva Kurtin, që u vranë pak ditë më parë.

Aktivistët kërkuan drejtësi edhe për 22-vjeçaren kenian Joyce Ayoko që u gjet e dhunuar poshtë pallatit ku ajo banonte në Tiranë. Ayoko qëndroi e shtruar për disa muaj në spitalin e traumës, në gjendje kome. Në 25 janar Joyce Aoko Achieng u largua për t’u trajtuar në Kenia dhe në 13 shkurt vdiq.

Zemërimi im mban emrin e Xhoi Aoko, qe u vra nga dhunuesi i saj dhe nga shteti qe fshehu dhe nuk investigoi vrasjen e saj. Xhoi eshte nen dhe, nderkohe dhunuesi i saj endet i lire rrugeve te ketij vendi”, – tha në fjalën e saj aktivistja xheni Karaj.

Aktivistët feministe kërkuan nga qeveria shqiptare që femicidi, vrasja e qëllimshme e gruas, të trajtohet si emergjencë kombëtare dhe të forcohet dënimi për agresorët; të krijohen njësi mbështetëse për të mbijetuarat e dhunës në familje; të ndërhyhet në edukim si dhe të adresohet gjuha e urrejtjes në media.

Protestojmë për vajzat tona, për një jetë pa dhunë”, – tha Eleni Laperi për Citizens Channel, pjesëmarrëse në protestë.

Të tjerë protestues pohuan se dhuna dhe femicidi shpesh keqadresohen në media, duke justifikuar agresorin. Ikballe Rogova Kosova pohoi se në Kosovë situata e dhunës me bazë gjinore është e ngjashme me të Shqipërisë.

Ne kemi pasur shumë vrasje kohëve të fundit dhe na del gjithmonë në media, që personat kanë qenë të sëmurë psiqikisht. Është një arsyetim që nuk e pranojmë dhe protestojmë. Advokojmë për të implementuar ashtu siç duhet ligjin”, – tha Rugova për Citizens Channel.

Protesta u përmbyll përballë Ministrisë së Drejtësisë.

Të dhënat zyrtare të rasteve të raportuara për dhunë në familje për 11 bashki për vitin 2022 tregojnë një shifër prej 1,629 rastesh të çështjeve për dhunë në familje të raportuara dhe 2,014 urdhëra mbrojtjeje të lëshuar.

Nën të njëjtin slogan, “Marshojmë, s’festojmë, për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave” kanë protestuar dhe aktivistë nga Kosova, ku u adresua dhuna seksuale, puna e papaguar dhe femicidi.

"Kamëz: Tre banderola për tre gra të vrara"

Aktivistët e grupti “ATA” në Kamzës ndërmorrën një aksion simbolik në përkujtim të viktimave të dhunës me bazë gjinore. Tre gra u vranë në këtë zonë pak javë më parë nga i njëjti autor. Ata shpalosën tre banderola në mbikalimet e qytetit me mesazhe që adresojnë neglizhencën e institucioneve si edhe thirrje ndaj komunitetit për solidaritet dhe ndërgjegjësim.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *