Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Nis beteja ligjore kundër rishikimit të Zonave të Mbrojtura

Sot, në Gjykatën Administrative të Apelit është mbajtur seanca e parë përgatitore për shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave (VKM) nr.59. Ky vendim i miratuar në 2022 ka ndryshuar kufijtë dhe ka cenuar sipërfaqen e 11 parqeve kombëtare. Kjo është padia e dytë e ngritur nga organizatat pas asaj që kërkon shfuqizimin e VKM- së nr. 60 mbi “Shpalljen e Ekosistemeve Natyrore”.

Ambientalistët pretendojnë se Tentativat për të copëzuar zonat e mbrojtura kanë nisur që në 2019 kur Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, publikoi draft vendimin që parashikonte të hiqte 15 mijë hektarë  nga lista e territoreve që gëzojnë status mbrojtjeje në Shqipëri.

“Efektet e vendimit të Këshillit të Ministrave prodhojnë pikërisht të kundërtën e asaj çka kërkon ligji, prodhojnë efekte shkatërrimtare mbi zonat e mbrojtura, shkatërrimtare mbi ato specie të cilat mbrohen nga legjislacioni shqiptarë por edhe nga konventat e huaja në të cilat Shqipëria është palë”, – tha Taulant Bino, nga Shoqata Ornitologjie e Shqipërisë (AOS).

Bino thekson se ky vendim cenon të gjithë trashëgiminë tonë natyrore dhe gjithë pasurinë që duam tja trashëgojmë brezave të ardhshëm.

“Në Zall- Gjoçaj hiqet një sipërfaqe që padyshim në të ardhmen do ti dedikohet industrisë minerare, e cila nuk është një industri në favor të mjedisit. Në Karavasta hiqen sipërfaqe të tëra të cilat patjetër do ti nënshtrohen urbanizimit dhe po kështu në Butrint ku heqja prodhoi menjëherë një fshat turistik, i cili tregon qartësisht që ka një vendimmarrje me një qëllim nga pas, me qëllim për zhvillime të paqëndrueshme”, – analizon Bino.

Rishikimi i kufijve, njollat e bardha janë pjesët e tokës që do të hiqen nga zonat e mbrojtura

Rishikimi i kufijve, njollat e bardha janë pjesët e tokës që do të hiqen nga zonat e mbrojtura

Rishikimi i kufijve, njollat e bardha janë pjesët e tokës që do të hiqen nga zonat e mbrojtura

Avokati Dorian Matlija, nga qendra “ResPublika” sqaron se ky është fillimi i një procesi që do të ketë efekte të fuqishme mbi natyrën.

“Këtu bëhet fjalë për 11 parqe kombëtare dhe është tepër e rëndësishme për mjedisin dhe për të ardhmen. Ky proces gjyqësor sigurisht që nuk duhet të kalojë në mënyrë rastësore, çdo debat duhet të bëhet në gjykatë”, – shpjegon Matlija.

Matlija shton se tani pritet të caktohet data për seancën e radhës ku është shumë e rëndësishme edhe sjellja e ekspertizës nga organizatat apo komunitetet e angazhuara që i njohin më së miri këto zona.

Protestës iu bashkuan edhe aktivistët e Zall – Gjoçajt, të cilët kanë më shumë se katër vite që vijojnë betejën e tyre për mbrojtjen e Parkut Kombëtar dhe mos lejimin e funksionimit të HEC- eve brenda një zone që i përkiste Parkut Kombëtar “Lurë Mali i Dejës”, përpara rishikimit nga VKM-ja nr. 59.

“Kemi marrë vendim në tre shkallë gjyqësore, në Gjykatën Administrative, në Gjykatën Administrative të Apelit dhe në Gjykatë të Lartë që e kemi marrë këtë vendim në favorin tonë. Ja kanë heq licencën firmës që s’ka të drejtë të prodhojë energji elektrike, ku në një kohë që ai edhe sot vazhdon punon”, – tha për Citizens Channel Adem Gjokolaj.

Aktivisti Dhimitër Koleci pohon se pjesa që është hequr nga Parku Kombëtar Zall – Gjoçaj është pjesa qendrore, strikte e parkut dhe është hequr për arsye korruptive.

“Në një kohë që shteti në vend se të heqi HEC-in, betonin nga Parku Kombëtar, heq pjesën e parkut nga pjesa e mbrojtur, për të shpëtuar oligarkët e HEC – eve”, – përfundon Koleci.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *