Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Bulqizë: Një minator aksidentohet në zonën minerare D

Një minator 50-vjeçar u plagos sot në zonën minerare D në Bulqizë.

Sipas Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, minatori u zu poshtë nga një masiv gurësh rreth orës 11:00.

“Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë”,-u shpreh policia e Dibrës.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitali ne Bulqizës, minatori është dërguar me helikopter në spitalin e traumës në Tiranë për një trajtim më të specializuar, për shkak të situatës jo të mirë shëndetësore.

Sipas policisë, grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Minierat e Bulqizës janë prej vitesh burim aksidentesh dhe humbje jetësh.

Sipas të dhënave të policisë të marra përmes kërkesës për informacion nga Citizens Channel, në 10 vitet e fundit në minierat e Bulqizës janë aksidentuar 115 punëtorë dhe 18 kanë humbur jetën.

Të dhënat nga Inspektorati i Punës për vitin 2021 tregojnë se 28 persona janë aksidentuar në miniera, dhe 6 prej tyre humbe jetën.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, të siguruara përmes një kërkese për informacion, gjatë periudhës 2008-2022 (qershor) 6 persona kanë humbur jetën gjatë punës me subjekte të palicencuara në minierat e Bulqizës.

39 persona kanë humbur jetën gjatë punës me firmat që disponojnë licencë. Në 19 prill të 2022 minatori Arben Stafa u  aksidentua në minierën Albchrome. SMBB reagoi atëherë duke u shprehur se “ky aksident është tentuar të mbahet i fshehtë”.

Në mars të 2022, në minierat e Bulqizës mbeti i plagosur minatori 40-vjeçar Rasim Laçi. Po në mars, humbën jetë dy minatorë në Tropojë. Në qershor 2022 u plagos minatori 51 vjeçar gjatë orarit të punës, në nivelin 20 të minierës së Albhcrome në Bulqizë.

Në korrik 2022 u plagos rëndë minatori 56-vjeçar Maksim Beça, ndërkohë që po në muajin korrik humbi jetën minatori 52-vjeçar Sazan Deda.

Ndërsa në tetor të vitit 2022, humbi jetën një tjetër minator 54 vjeç me inicialet K.L. Ky ishte aksidenti i katërt me pasojë vdekjen për vitin 2022.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *