Protestë në Nju Jork kundër hidrocentralit të Skavicës në Konferencën Ndërkombëtare të Ujit

Javës së shkuar, dibranë nga grupimi “Opposition to Skavica Dam” [Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës] kanë protestuar përballë godinës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork kundër hidrocentralit të Skavicës në Konferencën Ndërkombëtare të Ujit.

Sot jemi mbledhur këtu dhe për të sensibilizuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë konferencë se ekziston një problem në Shqipëri në lidhje me ndërtimin e hidrocentralit më të madh në Europë, që është hidrocentrali i Skavicës”, – u shpreh përballë godinës së OKB-së Ferzilete Gjika, themeluesja e grupimit “Opposition to Skavica Dam”, e cila prej shumë vitesh jeton në Amerikë.

Gjika është angazhuar kundër ndërtimit të hidrocentralit në vendlindjen e saj pasi, sipas saj, “Skavica” do të shkaktojë përmbysjen e 35 fshatrave, do të shkatërrojë biodiversitetin dhe lumin Drin.

Valbona Mazreku, një tjetër protestuese në Nju Jork, u shpreh uji është një e drejtë bazike për njeriun.

Të gjitha shtetet anëtarë janë të detyruara që ta respektojnë një gjë të tillë dhe mos ta kërkojmë ne të drejtën për ujë të pijshëm, ujë për të vaditur, ujë për aktivitete tona të përditshme”, – u shpreh Mazreku.

Të tjerë protestues dibranë e konsideruan betejën e tyre për ruajtjen e lumit Drin si një çështje me rëndësi kombëare, jo vetëm lokale.

Në Shqipërinë veriore Dibra është vendi i tretë bujqësor më i përmendur. Në qoftë se përmbyset Dibra, mbeten dy, Lezha dhe Shkodra”, – tha Arif Mata.

Hidrocentrali i Skavicës dhe revolta e dibranëve

Në faqen zyrtare të KESH, “Skavica” cilësohet si një projekt që do ta kthejë Shqipërinë në një lider të rajonin sa i përket prodhimit të energjisë, ku përmenden edhe alternativat e kuotave: (1) deri në kuotën 388 metra mbi nivelin e detit ose (2) 443 metra mbi nivelin e detit dhe (3) 485 metra mbi nivelin e detit. Ky projekt do të ndërtohet nga kompania amerikanë Bechtel.

Citizens Channel ka raportuar mbi protestat që komuniteti i Dibrës ka zhvilluar muajve të fundit kundër hidrocentralit të Skavicës, “që përmbys Dibrën e Skënderbeut”. Këto protesta janë zhvilluar në Tiranë, Dibër dhe në Londër.

Në prill të vitit 2022, dhjetëra dibranë protestuan përballë kryeministrisë kundër Skavicës, duke e cilësuar si një projekt që fundos Dibrën dhe historinë e këtij rajoni.

Në shtator të vitit 2022, dibranët protestuan në fshatin Fushë-Alie dhe adresuan mungesën e informacionit dhe neglizhimin e komunitetit nga ana e institucioneve shtetërore. Ata pohuan se kanë dëgjuar për këtë projekt vetëm në media, por nuk kishin dijeni rreth planit të zhvendosjes dhe dëmshpërblimet.

Një muaj më vonë, anëtarë të grupimit “Opposition to Skavica Dam” protestuan në Londër kundër ndërtimit të hidrocentralit Skavica në lumin Drin i Zi. Tubimi u mbajt përballë ndërtesës ku po zhvillohej një panair për përzgjedhjen e nënkontraktorëve nga kompania Bechtel.

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu