Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gjendja e kriminalitetit: Rriten dënimet për korrupsion dhe dhunë në familje

Tirana, Shkodra dhe Lezha janë qytetet me numrin të lartë të vrasjeve në vend , ndërsa Dibra, Kukësi, Mati dhe Gjirokastra regjistrojnë përqindjen më të ulët të numrit të procedimeve të regjistruara për krime kundër jetës. Këto janë të dhënat e konfirmuara në raportin vjetor për kriminalitetin në vend, i cili u dorëzua në Kuvend nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.

Te dhenat statistikore ne shifra dhe perqindje sipas seciles prokurori per krimet kunder jetes

Në analizën e profilit  të të pandehurve rezulton se 98.83% janë meshkuj madhorë, 56,5% janë me arsim deri nëntë vjeçar dhe 72.2% janë të papunë.

Për një vit janë Shqipëri janë regjistruar 318 krime kundër jetës të kryera me dashje, ku numrin më të lartë prej 222 rastesh janë ato të kanosjes.

“Rriten procedimet për korrupsion dhe dhunë në familje”

Përsa i përket dhunës në familje në vitin 2022 vihet re tendenca në rritje prej 3.34% e procedimeve të regjistruar për këtë vepër penale në krahasim me 2021. Në vitin 2022 91.5% viktimave për këtë vepër penale janë të rrritur ndërsa 8.5% janë në 18 vjeç.

Raporti thekson se koeficienti i kriminalitetit për 100 mijë banorë në fushën e korrupsionit është rritur nga 3.53 për vitin 2021 në 9.38 në 2022. Tirana është qyteti me numrin më të lartë të procedimeve për korrupsion, 77% e numrit total të procedimeve në shkallë vendi.

Tirana gjithashtu mban numrin më të lartë të procedimeve edhe për zhvillimin e palejuar të lojërave të fatit. Nga të dhënat statistikore vihet re tendencë në rritjr e procedimeve të rregjistruara për veprën penale të parashikuara nga neni 197 i Kodit Penal, Organizimi i lotarive të palejuara,  në vitin 2022  me 24.63% në krahasim me vitin 2021. Ecuria e kësaj vepre penale analizohet edhe në grafikun e mëposhtëm.

Te dhenat statistikore per Organizimin e lotarive të palejuara

Sa i takon rendit dhe sigurisë, qytetarët vetë u prekën nga vjedhja e pasurisë në  6624 raste të denoncuara prej tyre.

Ndër veprat kryesore që zë peshën më të madhe në grupimin e krimeve kundër mjedisit identifikohet prerja e paligjshme e pyjeve e cila për vitin 2022 regjistrohet me 52.69% , në vend të dytë në këtë grupim renditet vepra Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës që zë peshën 5.38% dhe në përfundim dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore me 4.03% të peshës për vitin që lam pas.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *