Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Një strehë e sigurt për të rinjtë LGBTI+

Anisi është një djalë transgjinor i cili prej disa muajsh është larguar nga apartamenti ku jetonte me familjen. Nevoja për një strehë të re e të sigurt lindi kur ai vendosi të fliste me familjarët e tij rreth identitetit gjinor, gjë e cila nuk u prit mirë nga prindërit.

Lëviza nga shtëpia. Por pastaj i kisha gjatë gjithë kohës nga mbrapa, donin të gjenin vendndodhjen. Po të rrija në shtëpi me qira do të më gjenin, kurse këtu s’më gjetën dot”, – shprehet Anisi.

I riu po qëndron tek “Streha” një qendër rezidenciale që ofron shërbim rezidencial dhe psiko-social për anëtarët e komunitetit LGBT+ prej vitit 2015.

Për mua ka qenë shumë ndihmuese. Dihet që i kishe të gjitha gjërat që të nevojiteshin dhe thjesht do të merresh me veten tënde. Është sikur je në shtëpinë tënde”, – shton Anisi. Tashmë, pas më shumë se katër muajsh largim nga shtëpia, ai ka rindërtuar marrëdhëniet me vëllain, por raporti me prindërit vijon të jetë problematik.

Ata nuk e pranojnë këtë pjesën që të të drejtohen me përemrin e duhur”, – shton ai.

Ilda Qokaj, përfaqësuese e “Streha” tregon se të rinjtë LGBT+ përjetojnë dhunë dhe diskriminim nga të afërmit në momentin e daljes hapur.

Ilda Qokaj, menaxhere shërbimi pranë qendrës “Streha”

Në shumicën e rasteve, dhuna dhe diskriminimi nuk raportohen për shkak të frikës se kjo mund të çojë në riviktimizimin e mëtejshëm, besim të ulët në institucione ose hezitim për të ndëshkuar familjen apo njerëz të tjerë të afërt që mund ta shkaktojnë dhunën”, – shpjegon Qokaj.

Fokusi kryesor i strehës është fuqizimi dhe riintegrimi në shoqëri i të rinjve në rrezik brenda komunitetit LGBT+”, – vijon Qokaj, teksa shton se shërbimet ofrohen dhe pas largimit nga qendra rezidenciale.

 “Jeta pas dashurisë”

“Jeta pas dashurisë” ishte slogani i eventit të përvitshëm të bamirësisë që ka si qëllim të mbledhë të ardhura, të cilat më pas përkthehen në shërbime për komunitetin e Strehës.

Dashuria në fakt nuk ka nisje, sepse nis përpara se ne të krijohemi, nuk ka as fund sepse ne duhemi edhe kur s’jemi”, – tha Adela Alikaj nga “Streha” në fjalën hapëse të këtij eventi.

Dashuria e transformon njeriun dhe kur pengohet, e ndrydh, e kufizon. Për shume “Jeta pas dashurisë” nuk është gjithmonë “dhe ata jetuan te lumtur përgjithmonë”. Shume njerëz vuajnë, ndëshkohen, përbuzen, përjashtohen sepse dashurojnë”, – vijoi më tej Alikaj.

Në këtë event morën pjesën 175 persona, të cilët paguan një çmim simbolik për të ndjekur galanë e bamirësisë. Kjo është një formë e të mbledhurit të të ardhurave, por jo e vetmja.

Gjithashtu, një numër artistësh vunë punimet e tyre në ankand dhe të pranishmit ofruan shumë të ndryshme. Të ardhurat nga shitja e këtyre punimeve, tregon Ilda Qokaj, do të shkojnë plotësisht për anëtarët e komunitetit LGBTI+ që marrin shërbime pranë qendrës “Streha”.

Ilda Buxhaku ishte një ndër artistet që ka dhënë kontribut në mbrëmjen e bamirësisë me dy veprat e saj.

Të mund te jepja mbështetjen time nëpërmjet artit ishte një nga format më të ndjera dhe përfshirëse për mua si artiste dhe aktiviste”, – u shpreh për Citizens Channel Buxhaku.

Është gjithmonë kënaqësi të mund të tregojmë në shume forma anën tonë më të mirë dhe të duam të përqafojmë diversitetin me një tjetër mendësi dhe shumë dashuri”, – përmbylli Buxhaku.

Jona Haxhialiu, pjesëmarrëse në mbrëmjen e bamirësisë tregon se i pëlqeu atmosfera e krijuar dhe organizimi, i cili bashkoi të gjithë aktorët që punojnë për uljen e homofobisë dhe gjithëpërfshirjen.

Ishte shumë interesante prezantimi i artistëve të rinj dhe të vendit, momenti kur u bë ankandi. Ishte një platformë ku lidheshin shumë bukur pjesa e teknokratëve, e shoqërisë civile dhe e komuniteteve”, – përfundoi Haxhialiu.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *