Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Piramida u mbyll një ditë pas inaugurimit, projekti i ri tkurri gjelbërimin

Një ditë pas inaugurimit të Piramidës së Tiranës, objekti u mbyll sërish për qytetarët.

Rrethimi i Piramidës ka nisur që prej vitit 2019, duke u kthyer për tre vite në një hapësirë të mohuar për qytetarët. 

Edhe pse u inaugurua ditën e enjte, me praninë e kryeministrit, kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe të ftuarve të tjerë, në terren sot vijojnë punimet dhe projekti duket larg finalizimit.

Për herë të parë, kryebashkiaku i Tiranës premtoi rinovimin e Piramidës në 2016, por puna nisi në mandatin e tij të dytë dhe nuk ka përfunduar ende.

Në 2016 Piramida kaloi në pronësi të Bashkisë Tiranë nga Ministria e Kulturës. Një vit më vonë, u hoq edhe si pjesë e qendrës historike të qytetit, duke humbur kësisoj edhe statusin Monument Kulture.

Në mars të vitit 2018 në një takim me Fondin Shqiptaro -Amerikan të Zhvillimit, Veliaj nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit për të kthyer Piramidën në një qendër multifunksionale.

Por gara për ndërtimin e Piramidës së re u hap dy vitë më vonë, më 4 gusht 2020 edhe pse ky vit ishte premtuar nga Veliaj si viti ku Piramida do të ishte gati për të mirëpritur Samitin Dixhital të Ballkanit. 

Projektin për rijetësimin e piramidës e ka realizuar studio holandeze MVDRV, e arkitektit Wini Maas, një nga arkitektët më të afërt të qeverisë i cili ka fituar një sërë projektesh publike dhe private në Tiranë, si kulla “DownTown One”, qendrën Toptani dhe kullën “Tirana Rock”. 

Marrëdhënia mes studios holandeze, qeverisë shqiptare dhe privatëve të akuzuar për pastrim parash tërhoqi vëmendjen e medias prestigjoze “The Guardian” në një artikull të gushtit 2022.

Lexo edhe:

Projekti për rijetësimin e Piramidës ka kushtuar 1.4 miliardë lekë në fazën e tij të parë.

Por në tetor të 2022, Bashkia Tiranë shtoi një tender tjetër me vlerë 228 milionë lekë.

Këtë tender e fitoi “Fusha shpk” dhe “Edil-al-it shpk” në një procedurë të shoqëruar me ankesa. Ky tender shfaqet me dy “flamuj të kuq”, pasi ka pasur mungesë konkurrence dhe ka qenë procedurë me negocim. 

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave ishte 2 shtatori, ndërkohë që një javë pas afatit nuk kishte asnjë informacion mbi pjesëmarrjen. 

Ndër të tjera, në shpalljen e tenderit të parë, vihej re se kriteret përzgjedhëse ishin subjektive dhe kufizonin konkurencën, duke favorizuar kompani të caktuara, çka më vonë tregoi se fituesi i tenderit ishte Fusha shpk, e cila ka fituar një numër të madh tenderash në Bashkinë Tiranë.

Me rinovimin u humbën 9,787 m2 hapësirë të gjelbër

Përpos mungesës së konkurencës në tender, projekti për rijetësimin e Piramidës është shoqëruar edhe me kritika nga ekspertët.

Sipas matjeve nga imazhet satelitore, zona përreth Piramidës së Tiranës ka humbur 9,787 m2 hapësirë të gjelbër, e cila është zëvendësuar me kuba betoni. 

Piramida e Tiranes ne 2019 para nderhyrjes per rinovimin e saj/ Google Earth Pro

Sipas matjeve satelitore në Google Earth Pro, sipërfaqja e Piramidës edhe zonës përreth është rreth 30 488 m2. 

Para fillimit të punimeve zona  kishte 19,843 m2 gjelbërim, referuar matjeve,   ndërsa sot pas ndërhyrjes me 3,498 m3 beton ka mbetur vetëm 10, 056 m2 hapësirë e gjelbër.

Piramida e Tianes pas fillimit te punimeve, nentor 2022/ Google Earth Pro

Arkitetkja Dorina Pllumbi shprehet se projekti është i dobët që “nga ndërhyrja ofenfuese për objektin dhe historinë e përdorimit të tij para dhe pas 90”.

Dorina Pllumbi, arkitekte

“Fakti që e kanë ndjerë nevojën t’i bëjnë kubat ngjyra-ngjyra në momentin e fundit tregon pikërisht për këtë komplesitet të tyrin. Pra, e kanë ndjerë që objekti nuk ka qenë spektakolar e hutues mjaftueshëm për publikun e gjerë, kështu që e kanë parë ë nevojshme të shtojne, në momentin e fundit, disa ngjyra me shumë tek kubat”, shprehet Pllumbi.

Por përpos ndërhyrjes fizike, ajo shprehet se dështimi më i madh është tek procesi jodemokratik i përfshirjes së arkitektëve holandez si dhe neglizhimi i kritikëve lokal.

“Fatkeqësisht është nje replikim i metodave të mëparshme, të trashëguara nga diktatura totalitariste. Kemi vendosjen e disa arkitektëve të oborrit në funksion të pushtetarëve, në këtë rast duke shtuar dhe elementin star-arkitekt, dhe që intimidon të gjithe zërat e tjerë lokale”, shton arkitektja.

Pllumbi argumenton se diskutimi nuk qëndron vetëm tek përçudnimi i objektit, por më shqetësuese akoma është raporti i tij me qytetin.

“Tirana po xhentrifikohet me shpejtësi të frikshme nga ndërhyrje të tilla, pa u kujdesur për impaktin që ato kanë në tregun imobiliar. Ironikisht arkitekti flet për aksesibilitet, të cilin supozohet ta arrijë me shkallët që i vishen objektit”, shton ajo.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *