Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

1096 ditë pa Teatër Kombëtar

Teatri Kombëtar, u shemb tre vjet më parë, në 17 maj 2020, dita që shënoi fundin edhe kufizimit të lëvizjes për shkak të pandemisë.

Sot, sheshi i Teatrit mbetet i rrethuar, punimet nuk kanë filluar dhe ende nuk janë hequr të gjitha rrënojat nga dita e shembjes.

Në 21 Dhjetor 2022 në një ceremoni të mbyllur për publikun dhe median, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj së bashku me kryeministrin Edi Rama, përfaqësues të qeverisë dhe artistë e pozicionuar pro tyre, inauguruan nisjen e punimeve për teatrin e ri.

Mediat dhe qytetarët nuk u lejuan të merrnin pjesë si e as të shihnin ceremoninë nga larg. Ngjarja u transmetua vetëm nga regjia e ERTV (kanali i Kryeministrit në Facebook), me një mungesë transparence për publikun.

Tenderi për Teatrin e ri Kombëtar u shpall plot 870 ditë pas shembjes. Kjo ishte faza e parë, e cila ka një vlerë të fondit limit prej 1 miliardë e 854 milionë lekë pa TVSH.

Projekti për ndërtimin e Godinës së Teatrit Kombëtar, sipas të dhënave të analizuara nga Open Data Albania është investimi i dytë publik me peshën më të lartë në buxhetin e shtetit për vitin 2022.

Sipas parashikimeve në letër, projekti i Teatrit Kombëtar do duhet të realizohet nga Bashkia Tiranë për periudhën 2022-2024, edhe pse zyrtarisht nisja e punimeve u shpall në ditet e fundit të 2022 dhe puna nuk ka nisur ende në terren.

Vlera totale e projektit është 4.8 miliardë Lekë. Viti 2023 do të ketë edhe peshën më të lartë buxhetore për këtë investim, prej 1.5 miliardë Lekësh.

Studimin dhe projektimin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar e kanë bërë dy studio, A&E Engineering dhe Studio Konsulente F&M Ingineria.

Në 2020 bashkia Tiranë hapi një tender me vlerë 60 million lekë, i cili në databazën Open Procurement rezulton me parregullsi, pasi janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues përveç fituesve. Ndër të tjera fituesi ka dhënë një vlerë shumë afër fondit limit të ofruar, teksa bashkimi i dy kompanive të skualifikuara ka dhënë një ofertë më të ulët. Procesi është shoqëruar po ashtu me ankesa.

Premtimet për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar kanë ndryshuar disa herë.

Pasditen e 17 majit të 2020, pasi godina e Teatrit Kombëtar ra, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u lidh drejtpërdrejt me qytetarët dhe e konsideroi vendim të vështirë, por të drejtë ndërtimin e një teatri të ri. Ndërsa tregoi se po përgatiten për të nisur punën për teatrin e ri.

Përpos nisjes së punimeve ai konfirmoi edhe projektin e miratuar për tu zbatuar, i studios Bjarke Ingels Group. Ndërsa më 29 qershor 2021, Veliaj bëri me dije se Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të ri.

Më 5 korrik 2021 u shpreh se viti i ri do të na gjente me një kantier ndërtimi për teatrin e ri.

Por një vit pas kësaj deklarate qeveria arriti të hidhte “gurin e parë” për ndërtimin e Teatrit të ri në dhjetor të 2022. Teksa nga afati i përfundimit na ndajnë vetëm 8 muaj, finalizimi i projektit për ndërtimin e godinës së re të teatrit duket i largët.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *