Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

87% e të rinjve braktisën zgjedhjet, partitë e reja shënuan fitoret e para

“Arsyeja e vetme qe nuk shkova te votoj ishte fakti qe asnjë prej kandidateve të listuar  nuk mendoj se ishin zgjedhja që do doja të përfaqësohesha“, thotë për Citizens Channel 20 – vjeçarja  A. Qevani nga Kuçova.

Sipas të dhënave të raportuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vetëm 13.5% e 122,545 votuesve për herë të parë morën pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Qevani studion në Tiranë dhe nuk u kthye në Kuçovë të dielën pasi ajo nuk beson se vota se saj ka fuqi të ndryshoj pushtetin e instaluar aty prej vitesh.

“Njëri prej kandidatëve ka qenë në pushtet tetë vitet e fundit dhe asnjë ndryshim thelbësor nuk u soll në Kuçovë. Më vjen keq por jam e pashpresë edhe për ndryshimet në të ardhmen e afërt“, përfundon Qevani

Erlis Çela drejtues i departamentit të komunikimit në Universitetin Beder shpjegon se ky bojkot i të rinjve është një kambanë alarmi: “Mesazhi që klasa jonë politike, jep çdo ditë për të rinjtë është që vota juaj nuk vlen për të bërë ndryshimin“, thekson ai.

“Ne nuk e dimë qartësisht sa prej këtyre 122 mijë të rinjve ndodhen në Shqipëri? Emigracioni po zbraz klasat e shkollave dhe auditorët e universiteteve. Ajo që nuk do ta shohë këtë largim masiv është vetëm qeveria, të cilës si duket nuk i interesojnë votat e kësaj kategorie“, pohon Erlis Çela.

Ai shton se mungesa e programeve dhe nismave konkrete për të rinjtë, do ta largojë edhe më shumë këtë kategori nga proceset demokratike.

“Të rinjtë që kandiduan të pavarur nuk e thyen dot sistemin” 

Dy të rinj zgjodhën të kandidojnë të pavarur për këshillat bashkiake të dy qyteteve të vogla. Fatjon Biba dhe Soraldo Nebo që garuan respektivisht në Bashkinë Rrogozhinë dhe Sarandë, nuk ja dolën të merrnin votat e mjaftueshme për të siguruar një vend në “parlamentin e qytetit”.

Të ftuar në podcastin “Zëra” nga Citizens Channel ata prezantuan idetë e tyre pak ditë përpara zgjedhjeve lokale.

Fatjon Biba tha se e bëri këtë zgjedhje si e vetmja rrugë për të qenë i lirë dhe i pavarur nga diktati i kryetarëve të partive. Ndërsa Soraldo Nebo ka pohuar për Citizens Channel se kandidimi nuk ishte zgjedhje e tij, por e komunitetit që e përzgjodhi.

“Partitë e reja politike thyen barrierat e këshillit bashkiak” 

Lëvizja Bashkë dhe Nisma Thurje janë dy partitë e reja që siguruan nga një vend në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori arriti të mbledhë mbi 13,500 vota duke u renditur i treti në garë për kreun e Bashkisë Tiranë. Qori la pas Partinë Demokratike, kandidaten e PDIU Lajla Përnaska dhe Marko Dajtin nga Fronti i Majtë.

“Në Shqipërinë tonë kaq të keq qeverisur e cila vjedh, me një opozitë me një histori po aq të korruptuar mendoj se ka vetëm një rreze shprese dhe ata janë 13800 qytetarët e Tiranës, që jo vetëm na kanë votuar por edhe na kanë besuar“, tha Qori dje gjatë konferencës së parë për shtyp pas zgjedhjeve.

Lëvizja Bashkë dhe Nisma Thurje janë dy partitë e reja që siguruan nga një vend në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori arriti të mbledhë mbi 13,500 vota duke u renditur i treti në garë për kreun e Bashkisë Tiranë. Qori la pas Partinë Demokratike, kandidaten e PDIU Lajla Përnaska dhe Marko Dajtin nga Fronti i Majtë.

“Në Shqipërinë tonë kaq të keq qeverisur e cila vjedh, me një opozitë me një histori po aq të korruptuar mendoj se ka vetëm një rreze shprese dhe ata janë 13800 qytetarët e Tiranës, që jo vetëm na kanë votuar por edhe na kanë besuar“, tha Qori dje gjatë konferencës së parë për shtyp pas zgjedhjeve.

Lëvizja Bashkë arriti të fitojë një mandat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, për kandidaten Mirela Ruko, duke siguruar 7530 vota.

Nisma Thurje është partia tjetër e re që kandidon për herë të parë në zgjedhjet lokale, arriti të sigurojë 5 mandate në Këshillat Bashkikake të Tiaranës (1), Mirditës (1), Korçës (1) dhe Tropojës (2).

6692 votat e mbledhura i siguruan një vend Endri Shabanit në Këshillin Bashkiak të Tiranës.  Nisma Thurje arriti të sigurojë edhe një mandat për Këshillin Bashkiak të Mirditës, për Rigerta Lokun, një mandat në Këshillin Bashkiak të Korçës për Klajdi Pllahën, dy mandatë në Kukës për Rubin Omurin dhe Blerona Potjan dhe një mandat në Kurbin.

“Kjo është një arritje e demokracisë, ky popull po emancipon, po shkon drejt të resë. E kemi puthur Shqipërinë nga Tropoja në Korçë, kjo është një arritje e madhe që vjen me përgjegjësi. Ne kemi përgjegjësinë t’i përmbahemi çdo obligimi që kemi marrë në fushatën elektorale”, tha Pano Soko, përfaqësues i Nismës Thurje.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *