Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Raporti i Freedom House: Shqipëria vend me demokraci të brishtë

Gjatë vitit 2023, në 11 vende nga 29 që përfshin raporti i Freedom House, humbën pikë në demokraci. Shtatë vende pësuan përmirësime. Shqipëria futet tek vendet që pësuan një përmirësim në këtë aspekt.

“Megjithatë, aktivistët qytetarë dhe udhëheqësit demokratikë vazhduan të përpiqen për një qeverisje më të mirë në të gjithë rajonin”, përcjell raporti.

Raporti thekson se e gjithë situata e vendeve të përfshira në raport janë prekur nga lufta në Ukrainë.

Për të 19-in vit radhazi, qeverisja demokratike pësoi një rënie të përgjithshme në rajon që shtrihet nga Evropa Qendrore në Azinë Qendrore.

Një nga gjetjet kryesore të raportit është se institucionet demokratike qëndruan të forta në Ukrainë, por u shembën më në Rusi.

Sipas raportit vendet autokratike mbetën të bllokuara në një rreth vicioz shtypjeje dhe paqëndrueshmërie.

Sa i përket Shqipërisë raporti e vlerëson si një vend me demokraci hibride.

Në raport thuhet se ka një rekord zgjedhjesh konkurruese, megjithëse “partitë politike janë shumë të polarizuara dhe shpesh të organizuara rreth personaliteteve kryesore”.

Më tej veçon se liria fetare dhe liria e tubimit në përgjithësi respektohen por korrupsioni nga ana tjetër mbetet ndër problemet kryesore.

“Pavarësisht përpjekjeve të fundit të qeverisë për t’i trajtuar ato, dhe ndërthurja e interesave të fuqishme të biznesit, politikës dhe medias pengon zhvillimin e organeve realisht të pavarura të lajmeve”, thuhet më tej.

Shqipëria mori 28 nga 40 pikë për të drejtuar politike, teksa grumbulloi 39 nga 60 pikë për të drejtat civile, duke u konsideruar si një vend pjesërisht i lirë.

Sipas Freedom House edhe pse raporti e vendos Shqipërisë afër me vende si Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi, sondazhet tregojnë se shqiptarët janë më optimist për potencialin e anëtarësimit në BE. Sipas tyre kanë më shumë mundësi për të ofruar si në aspektin ekonomik dhe atë demokratik.

“Institucionet demokratike të Shqipërisë sfidohen nga politika partiake klienteliste, një proces i vonuar verifikimi gjyqësor, dhe korrupsioni i shfrenuar”, thuhet në raport.

Më tej thuhet se gjykatat bën hapa të vegjël në adresimin e korrupsionit gjatë 2022.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *