Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Counting Dead Women Albania”; Një nismë përkujtimoreje për viktimat e femicidit

Eva Shimaj dhe Patris Pustina, dy vajza të cilat ia dedikojnë një pjesë të mirë të ditës çështjeve të grave, kanë krijuar një faqe të quajtur “Counting Dead Women in Albania”.

Faqja u hap në 26 nëntor, Ditën Ndërkombëtare të Eleminimit të Dhunës ndaj Grave. Gjatë bisedës mbi këtë iniciativë, Patris shpesh merr fjalën aty ku e le Eva.

Bëmë një çik kërkim se çfarë kishte ndodhur gjatë vitit”, – tregon Eva, “se donim të përfshnim çfarë kishte ndodhur deri në atë moment, dhe të mos rrinim e të prisnim kur do të vritet gruaja e radhës”, – plotëson Patris.

Prej muajit nëntor, faqja numëron 35 postime, që nënkupton 35 gra të vrara nga burrat partnerë ose ish-partnerë apo nga familjarë. Së fundmi, listës iu shtua një tjetër grua me origjinë nga Kosova, emri i së cilës nuk dihet. Ajo jetonte në Zvicër dhe u vra nga bashkëshorti.

Ashtu sikurse në këtë rast, disa prej postime nuk shoqërohen me fotografi të viktimave, si pasojë e mungesës së informacioneve nga mediat apo institucionet, dy nga burimet kryesore nga ku Eva dhe Patris informohen.

Megjithatë, pjesa dërrmuese e postimeve kanë fotografitë e grave që nuk jetojnë më. Disa prej tyre shfaqen të qeshura, plot jetë.

Eva Shimaj dhe Patris Pustina

Kur i sheh të gjitha ato fytyra bashkë, kupton që të gjitha këto janë gra që mund t’i shohësh në rrugë, që me siguri i ke parë në rrugë”, – pohon Patris. “Janë gratë tona”, – plotëson sërish Eva.

Formati i Instagram-it është shumë i dobishëm për këtë”, – përshkruan Patris Pustina, “pasi na jep mundësinë të tregojmë që këto gra ishin njerëz të vërtetë dhe jo thjesht statistika. Kur nuk arrijmë të gjejmë as foto të tyre për t’i kujtuar është dicka shumë e trishtë për ne”.

Poshtë fotografisë së tyre, jepen të dhëna gjenerale mbi viktimën: data e vdekjes, emri dhe mbiemri, mosha dhe kush i mori jetën. Detaje të tjera mbi “motivet” apo elementë përshkrimi si ndodhi vrasja, vajzat i shmangin tërësisht.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by CDWA (@countingdeadwomenalbania)

Një grua u vra dhe kaq është mjaftueshëm. Kur jep arsyen, shpesh përfundon në banalitete si “për motive të dobëta”. Arsyeja e vërtetë e çdo vrasjeje është misogjinia”, – pohon Eva.

Eva Shimaj

“Counting Dead Women Albania” jep informacion mbi femicidin për të gjitha gratë shqiptare, edhe ato që jetojnë në diasporë. Më herët, listës iu shtua edhe Jetmira Beka, vajza 28-vjeçare nga Mitrovica që u vra nga ish-bashkëshorti në prani të së motrës pak ditë më parë.

Është një evidentim i dhunës mashkullore ndaj femrave, nuk është thjesht dhunë apo vrasje në përgjithësi, është dhunë e një natyre specifike”, – shton Eva Shimaj për Citizens Channel, e cila pohon se në këtë faqe nuk përfshihen vrasje të grave nga gratë.

Mund të ketë kritika për këtë, po kjo është një zgjedhje e qëllimshme për të evidentuar një fenomen të caktuar që është dhuna e ushtruar nga burrat ndaj grave”.

“Një grup në WhatsApp për gratë e vrara”

Eva dhe Patris janë shoqe prej vitit 2016. Tashmë, ato janë pjesë e shumë grupeve të përbashkëta në rrjete të ndryshme sociale. Një prej tyre është aktiv vetëm kur ndodh vrasja e radhës. Grupi i WhatsApp ka të njëjtin emër si faqja në Instagram dhe ka tre anëtare: Eva Shimaj, Patris Pustina dhe Fortesa Kabashi një tjetër feministe nga Kosova.

Patris, e cila punon në sektorin e medias, e merr thuajse e para lajmin mbi vrasjen e radhës.

Jemi duke kaluar një ditë krejt normale, – thotë Eva, “ndoshta jemi dhe diku me pushime duke bërë muhabet kot, gallatë”, – merr fjalën Patris, teksa tregon se në momentin që sheh lajmin e një gruaje tjetër të vrarë, për pak minuta situata merr tërësisht tjetër rrjedhë. Biseda kalon te grupi “Counting Dead Women Albania”.

Është ndjesi tepër e keqe sepse po ndodh çdo javë vrasja e radhës e një gruaje shqiptare, sa nuk ka më as çfarë komentesh të reja të bëj kur e marr lajmin”, – përshkruan Eva.

I shohim si gratë që ishin dhe jo thjesht si një lajm tjetër. Ndërkohë që përgatisim postimin, flasim me njera tjetrën për gruan që po kujtojmë. Edhe çojmë foto, diskutojmë kush mund të jetë fotoja më dinjitoze për ta kujtuar atë. Për pak momente ajo bëhet shoqe dhe përfundimisht pjesë e jetës sonë”, – shprehet Patris Pustina

Fakti qe kjo faqe ekziston tregon që janë së paku tre gra që u intereson çfarë ndodhi dhe kujtojnë gruan reale që jetonte mes nesh por tani nuk është më për shkak të dhunës me bazë gjinore. Ndoshta është një ngushëllim i vetvetes, por më vjen mirë që ekziston dicka e tillë”, – thotë Eva.

“Të bën të mendosh; edhe sikur të më vrisnin mua, do jenë të pakten dy veta që do ndalojnë për disa minuta nga dita e tyre për të më kujtuar dhe nderuar ekzistencën time”.

Faqja është një lloj memoriali për gratë e vrara, por edhe një faqe që ofron të dhëna mbi shifrat e larta të femicidit në Shqipëri.

Ne postojmë vetëm kur ndodh një vrasje. Është një lloj alarmi që shtypet sa herë ndodh për ti kujtuar të gjithëve që femicidin akoma nuk e kemi zgjidhur”.

Feminizmi si stil jetese

Eva dhe Patris janë njohur herët me çështjet e feminizmit, nisur dhe nga përvojat e veta personale. Eva tregon se që fëmijë ka refuzuar t’i bindet rregullave dhe normave gjinore, ndërsa Patris është ndeshur me blogje mbi feminizmin sapo aksesoi internetin.

Patris Pustina

Patris kujton përvojën e saj të parë me një realitet të cilin vijon të sfidojë. Në moshën 6-vjeçare ajo lexoi vargjet e poetit Tasim Gjokutaj që titullohej “Bisedë me mbesën”.

“Gruaja të heshtë,

Gjuhën ta shtrëngojë,

Nën thundrën e burrit gjithë jetën të rrojë,

Të punojë më shumë sesa një gomar,

Se ajo ha bukë, gomari ha bar.

Të shitet të blihet si lopa në treg,

Të fejohet foshnjë qëkur është në djep”

Pjesë nga poezia e Tasim Gjokutaj, “Bisedë me mbesën”

Dukshëm është e ekzagjeruar, por unë si fëmijë u tmerrova dhe mbaj mend që i shkova mamit duke qarë”, – rrëfen Patris, teksa shpjegon se e ëma, për ta ngushëlluar, i thotë se poezia nuk është për të.

Dhe ajo që unë kuptova dhe mami nuk po e kuptonte është që në qoftë se ia bëjnë një gruaje, ia bëjnë të gjitha grave. Unë, ti dhe ajo jemi njësoj. Asnjëra prej nesh nuk është e sigurtë derisa secila prej nesh të jetë e sigurtë”, – përfundon Patris Pustina.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *