Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Shkrirja e Albanologjisë”, ristrukturim apo cenim i lirisë akademike?

Kërkues shkencorë të Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) kundërshtojnë nismën e qeverisë që parashikon shkrirjen e institucionit dhe transferimin e të gjithë veprimtarisë së tij te Akademia e Shkencave.

Akademia e Shkencave është një institucion shtetëror që drejtohet nga ish-politikani Skënder Gjinushi dhe po ashtu ka në përbërje të saj, në masë dërrmuese, politikanë dhe ish-politikanë. Propozimi ka ardhur vetë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Nebi Bardhoshi, drejtor i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, pjesë përbërëse e ASA-s, u shpreh se ata janë njohur me këtë vendim përmes rrugëve in formale dhe se një vendim i tillë, në rast se miratohet, do të ketë pasoja të mëdha.

Cenohet liria akademike. Në një vend që cenohet liria akademike, është cenuar liria më kryesore pas dinjitetit njerëzor”,  – shprehet Bardhoshi për Citizens Channel.  “Cenohet autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor; cenohet karriera dhe liria e çdo studiuesi që ka investuar kohë dhe energji në këto fusha kërkimi”, – vijon më tej ai.

Studiuesja Ledi Shamku tha se ky vendim do t’i shkaktojë regres të madh fushës së Albanologjisë.

Rikthehet edhe një herë në një piramidë me majë kryetarin e akademisë, e gjithë dija albanologjike për të cilën kemi kaq kohë për të cilën përpiqemi ta demokratizojmë”.

Nga ana tjetër, Skënder Gjinushi, e sheh vendimin si nevojë për rregullimin me ligj të Akademisë së Studimeve Albanologjike, duke argumentuar se kjo është një kërkesë që vjen në kuadër të antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Akademia e Shkencave ka përgjegjësinë t’i propozojë qeverisë një reformim jo vetëm të vetes, që e bëri në fazën e parë, por edhe të sistemit të kërkimit shkencor. Ne kërkojmë që të rigjallërohet kërkimi, të fuqizohet kërkimi, të shtohen kapacitetet intelektuale dhe financiare”.

Gjinushi thekson se qeveria dhe ministria janë të detyruara ta rregullojnë statusin juridik të Akademisë së Studimeve Albanologjike, ndërkohë që përfaqësuesit e ASA – së konfirmojnë se gëzojnë status të plotë të veprimtarisë së tyre.

“Me një urdhër të  Ministres së asaj kohe të zonjës Nikolla të majit të vitit 2018 u konfirmua statuti i institucionit tonë, më vonë presidenti i Republikës dekretoi, emëroj sipas parimeve kushtetuese, neni 92 , gërma G, rektorin e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe procesi vazhdoj”. përfundoj Nebi Bardhoshi.

Një peticion dhe dhjetëra reagime kundër projektvendimit për shkrirjen e ASA

Një peticion i hapur nga Akademia e Studimeve Albanologjike me titullin “Shpëtoni ASA” ka arritur të mbledhë 308 nënshkrime në vetëm pak orë.

Qëndresa Qytetare, një organizatë e cila ka ngritur prej vitesh zërin rreth problematikave në arsim, përmes një deklarate u shpreh se projektligji vendos lirinë akademike në rrezik.

VKM-ja për shkrirjen e saj me Akademinë e Shkencave është e paligjshme, e pakonsultuar dhe pa vullnetin e Senatit Akademik të ASA, siç e parashikon neni 30, pika 4 e ligjit për Arsimin e Lartë”, – shkruhet në deklaratën për shtyp.

Një vendim i tillë “i hap rrugën një precedenti të frikshëm, ku Qeveria apo Ministria e Arsimit mund të shkrijë dhe shuajë se ekzistuari çdo Universitet Publik në vend, pa dëshirën dhe vullnetin e tyre”, – thuhet më tej në këtë deklaratë.

Mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe akademiku Artan Fuga, i cili i kundërpërgjigjet deklaratës së Skënder Gjinushit që shprehej se ndaj këtij procesi është vetëm një person kundër.

“Deri sot ishte një kundër, por mos harrojë i lutem që qysh pardje janë 100 profesorë te tjerë te albanologjisë që e quajnë si ai i pari këtë akt të dëmshëm”, – ka shkruar Fuga në rrjetin social Facebook.

Solidaritet me shkrirjen e ASA – së ka shprehur edhe grupi aktivist ATA.

“Për gjithë çka Akademia Albanologjike ka dhënë në shoqëri, meriton përkrahje të plotë nga të gjithë ne. Në krah të ASA-s! Liri Akademisë! ”, – kanë postuar ATA.

Akademia e Studimeve Albanologjike u krijua në vitin 2008 me qëllim modernizimin e sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave ku u bashkuan katër Institute (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërkimore (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish-Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *