Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Pas 5 vitesh bie për herë të parë numri i lejeve të ndërtimit

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit ka rënë për herë të parë pas 5 vitesh, në tremujorin e parë të 2023.

dhënat e Institutit të Statistikave, tregojnë se sipërfaqja e lejeve të dhëna në kryeqytet ishte rreth 200 mijë metra katror në tremujorin e parë të këtij viti.

Është shënuar një rënie e ndjeshme prej 75% krahasuar me të njejtën periudhë një vit më parë. Gjatë 2022 u shënua dhe një rekord i dhënies se lejeve të ndërtimit me rreth 800 mijë metër katror.

Ky është niveli më i ulët që nga 2018 kur ka nisur edhe rritja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet.

Tirana është qyteti më i prekur nga rritja e numrit të lejeve të ndërtimit, por sipërfaqja e lejeve të ndërtimit ka shënuar rënie edhe në qytetet e tjera të vendit.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e parë 2023, është 415.842 m2, nga 1.031.088 m2 miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar një ulje prej 59,7%.

Krahasuar me sipërfaqjen totale të lejeve të ndërtimit gjatë tremujorit të parë, në Tiranë u dhanë 50% e lejeve të ndërtimit nga 87% që ishte pesha në tremujorin e parë 2022.

Në vitin 2022, Bashkia Titanë dha leje për rreth 1.81 milionë metra katror sipërfaqe ndërtimi.

Bashkia Tiranë ka qenë në qendër të kritikave për sa i përket dhënies së lejeve të ndërtimit. Edhe gjatë fushatës elektorale, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është pyetur dhe kritikuar më së shumti për lejet e ndërtimit dhe ndërtimin e kullave në qendrën historike të qytetit.

Procesi i ndërtimit në kryeqytet është parë nga ekspertët si një formë e pastrimit të parave. E gjitha kjo në kurriz të trashëgimisë së Tiranës dhe hapësirave të gjelbra.

Po ashtu në vëmendje të kritikës së ekspertëve ka qenë dhe qendra e Tiranës, e  cila është rrethuar me kulla shumëkatëshe dhe sikurse të dhënat tregojnë ndërtimet vijnë duke u rritur. Në tetor 2022 u prezantua plani për një tjetër kullë shumëkatëshe në qendër të kryeqytetit.

I gjithë procesi i ndërtimit ka sjellë pasoja dhe në trashëgiminë dhe identitetin e qytetit.

Një investigim i Citizens Channel, publikuar në maj të 2021 shpjegon si Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare po zëvendësojnë godinat historike me kulla shumëkatëshe, duke anashkaluar një sërë procedurash ligjore.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *