Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

“Pasaportat e arta”: Nisma e qeverisë për shitjen e nënshtetësisë tek investitorët e huaj pritet me kritika

Komiteti Shqiptar i Helsinkut paraqiti sot një analizë mbi rrezikun që i kanoset Shqipërisë në rast se miratohet ligji që u garanton të huajve “pasaportën e artë”. Pjesë e këtij diskutimi ishin përfaqësues të ambasadës holandeze, anëtarë të shoqërisë civile dhe gazetarë.

“Shtetësia evropiane nuk është në shitje” ishte një ndër qëndrimet kryesore të ekspertëve që kërkojnë të mos kalojë ligji që u lejon të huajve që dëshiroj të investojnë shuma të mëdha në Shqipëri të marrin shtetësi përmes “pasaportave të arta”.

Anëtarësimi në BE kërkon përgjegjshmëri dhe pasaporta është një nder mbrojtjet më të mira për qytetarët e Evropës. Për ta thënë troç: shtetësia nuk është për shitje”, – shpreh në fjalën e tij ambasadori holandez Reinout Vos.

Shqipëria ende nuk e ka miratuar këtë ligj dhe është në pritje të përgjigjes nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë mbi rastin e Maltës, i cili është shumë i ngjashëm me të Shqipërisë.

Erida Skëndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit u shpreh se “pasaportat e arta” mund ta përballin Shqipërinë edhe më tej me “krimin e organizuar, korrupsionin, evazionin fiskal, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”.

Më tej, Skëndaj shton se problematikat mund të kenë shtrirje edhe në Evropë, si rrjedhojë e mundësisë për të lëvizur lirshëm në zonën Shengen.

Dhënia e pasaportave pa kryer kontrollet e nevojshme lejon individët dhe subjektet me lidhje të dyshimta me krimin e organizuar apo potencial korrupsioni të lëvizin në Bashkimin Evropian”, – shpjegon Skëndaj teksa thekson se legjislacioni shqiptar nuk parashikon kritere të qarta, të qëndrueshme dhe të standardizuara të kontrollit të sigurisë dhe të integritetit.

Parlamenti Evropian i ka kërkuar Shqipërisë në raportin e vitit 2022 të mos e miratojë këtë ligj.

Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rreziqe sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, korrupsionit të financimit të terrorizmit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis të BE-së. Si vend kandidat, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të tillë.

“Raporti i Parlamentit Evropian, 2022”

Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian, u shpreh se nuk duhet pritur rasti i Maltës për të kaluar ose jo këtë vendim, pasi është kritikuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe organizatat e shoqërisë civile.

Unë besoj që rreziku si me amnistinë fiskale ashtu edhe me pasaportat e arta lidhet edhe me mënyrën sesi sot funksionon tregu, se çfarë burimi kapitali do t’i hapim rrugën, se çfarë të drejtash do t’u japim individëve të cilët nuk kanë asnjë lidhje me vlerat dhe standardet shqiptare për të investuar këtu”, – tha Tabaku në fjalën e saj.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *