Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Qeveria shkrin Akademinë e Albanologjisë duke injoruar kundërshtinë e akademikëve

Qeveria zyrtarizoi sot vendimin për shkrirjen Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA). Projekt vendimi i qeverisë për këtë nismë u bë i njohur vetëm pak ditë më parë nga stafi i ASA, të cilët e denoncuan si jo-transparent dhe cenues të lirisë akademike.

“Akademia është e pa-akredituar nga ana e programeve të studimit. Nuk është akredituar asnjëherë“, tha Ministrja e Arsimit Evis Kushi sot.

Ministrja shoti se kjo akademi ishte e vetmja që nuk u akreditua nga vlerësuesit britanik të kontraktuar nga qeveria, ccka e bën të pamundur që ky institucion të lëshojë diploma.

“Ka 8 vite që Akademia nuk regjistron asnjë student në asnjë program studimi dhe kjo i bën pasive të gjitha programet“, argumentoi ajo në daljen e saj publike.

Afrim Krasniqi, Drejtor i Institutit të Historisë në ASA, e kundërshtoi këtë duke shpjeguar se Ministria i kërkonte të hapnin nivelin “Barchelor“ por ata nuk munden pasi janë studiues.

“Jemi gati të bëjmë doktoratura dhe kemi bërë, jemi gati të bëjmë dhe mastera dhe kemi aplikuar disa herë për mastera dhe Ministria na ka thënë që nuk ju miratojmë Masterin sepse duhet diskutuar çështja e Barchelorit. Na kanë thënë hajde negociojmë për të bërë draftin. Vendosni ju draftin dhe ne jemi dakord, por ata s’kanë vendosur asnjëherë“, argumenton Afrim Krasniqi në një takim të organizuar dje me qytetarë të cilët u solidarizuan kundër shkrirjes së ASA – së.

Ai shprehet se kjo situatë i kujton kontrollin punëtor të revolucionit kinez të viteve 70.

“Një institucion i dekretuar nga presidenti shkrihet dhe shkon në varësi të një institucioni të pa dekretuar“, vijon Krasniqi.

Ai përfundon  se kjo çështje do të ndiqet dhe kundërshtohet ligjërisht nga në Gjykatën Administrative, Kushtetuese dhe çfarëdolloj rruge ligjore me partnerë ndërkombëtarë apo aleatë perëndimorë.

ASA i kundërpërgjigjet vendimit për shkrije

Senati i Akademisë u mblodh menjëhere pas deklaratës publike të ministres së Arsimit dhe Sportit duke u pozicionuar plotësisht kundër këtij vendimi të Këshillit të Ministrave.

“Është një vendim politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri dhe është hartuar pa konsultime dhe pa transparencë“, citohet në deklaratë.

Në deklaratë theksohet se ASA do të vazhdojë misionin e saj për mbrojtjen e lirisë akademike duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të një shteti demokratik.

Sa do i kushtojë qeverisë mbyllja e ASA – së?

Prej vitesh tashmë ASA dhe katër institutet e saj realizojnë shumë bashkëpunime ndërkombëtare, me një mori ekipesh të përbashkëta me specialistë vendas e të huaj. Ata kanë listuar dhjetëra marrëveshje, për të cilat shprehen se vendimi për shkrirjen e institucionit i vë në rrezik.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *