Rritja e kërkesës për punësim nga operatorët turistik po përballet me mungesë të fuqisë punëtore.

Një monitorim i Qëndresës Qytetare (QQ) analizon arsyet dhe pasojat e mungesës së punëtorëve në këtë sektor.

Në vitet e fundit 2019 dhe 2022, Shqipëria ka shënuar vlerën më të lartë sa i përket numrit të vizitorëve. Pesha e sektorit të turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto PBB, është rritur nga 4% në 17%. 

Turizmi bregdetar është ai që zë peshën më të lartë, ku ndër to mungesa e punëtorëve mbete një ndër problematikat kryesore.

 “Kryeson sezonaliteti i lartë, shkalla e qarkullimit të punonjësve dhe mungesa e fuqisë punëtore, që rrezikojnë të ndikojnë në cilësinë e shërbimit dhe marrjen e vendimeve jo shumë favorizuese dhe të mirëmenduara për biznesin”, thuhet në monitorim.

Sipas analizës së QQ, vendi vijon të ketë stafe të pa kualifikuara në turizëm, pasi të rinjtënuk preferojnë studimet në këtë profil.

“Biznesi shfaqet i pafuqishëm në mbajtjen e punonjësve edhe jashtë sezonit të aktivitetit turistik”, thuhet në monitorim. 

Sa i përket numrit real të të punësuarve, monitorimi nxjerr në pah se ka një mospërputhje të dhënash, pasi ka informalitet të lart në këtë sektor. 

“Ekziston një mopërputhje ndërmjet të dhënave të publikuara nga institucionet përkatëse dhe situatës reale të numrit të të punësuarve, pagave dhe lejeve të qëndrimit reale me të cilët bizneset operojnë. Nga vëzhgimet dhe deklaratat nga përfaqësues të sektorit shfaqet një mospërputhje e këtyre elementëve në shifrat e publikuara”, thuhet në raport. 

Mungesa e fuqisë punëtore ka bërë që bizneset të punësojnë shtetas të huaj.

“Ajo çfarë nisi si një frikë e drejtuesve të njësive ekonomike tanimë po kthehet në realitet gjatë 2 viteve të fundit”, thuhet në raport. 

Sipas analizës, punësimi i shtetasvë të huaj rrit me 20-30% koston për punëtorë edhe pse ndikon pozitivisht në cilësinë e shërbimit dhe të punës.

“Problem ose shqetësim i vetëm ngelet qarkullimi i këtyre punonjësve ose përdorimi i vendit si “trampoline” për kalimin në vendet e Europës Qëndrore”, vijon më tej raporti.

 Për përmirësimin e kësaj situate, në raport rekomandohet marrja e masave për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit dhe të ndërhyet në infrastrukturë në zonat rurale dhe periferike.

Po ashtu rekomandohet hartimi i strategjive afatgjata mbi turizmin bregdetar që stimulojnë zhvillimin e këtij sektori edhe jashtë sezonalitetit të parashikuar. 

“Stimulimi i një sezoni bregdetar më të zgjatur dhe suportimi nga ana e institucioneve për realizmin e këtij plani. Kjo do ndikojë në reduktimin e shkallës së ndikueshmërisë së problemeve kryesore me të cilat po përballet turizmi bregdetar aktualisht”, thuhet në raport. 

Rekomandohet ritja e foksuit ndaj kontrolleve periodike në industrinë e turizmit. Sipas raportit, këto kontrolle duhet të kenë në vëmendje informalitetin. 

Raporto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu