Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gjermania, “toka e premtuar” e mjekëve shqiptarë

“Nëse një ditë do të kthehem në Shqipëri, do të jetë për arsye personale dhe jo profesionale”,  thotë e bindur mjekja interne Riviola Papathanasi. Mjekja e re prej vitit 2012 ushtron profesionin e saj në Gjermani.

Pas diplomimit në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 2009 si mjeke e përgjithshme, Papathanasi ka bërë një vit stazh pranë Spitalit Ushtarak (sot Qendra e Traumës) dhe një vit specializim për mjeke endokrinologe. Duke e parë nga afër se si funksionte sistemi shëndetësor shqiptar, ajo vendosi të mësonte gjermanisht dhe të vazhdonte karrierën e saj në Gjermani.

 “Pse Gjermani? Sepse atje ofrohej mundësia për tu specializuar dhe njëkohësisht një pagesë e kënaqshme, gjë e cila mungonte në Shqipëri”, tregon për Citizens Channel Papathansi.

Zgjedhjen e saj, vitet e fundit e kanë bërë qindra mjekë të rinj shqiptarë. Këtë gjë na e konfirmon më konkretisht Fatmir Brahimaj, President i Urdhërit të Mjekut. “Largimi i mjekëve është i fenomen që po ndodh në të gjitha vendet e lindjes, por tek ne gjendja është më problematike. Vetëm në tre vitet e fundit kanë ikur mbi 450 mjekë dhe vetëm për janarin e këtij viti janë larguar 20 mjekë.”

Të gjithë mjekët që shkojnë në Gjermani duhet të pajisen me Çertefikatën e Sjelles së Mirë që lëshohet nga Urdhri i Mjekut. Kjo çertifikatë është një vërtetim që tregon se mjekët nuk janë dënuar gjatë ushtrimit të profesionit.

“Shqetësues është fakti se numri i mjekëve që largohen brenda vitit po barazohet me numrin e mjekëve të diplomuar po atë vit. Kjo situatë do të ndikojë tek puna që do të kenë mjekët të cilët qendrojnë këtu sepse po të vazhdojmë me këto ritme ata do të kenë më shumë ngarkesë dhe cilësia e shërbimit në vendin tonë do të bjerë”, thotë Brahimaj për Citizens Channel.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=KyYQ9iJtTZQ&w=560&h=315]

Urdhëri i Mjekut gjatë lëshimit të çertefikatës pyet mjekët përse vendosin të largohen. “Së pari shkojnë atje për një jetesë më të mirë, për  mundësi më të mira në karrierën e tyre, për kushte më të mira të punës, për një pagë më të mirë dhe për një vlerësim moral më të mirë, sepse siç e dijmë këtu veç pagave të ulëta është edhe kriza e besimit të publikut tek bluzat e bardha.”

Sipas të dhënave të këtij institucioni pjesa më e madhe e atyre që largohen janë të rinj të sapodiplomuar, të rinj që kanë pak eksperinecë pune, por ka edhe nga ata që kanë specialitete dhe kanë një stazh prej 5-10 vitesh punë.

Të krijohet një mjek është një investim i madh, jo vetëm i personit dhe familjes, por edhe shoqërisë e shtetit, prandaj Brahimaj thotë se duhen bërë poltika të tilla që edhe mjekët tanë të ndihen komodë si kolegët e tyre në vendet e tjera.

“Ministria e Shëndetësisë e di këtë problem. Gjithë klasa politike duhet të kenë në qendër të vëmendjes zgjidhjen e problematikave që i detyrojnë mjekët të lenë vendin e tyre”, shprehet Brahimaj.

Numri i lartë i mjekëve që largohen nga Shqipëria ka dhënë efekete edhe në sistemin shëndetësor. Presidenti i Urdhrit të Mjekëve tregon për Citizens Channel se në spitalet rajonle mungojnnë 16 kirurgë, 14 obstetër-gjinekologë, 11 anestezistë, 12 kardiologë, 21 pediatër, 9 neurologë dhe 7 imazheristë.

Autor: Amarildo Topi

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *