Rreth Nesh

Citizens Channel (CC) është një organizatë e pavarur mediatike e themeluar në vitin 2016 nga Fondacioni Friedrich Ebert, e cila ofron një platformë të hapur për zhvillimin e gazetarisë së thelluar përmes metodave inovative, larg nga interesat e politikës dhe biznesit.

Misioni i Citizens Channel: 

Citizens Channel është një organizatë jo-qeveritare e cila ka për qëllim të promovojë zhvillimin e gazetarisë qytetare në Shqipëri dhe të fuqizojë zëra të përgjegjshëm qytetarë në përputhje me vlerat e një shoqërie gjithë pranuese, tolerancës dhe lirive dhe të drejtave të njeriut;

Fusha e veprimtarisë së Citizens Channel:

  • Të ofrojë praktika periodike trajnimi për gazetarinë online, televizion, raportim live,
    montazh video, audio prodhim, web media, blogosferë;
  • Të kontribuojë në edukimin dhe sensibilizimin e publikut për rëndësinë e mediave në
    ndërtimin dhe ruajtjen e një demokracie ligjore dhe funksionale;
  • Të promovojë nisma për afirmimin e të drejtave themelore të individëve dhe
    favorizimin e integrimit mediatik dhe social të kategorive në nevojë;
  • Të mbështesë me këshillim dhe teknikë mediatike nisma të ndryshme sociale nga
    komunitete dhe organizata jo fitimprurëse me akses të kufizuar mediatik;
  • Të zhvillojë dhe forcojë bashkëpunimin me partnerë, të tjera subjekte publike dhe
    private, institucione mediatike, institucione që ushtrojnë veprimtari social-kulturore
    apo që kanë qëllime të ngjashme dhe që i bashkon misioni dhe qëllimet;
  • Të këshillojë institucione publike e subjekte të tjerë për cështje të hartimit të politikave
    të ndryshme mediatike.
  • Të bashkëpunojë me grupet identitare për përmbushjen e qëllimit.

Aktiviteti i Citizens Channel:

Citizens Channel është themeluar në vitin 2016 si iniciativë e Fondacionit Friedrich Ebert.

Në Qershor  2018 Citizens Channel nisi implementimin e projektit  “Young journalists write about social and political problems in Albania ” me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert. Gazetarë të rinj dhe profesionist u angazhuan në krijimin e artikujve të formatit “long reads”, nën mbikëqyrjen e redaktimin e Citizens Channel.

Në Shtator të vitit 2018 CC nisi implementimin e projektit “Citizens Channel në Media” mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë me objektiv krijimin e produkteve mediatike me standarde profesionale pa ndikim në qasjen editoriale, të fokusuara në pesë fusha prioritare që përfshijnë: mjedisin, të drejtat e njeriut, infrastrukturën, mbrojtjen e konsumatorit, shëndetësinë, edukimin dhe menaxhimi e mbetjeve.

Nga Nëntori 2018 Citizens Channel po implementon projektin “Small City, Big Stories” me mbështetjen e Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Shqipëri. Projekti ka për qëllim të forcojë impaktin e grupeve vulnerabël me anë të krijimit të një platforme inovative
“storytelling” ku do të publikohen një cikël dokumentarësh interaktiv. Duke organizuar në fund një cilkël trajnimesh online që do të fuqizojnë aktivistët dhe gazetarët e rinj me aftësitë e duhura për ta pasuruar.