Mbi raportin e KE për prokurimet publike

Komisioni Evropian publikoi  raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat synojnë futjen në Bashkimin Evropian. Pikat kryesore të përcaktimit të zhvillimit të shtetit shqiptar drejt Bashkimit Evropian janë: sfera politike, administrata publike, sistemi gjyqësor, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, të drejtat e njeriut, e drejta e shprehjes, ekonomia, marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe bashkëpunimi rajonal, aftësia për të përmbushur detyrimet e pjesëmarrjes në BE dhe emigracioni.

Këto ishin çështjet kryesore në të cilat raporti për Shqipërinë ishte bazuar. Një nënçështje shumë e rëndësishme është dhe “prokurimet publike” të cilat hyjnë tek zhvillimi ekonomik i Shqipërisë. Prokurimet publike janë kontratat që lidhen nëpërmjet institucioneve të shtetit shqiptar dhe operatorëve ekonomikë. Përgjithësisht këto kontrata janë në formën e tenderave, koncensioneve / PPP apo ankandeve.

Ligji shqiptar, por edhe udhëzimet e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia e Prokurimit Publik e inkurajojnë shtetin shqiptar që këto kontrata të lidhen në mënyrë transparente dhe të eleminohet mungesa e konkurrencës së lirë në treg.

Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2019 njeh progres në këtë fushë, por thekson se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të parandaluar korrupsionin në sektorin e prokurimeve publike.

Në raport thuhet se gjatë vitit të ardhshëm, Shqipëria duhet:

-Të sigurojë shtrirje të mëtejshme me direktivat e vitit 2014 mbi prokurimin publik të BE-së, duke përfshirë edhe atë në sferën e shërbimeve dhe koncesioneve, si dhe me Direktivat e Prokurimit të Mbrojtjes së BE-së.

– Të sigurojë kapacitete adekuate administrative në autoritetet kontraktuese dhe institucionin e auditit të lartë.

– Të miratojë një strategji të prokurimit publik në përputhje me strategjinë e menaxhimit të financave publike të përgjithshme.

Më tej në raport theksohet se ligji në fuqi në Shqipëri për prokurimet publike është në një linjë me direktivat e Bashkimit Evropian, si dhe thekson rolin e Agjencisë së Prokurimit publik si institucion monitorues në procesin e prokurimit dhe thekson se ka më shumë nevojë për përmirësim në : suport të mëtejshëm të autoriteteve kontraktuese, forcimi i sistemit “e – procurement”, monitorimi i implementimit të kontratave dhe analiza të trendeve të tregut në prokurimet publike.

Rreth dy javë më parë Agjencia e Prokurimit Publik (APP)  raportoi pranë Komisionit Parlamentar të Ekonomisë se 39% e ankesave të bëra tek Komisioni i Prokurimit Publik pranë APP janë konsideruar të sakta nga ky komision. Në këto raste komisioni i ka kthyer pas vendimet e marra nga autoritetet kontraktuese.

Një shkrim investigativ i BIRN nxjerr në pah se gjatë viteve të fundit, një numër shumë i lartë kontratash të lidhura konsiderohen “sekret shtetëror ” duke e bërë shumë të vështirë gati të pamundur marrjen e informacionit të detajuar dhe transparencën në lidhje me këtë proces.

“Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi tregojnë se klasifikimi i prokurimeve publike si sekret shtetëror ka njohur një rritje eksponenciale që nga ardhja në pushtet e kryeministrit socialist Edi Rama. Nga viti 2014 deri në vitin 2018, qindra kontrata publike, duke filluar nga teknologjia informacionit, mirëmbajtja e ndërtesave publike e deri tek shërbimeve qeveritare janë klasifikuar si sekret”, thuhet në shkrimin e BIRN.

Citizens Channel f.s

 

Shfaqja vanitoze që paralajmëron më shumë kulla dhe më pak transparencë

Pas përfundimit të festimeve për Ditën e Verës, të shtyra në 17 Mars për shkak të paralajmërimeve për stuhi e shi me gjyma, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njoftoi rikandidimin e tij.

 

Rastësi pas rastësie, ashtu si dielli i ditës së verës një ditë pas protestave të opozitës, edhe manifestimi i Veliajt përkoi me festimet madhështore të Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste.

Njoftimi i pasua nga një fushatë intensive komunikimi me shpallje në mure, dalje në media dhe ri-publikime të sloganeve në rrjetet sociale nga përfaqësues të administratës.

Një kërkim i thjeshtë në Twitter i sloganit #TiranaqeDuam tregon publikimet dhe shpërndarjet në seri nga administrata e Bashkisë së Tiranës, çka të jep përshtypjen e një fushate të mirë koordinuar.

Pak ditë më pas, në 21 Mars, Veliaj shfaqet në një spot televiziv në tarracën e gjelbëruar të bashkisë, ku flitet për parqe, shkolla, kopshte dhe livadhe, por fshihet me kujdes kantieri i ndërtimit të kullave 24 katëshe që gjendet përballë tij, në një perimetër të përjashtuar së fundmi nga zona muzeale.

Kullat prej 77 metrash do të ngrihen në një distancë prej vetëm, 8.4 metrash nga Sahati i Tiranës (monument kulture) dhe 8.7 metra nga godina e Bashkisë, nën një prapavijë të turbullt ligjore.

Ky kantier është vetëm një nga një duzinë kullash që kanë nisur të ngrihen në qendër të Tiranës, me bekimin e Kryetarit Veliaj dhe miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, si vazhdim i “Planit Francez” të iniciuar nga Edi Rama në vitin 2003.  Në këtë video arkitekti Winey Mass shpjegon gjatë një leksioni në Londër marrëdhëniet me Kryeministrin dhe përsërit disa herë që kullat dhe ndërtimet porositen nga vetë Kryeministri.

Rastësisht, ky rezulton të jetë edhe koncepti i arkitektëve që kanë projektuar sheshin “Skënderbej”. Në një intervistë për emisionin Exclusive, Freek Persyn arkitekti i studios belge 514E, tregon qartë vizionin për t’i ndryshuar godinat ekzistuese të sheshit:

“Të shohësh gjërat e ndryshme që janë aty, t’i pranosh siç janë, ndoshta t’i ndryshosh në të ardhmen. Kur e bëmë propozimin 10 vite më parë ideja ishte që edhe ndërtesat duhet të transformohen, ne duhet të bëheshim pjesë e transformimit të vetë sheshit”.

Si për ta përforcuar këtë, Kryeministri Rama deklaroi dje gjatë fjalimit shembjen e Teatrit Kombëtar, Muzeut dhe Teatrit të Kukullave. Ai shpërfilli qëndresën një vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila u përgjigj se do ta ndalojë këtë gjenocid urban që po kryhet në favor të ndërtuesve.

Deklarata e Plotë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit:


Ndërkohë edhe opozita hesht, duke mos dhënë asnjë reagim për deklarata paralajmërimet e Kryeministrit për shndërrimin e qendrës historike të qytetit,

Kongres apo anti-miting?

Të lodhur (disa nga rruga e disa të tjerë nga dielli), shqiptarët dëgjuan personazhet kryesore të Partisë Socialiste, nën një koreografi madhështore, të flisnin për “partinë kuq e zi”, integrimin evropian dhe zhvillimin e pandalshëm të ekonomisë dhe sundimin e ligjit.

Shumë pak u fol për gjendjen e jashtëzakonshme që po kalon sot vendi për shkak të ngërçit në të gjitha shkallët e pushtetit. Shqipëria ka mbetur pa Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese, me një President që kërcënon të japë dorëheqjen, një Parlament që nuk funksionon, por kontrollohet plotësisht nga një parti e vetme që qeveris me ligje speciale të propozuara  dhe miratuara nga ajo vetë.

Në këtë situatë, kur çdo metodë institucionale dhe ligjore është zhdukur, e vetmja gjuhë komunikimi me qytetarët mbetet rruga, çka e ka kthyer dialogun politik në një garë mes opozitës dhe qeverisë për numrin e personave që kanë nxjerrë në sheshe.

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë së pas komunizmit, u zhvillua një aktivitet partiak në një shesh të hapur.

Kongresi është një aktivitet i brendshëm i anëtarëve të partive politike, ku strukturat e të gjitha niveleve votojnë për të zgjedhur përfaqësinë apo ndryshuar ligjet dhe statutin e partisë. Një kthim pas në histori tregon se partitë shqiptare gjithmonë i kanë zhvilluar kongreset në salla private apo ambiente të mbyllura.

Por dje, shqiptarët u bënë dëshmitarë të një kongresi, njëkohësisht dhe një shpallje kandidimi që në fakt ngjason shumë (për nga përmasa dhe pjesëmarrja) me hapjen e një fushate elektorale të kuruar në detaj, ndërkohë që Neni 77 i Kodit Zgjedhor përcakton qartë se fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve, ditë që përkon me datën 31 Maj.

Pjesa dërrmuese e të mbledhurve ishin të pajisur me flamurin kombëtar dhe në raste të veçanta të kapte syri ndonjë flamur të Partisë Socialiste; simbolikë thjeshtësisht e përkthyeshme kjo: Shqipëria para Partisë! Partia Socialiste që në logon e përzgjedhur për fushatë elektorale “Shqipëria që duam” qartazi ka përdorur dhe po përdor elementin nacionalist për të fituar mbështetje popullore.

Akuzat e shoqërisë civile, investigimet e gazetarëve, qëndresa e Teatrit, Unazës së Re, revolta e studentëve dhe fermerëve tregojnë se Shqipëria e vërtetë është shumë larg skenografisë perfekte në të cilën u prezantua kandidimi i Erion Veliajt.

Një demonstrim i këtij lloji, ngre një sërë pyetjes mbi legjitimitetit, kostot financiare, përputhshmërinë me ligjin dhe transparencën.

Kush paguan për tubimin e djeshëm?

Një fotografi e planvendosjes së aktivitetit të sotëm e siguruar nga Exit.al, tregon infrastrukturën e vendosur përgjatë sheshit “Nënë Tereza” dhe Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndër më të mëdhatë dhe të kushtueshmet të realizuara ndonjëherë në Tiranë. Pajisjet përfshijnë 10 mijë karrige, një ekran led i përmasave gjigante prej 75m2, pesë monitorë prej 15 m2, foni me bokse të fuqishëm që mbulon të gjithë gjatësinë e bulevardit, mijëra flamuj kombëtar, materiale promovuese etj.

Me mijëra mbështetës të Partisë Socialiste iu bashkuan manifestimit nga e gjithë Shqipëria. Nga vëzhgimi në terren rezulton se vetëm përgjatë bulevardit Bajram Curri (nga ish-Piramida tek ish-Parku i Lojërave 7 xhuxhat), gjendeshin 18 autobusë udhëtarësh dhe furgona shkollash, të gjitha të parkuara në korsinë e rezervuar për transportin publik, ku normalisht qendrimi i automjeteve ndëshkohet me gjobë.

Sot për herë të parë në histori, u zhvillua një përzierje atipike midis kongresit të një partie, mitingut elektoral të përmasave gjigante dhe startimit të fushatës zgjedhore jashtë afatit të përcaktuar në ligj.

Situatë që në fund të ditës, përforcon idenë se i gjithë aktiviteti i sotëm kishte formën e një antimitingu për t’i treguar kundërshtarin dhe se dialogu politik ka përfunduar në përplasje numrash.

Kur dhe si do të deklarohen shpenzimet e këtij aktiviteti?

Është pothuajse e pamundur që të identifikohet një shifër e saktë e përdorur për shpenzimet e tubimit  të sotëm partiak në mes të Tiranës. Mungesa e transparencës në financimin e partive politike është një problem urgjent në Shqipëri pasi hapësirat e krijuara në ligj i bëjnë të pafuqishme institucionet monitoruese që kanë si detyrim sigurimin e transparencës.

Partitë politike ende nuk kanë dorëzuar raportet financiare për vitin 2018, kjo sepse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i lë hapësirë deri më 31 Mars të këtij viti për të dorëzuar raportimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të vitit që lamë pas.

Koha e gjatë nga shpenzimi tek raportimi, është ngritur shpesh nga ekspertët si një problem që mundëson manipulimin e të dhënave financiare, përmes marrjes së faturave fiktive apo deklarimit të shpenzimeve jo-realiste.

Pse ka rëndësi transparenca?

Zgjedhjet lokale këtë vit janë duke u zhvilluar në kushte të pazakonta politike për vendin. Pas heqjes dorë nga mandati të deputetëve të opozitës, vendi është duke kaluar një kohë të vështirë politike. Kjo situatë ka edhe efektet e veta në pushtetin vendor, sidomos pasi kur liderët e partive opozitare kanë deklaruar se nuk do të hyjnë në zgjedhjet vendore nëse nuk ndryshon qeveria. Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve ndërkohë ka thirrur dhe anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor të opozitës për tu përfshirë në zgjedhje, por deri tani ka vetëm bojkot nga opozita. Megjithëse, zyrtarisht fushata zgjedhore nuk ka filluar ende (sipas KQZ), u kuptua lehtësisht se Partia Socialiste ndezi motorrët e fushatës.

Një WC dhe pak ujë të ngrohtë për të voglën time

*Nga Arlinda Shehu

Për të gjithë ata që e kanë përjetuar prindërimin, është e kotë të them se çfarë është ajo çka në jetë i çon në “ferr” apo “parajsë”.

Një muaj më parë ime bijë, vetëm 15-muajshe, u shtrua në spitalin pediatrik (QSUT) në repartin e Nefrologjisë. Procedura e shtrimit ishte tërësisht e thjeshtë: Ime bijë me 41 temperaturë, shkuam tek urgjenca e pediatrisë, u bënë analizat, u morën rezultatet, u shtrua.

Në dhomën e caktuar për të qëndruar kishte një lavaman, një tavolinë, një komodinë, një dollap të vogël (që shërbente edhe si “mur” ndarës me dhomën ngjitur), si dhe një krevat.

E kotë të them që qëndrimi ishte i lodhshëm (më shumë mendërisht se fizikisht): antibiotiku që futej me shiringë përmes vigonit, në 6 të mëngjesit, 12, 18, 00 të natës, serumet në 8 të mëngjesit dhe 8 të darkës, ndërsa ime bijë qante teksa shikonte litarin e serumit të lidhur pas dorës së saj dhe lëvizte duart pa pushim duke bërë që serumi të zgjaste dy orë e jo rrallë të duhej të ndërronte vigonin  e të shpohej nga e para.

Të gjitha këto, pjesë normale e të qëndruarit në spital.

Për ata që mund të keqkuptojnë, JO, nuk kam dhënë asnjë ryshfet as për pastrueset, as për infermieret, as për doktorët, as për rojën te dera. Dhe as nuk më kërkoi njeri. Të paktën, jo shprehimisht.

Ajo çka më bëri përshtypje në 6 netë të qëndrimit tim dhe sime bije ishin kushtet dhe rregullat e spitalit:

  • Ishte vetëm një krevat për të rritur ku duhet të flinim unë dhe ime bijë, sepse nuk kishte krevat për fëmijë. Fjetja në një krevat me të voglën që mbante vigonin në dorë ishte i ankthshëm. Frika se mos ndoshta të zinte gjumi dhe ti mund t’i zije dorën me vigonin poshtë teksa ajo rrotullohej në gjumë, të bënte të mos flije (për të mos folur pastaj për rehatinë e krevatit, faktin që mund t’i përplasej koka apo mund të përplaste dorën me vigon pas murit etj).
  • Dhomat nuk kishin ujë të ngrohtë. Megjithëse në një repart ku fëmijët janë të shtruar për shkak të infeksioneve urinare, sa herë që ndërroja time bijë, duhet të shkoja tek infermieria dhe të merrja ujë të ngrohtë në mënyrë që ta laja. Përveç kësaj, duke qenë se edhe atje uji ngrohej me një bolier të vogël poshtë lavamanit, kishte raste që duhej të prisje ca, sepse uji ishte mbaruar nga nënat e tjera që gjithashtu duhet të lanin fëmijët e tyre.
  • Dhomat, sigurisht, nuk kishin banjë më vete, por edhe banja që ndodhej në fund të korridorit ishte banjë, e cila nuk kishte shkarkues uji dhe të duhej të mbushje kova me ujë për ta lënë banjën të pastër. Sigurisht që nuk kishte ujë të ngrohtë. Për më tepër, ishte një banjë për të rritur. Dhe nuk kishte banjë për fëmijë. Jo! Në spitalin e fëmijëve nuk ka banjë për fëmijë!
  •  Nuk lejohej sjellja nga shtëpia e çarçafëve apo jastëkëve, por meqë qëllova në spital në fundjavë, kur ime bijë volli mbi krevat, u desh goxha diskutim për të marrë çarçaf të ri, sepse nuk kishte të tjerë dhe nëse vinin urgjenca të tjera, nuk dinin ç’t’u jepnin pasi ishin pushim ata që sillnin çarçafët.
  • Bashkëshorti im, babai i sime bije, nuk lejohej të qëndronte në spital përveçse në orarin e vizitave (njësoj si një kushëri apo koleg pune). Lejohej të qëndronte vetëm nëna. Një gjë e tillë shkaktoi një lodhje tepër të madhe për mua,  6 ditë 24 orë në spital, dhe një frikë të madhe te ime bijë, së cilës largimi i të atit ia shtoi edhe më shumë frikën e qëndrimit në spital.

Diçka që ishte e vështirë për mua dhe besoj për çdo prind tjetër, përveç kushteve të spitalit, është edhe mënyra e sjelljes e stafit mjekësor me fëmijët: nuk kishte asnjë ndryshim nga mënyra se si sillen me të rriturit, qëndrim i njëjtë, e folur e njëjtë. Është e kotë pastaj të them që kishte raste kur një pjesë e stafit mërzitej pse fëmijët e sëmurë (të mbyllur brenda dhomave) kishin dëshirë të dilnin nëpër korridor për të luajtur me njëri-tjetrin. Sepse nuk kanë një vend për të luajtur në spitalin pediatrik. Dhe janë fëmijë.

Është e vërtetë, në fakt. Pediatria është lyer nga jashtë dhe i kanë bërë ca vizatime. Edhe fotot që bëhen aty te hyrja e spitalit, dalin shumë të bukura në facebook. Por, ndoshta, drejtuesit tanë të shëndetësisë bëjnë mirë të futen edhe brenda pavioneve. U takon atyre që të shohin përtej lyerjeve dhe vizatimeve. Dhe të marrin masa. Dhe meqë janë prindër vetë, të kuptojnë rëndësinë e masave të tilla. Sepse shëndeti*, thotë populli ynë, është mbi gjithçka.

*mendor dhe fizik

*Citizens Channel

EUPH: “28 vite më pas studentët ende thërrasin: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa'”

Forumi i Politikave të Integrimit/EU Policy Hub (EUPH) përmes një reagimi ka shprehur mbështetjen për protestat studentore që po zhvillohen prej pesë ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

” Me shqetësim të thellë dhe besim të madh, vërejmë se sot, plot 28 vite nga 8 dhjetori 1990, studentët vazhdojnë të udhëhiqen nga thirrja: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në faqen e EUPH në “Facebook”.

Pas këtij konstatimit EUPH rendit disa “problematika të rënda” të sistemit arsimor shqiptar:
Duke pasur parasysh problemet e rënda me të cilat vazhdon të përballet arsimi shqiptar, në mënyrë të veçantë: financimin e ulët publik të arsimit dhe kërkimit shkencor (të fundit në rajon, me vetëm 3.1% të PBB — nga të cilat 1% të shpenzuara drejtpërdrejt nga familjet për pagesa tarifash), kostot e larta të studimeve në raport me nivelin e ulët të të ardhurave në vend (të parët në rajon, me 3.9% të totalit të shpenzimeve familjare që shkojnë për arsim), mangësitë e theksuara në infrastrukturën dhe mjetet didaktike të kampuseve universitare (nga auditorët e mbingarkuar, te mungesa e internetit dhe burimeve bibliotekare online), korrupsionin në nivele ende alarmante (70% e studentëve mendojnë se është i pranishëm në programin e tyre të studimit), si edhe problemet me konceptimin dhe zbatimin e reformës aktuale në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, ne i gjykojmë këto protesta të drejta dhe koherente.

Rrjeti i profesionistëve të rinj ka mbështetur kërkesat e studentëve duke renditur më tej renditur katër kërkesa që sipas tyre  do të rrisin cilësinë e arsimit dhe kërkimit shkencor duke e sjellë atë më afër standardeve evropiane:

  • Rritjen urgjente të mbështetjes financiare publike për arsimin dhe kërkimin shkencor në vend deri në nivelin e mesatares së vendeve të BE-së, me 5.1% të PBB për arsimin dhe 0.5% të PBB për kërkimin shkencor të lidhur me të;
  • Ndërhyrjen urgjente në infrastrukturën dhe mjetet didaktike të kampuseve universitare, veçanërisht në bibliotekat fizike dhe ato virtuale, deri në plotësimin e kushteve që janë normale për çdo universitet europian;
  • Zbatimin e politikave urgjente për ndëshkimin e korrupsionit në arsim;
  • Rishikimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në bashkëpunim të plotë me studentët

Në përfundim të reagimit EU Policy Hub ka shprehur gadishmërinë për të ofruar aftësitë profesionale në përmbushje të hartimin dhe monitorimin e vazhdimësisë së këtyre politikave.

*Citizens Channel | /l.k./

Reagimi i plotë i EUPH:

15 % e studentëve pranojnë se i blejnë esetë. Çfarë mund të bëjnë universitetet për këtë?

Një studim i ri për plagjiaturën në universitete ka zbuluar se studentët janë të pashqetësuar për një praktikë që njihet si “kontrata e kopjimit”.

Termi “kontrata e kopjimit” u përdor në vitin 2006 dhe përshkruan studentët që paguajnë për të marrë punime të gatshme. Në atë kohë kjo ishte diçka e parëndësishme, por tani është kthyer në një problem të madh.

Vetëm në vitin 2017, Daily Telegraph raportoi se më shumë se 20,000 studentë kishin blerë ese të shkruara nga dy qendrat më të mëdhaja të vendit që shkruajnë ese.

Bazuar në studimin e vitit 2018, rreth 31 milion studentë universiteti në të gjithë botën janë duke paguar palë të treta për të shkruar punët e tyre.

Kjo shifër e tronditëse është nxjerrë duke shqyrtuar 65 studime për “kontratën e kopjimit”. Që nga viti 2014, rreth 15.7% e studentëve të anketuar kanë pranuar se i blinin detyrat dhe esetë. Rritja “kontratës së kopjimit” flet shumë në lidhje me pikëpamjet për arsimin modern.

Kush kopjon?

Një studim i kohëve të fundit, i udhëhequr nga Universiteti i Australisë Jugore, zbuloi se studentët në të gjithë botën demonstronin sjellje proporcionale më të larta të kopjimit. Kështu bënë edhe studentët të cilët folën në një gjuhë tjetër përveç anglishtes në shtëpi.

Në vitin 2013, një sondazh i madh online mbi ndershmërinë akademike në gjashtë universitete australiane gjeti se studentët  ndërkombëtarë ishin  shumë më pak të vetëdijshëm për proceset e integritetit akademik dhe shumë më pak të sigurt për mënyrën se si të shmangin shkeljet e integritetit akademik.

Një studim i vitit 2015 për kërkesën e studentit amerikan për detyra të prodhuara në treg, zbuloi se studentët që kishin gjuhën angleze si gjuhë të parë dhe kërkonin ese të blera në treg ishin po aq sa ata që e kishin gjuhën angleze gjuhë të dytë.

Një studim i kohëve të fundit për “kontratën e kopjimit” në Australi arriti në përfundimin se mbipërfaqësimi i studentëve flasin anglisht dhe nuk e kanë gjuhën e tyre amëtare në anketat e mashtrimit lidhet me dështimin e universiteteve për të ofruar mbështetje për zhvillimin e gjuhës dhe të të mësuarit. Studentët janë të ngarkuar me përfundimin epunëve  për të cilat ata nuk kanë njohuritë bazë të gjuhës angleze.

Burimi: The Conversation
Ndoshta është koha për të ndryshuar formatin e eseve

Çfarë mund të bëhet për këtë?

Kompanitë që zbulojnë plagjiaturën siç është Turnitin, mund të zbulojnë ngjashmëri me materialin që tashmë ekziston. Por kompanitë që shkruajnë ese promovojnë faktin se produkti i tyre është origjinal.

Në shkurt të këtij viti, Turnitin tregoi planet për të goditur “kontratën e kopjimit”. Zgjidhja e propozuar, hetimi i autorësisë, shpreson të automatizojë një proces të njohur për çdo njeri që tregon: zbulimin e ndërrimeve të mëdha në stilin e shkrimit individual të nxënësve që mund të kërkojnë  ndihmë nga një palë e tretë. Por, pavarësisht këtyre avancimeve teknologjike, studentët që po shkojnë te shërbime të tilla kanë arsye shumë më të komplikuara sesa dembelizmi apo mosrespektimi i përgjegjësisë personale.

A ja vlen?

Pavarësisht çështjes së moralit në lidhje me notat dhe pagesën për to, ka disa dëshmi që tregojnë se studentët nuk janë duke marë atë që po paguajnë. Një eksperiment në Britaninë e Madhe zbuloi standardin jashtëzakonisht të ulët të punës tek “fabrikat e eseve”. Nga të gjitha esetë e blera, askush nuk e mori notën që kërkonte.

Në vend që të blejnë nota të larta, studentët e dëshpëruar po shfrytëzohen nga kompanitë që përfitojnë nga shumë mangësi (shkrim-leximi i ulët dhe injoranca e protokolleve të plagjiaturës)  të studentëve.  Një aspekt më pak i dukshëm i “kontratës së kopjimit” që nuk mund të fiksohet nga softueri inteligjent është natyra grabitqare e kompanive të fabrikës së eseve.

Sipas një studimi të vitit 2017 mbi faqet e internetit të mashtrimit, ofruesit tregtar mbështetet në teknikat e marketingut bindës. Ata shpesh ri-paketojnë një zgjedhje jo etike në maskën e ndihmës profesionale për studentët të cilët janë të ngarkuar me një ngarkesë pune të kërkuar.

Si mund ta parandalojmë?

Vitet e fundit, disa studiues kanë hulumtuar për ligjshmërinë e “kontratës së kopjimit”, së bashku me mundësitë e përcaktimit të një vepre penale të re sipas ligjit penal për dhënien ose reklamimin e “kontratës së kopjimit”.

Në vitin 2011, për shembull, në Zelandën e Re u fut një ligj që e bën vepër penale atë që ofron shërbime si “kontratën e kopjimit”. Megjithatë, kriminalizimi i shërbimeve të tilla çon në mënyrë të pashmangshme ndjekjen penale të nxënësve që mashtrojnë , gjë që sistemi ligjor deri  tani nuk ka qenë i gatshëm ta bëjë.

Por, edhe duke hequr  mundësinë e veprimeve ligjore, plagjiatura ka pasoja të rënda për studentët e universitetit nën politikat e sjelljes së keqe, duke përfshirë heqjen e kredive të kurseve, dëbimin dhe një rekord të përhershëm për kopjimin.

Ridizainimet e punëve të dhëna janë mënyrat kryesore për të trajtuar problemin në rritje të “kontratës së kopjimit”. Sugjerimet e fundit fokusohen në zhvillimin e vlerësimeve autentike: detyra që pasqyrojnë më shumë kërkesat e botës reale që studentët do të përballen pasi të diplomohen nga universiteti.

Për shembull, në vend që thjesht të përfundojë një ese, një student i historisë mund të jetë i ngarkuar të intervistojë një organizatë jofitimprurëse lokale dhe të prodhojë një emision potkast. Mësuesit që përdorin vlerësime autentike shpresojnë të ulin kopjimin  duke i lidhur mësimet me shpresat e studentëve për të ardhmen e tyre dhe një përfitim i dukshëm është vështirësia e kopjimit në detyra të tilla të individualizuara.

Turnitin punon për të reduktuar punën e studentëve në modele dhe algoritme, duke zhdukur kopjimet  dhe kopjimet e supozuara. Por një përgjigje më e konsiderueshme duhet të marrë parasysh arsyet komplekse që studentët i drejtohen këtyre shërbimeve në radhë të parë.

Të kuptosh se pse studentët janë të gatshëm të paguajnë për punët e tyre mund të hedh dritë gjithashtu për një problem në zemër të arsimit të lartë – ai që lidhet me paketimin tonë të tanishëm të njohurive si një burim që do të blihet, dhe jo një ndjekje fisnike që është e denjë për të gjithë energjinë , kohën, dhe vëmendjen që studentët duhet ti kushtojnë mësuesit.

 

Çështja mjedisore për ta mbajtur orën e verore…gjithë kohës

Rezulton se shkuarja herët në shtrat dhe ngritja herët në mëngjes e bën njeriun të shendetshëm, të pasur dhe…efiçent.

Pas orës 1 të natës në Oksford, papritmas koha shënoi orën 2, dhe Britania e Madhe u fut  zyrtarisht në atë që quhet “Koha Verore Britanike”, në të cilën do të qëndrojë për 7 muajt e ardhshëm. Pjesa tjetër e Europës, i çoi akrepat e orës një orë para në të njëjtin moment, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kaluan në “orën verore” në fillim të marsit. Kjo praktikë është e njohur si kursim i kohës gjatë ditës.

Po nëse të gjitha këto vende do të mbanin orën e verës gjatë gjithë dimrit? Rreth një dekadë më parë, studiuesit në Universitetin e Kembrixhit patën bënë një hipotezë të fortë në lidhje me këtë dhe që në Mbretërinë e Bashkuar të paktën, do të kishte një varg efektesh pozitive.

Dymbëdhjetë muajt e orës së verës mund të zvogëlojnë vdekjet në rrugë dhe krimin, të nxisin biznesin dhe tregtinë dhe gjithashtu të reduktojnë konsumin e energjisë në kohë maksimale deri në 8%. E gjithë kjo është e mundur, sepse periudhat tona më aktive do të përputheshin më mirë me orët e ditës.

Zhvendosja e kohës së përdorimit të energjisë elektrike ka rritur axhendën akademike për një arsye tjetër. Kërkesa fleksibile ka potencialin për të kursyer miliarda në integrimin e burimeve të ripërtëritshme, të tilla si era dhe dielli.

Logjika është e thjeshtë: kërkesa më e lartë për energjinë  është në dimër rreth orës 17.30. Kjo ndodh kur njerëzit vijnë në shtëpi dhe shumë biznese janë ende të hapura. Ndodh gjithashtu kur është  ftohtë dhe errët dhe ne kemi nevojë për energji shtesë për ngrohje dhe dritë. Megjithatë, prodhimi nga energjia diellore me karbon të ulët është shumë e mundur të jetë zero.

5:00 e mbasdites apo 6:00?
Burimi: The Conversation

Nëse Koha Britanike Verore do të vazhdonte gjatë dimrit, problemi i pikut të kërkesës do të zvogëlohej. Gjithkush do të ngrihej një orë më herët, do të punonte më herët dhe do të kthehej në shtëpi më herët, shpesh kur ende ka dritë. Aktiviteti do të vazhdonte të kishte kulmin në orën 5:30, por në të njëjtën kohë do të ishte më herët sesa në përëndimin e diellit.

Duke pasur parasysh se ndriçimi mund të jetë përgjegjës vetëm për 20% të kërkesës kulmore në Britaninë e Madhe, ka shumë mundësi për kursimin e energjisë. Një studim zbuloi se përdorimi i energjisë në kohë të ndryshme mund të çonte në uljen e pikut deri në 8%.

Në mbrëmjet kur ka ende dritë, mund të ketë akoma energji diellore për uljen e mëtejshme të kërkesës neto për lëndë djegëse fosile. Kursimet në mbrëmje do të tejkalonin çdo rritje potenciale në mëngjes. Pra, pse nuk flasim më shumë rreth asaj se si mund të ndihmonin orët e ditës përpjekjet për të dekarbonizuar? Një arsye është ekonomia politike – ndërsa ngritja një orë më parë ka kuptim për një ekspert në politikën e energjisë apo sigurinë rrugore, nuk do të ishte domosdoshmërisht popullore për  publikun (për të mos përmendur fermerët skocezë ose fëmijët adoleshentë).

Është i njëjti problem që prek shumë masa të tjera potencialisht shumë të ndjeshme për kursimin e energjisë: sa më shpejt që të ketë madje një shans të largët  por jo të përshtatshëm për njerëzit, nuk ka gjasa të shohë dritën e ditës. Kjo është pjesë e arsyes pse bërja e politikës së energjisë dominohet nga masat për të rritur furnizimin siç janë bimët e reja bërthamore ose mbështetja për burimet e ripërtëritshme. Përmbushja me anën e kërkesës kërkon shumë guxim politik.

Është interesante se si një shoqëri e tërë ri-sinkronizon aktivitetet e saj bazuar në një ndryshim të akrepave të orës. Megjithatë, nëse njerëzit ngecin në ritmin e tyre ata mund të shmangin orët më të këqija dhe madje të kthehen në shtëpi gjatë ditës, gjatë dimrit.

Sigurisht që nuk është kaq e thjeshtë. Ritmet tona ditore forcohen fuqishëm nga konvencionet tradicionale, të tilla si orët e punës, orët e shkollimit dhe orari i hapjes së dyqaneve. Filloi në shekullin e 19-të me fabrikat që përdorin kohën për të sinkronizuar fuqinë punëtore të tyre në në turnet. Me ardhjen e hekurudhave, orët në të gjithë vendin u sinkronizuan dhe miliona njerëz filluan të vepronin në të njëjtin ritëm – jo ritmin e tyre natyror, por ritmin e orës.

Ka disa përfitime të dukshme në pasjen e një fuqie punëtore në të njëjtin vend në të njëjtën kohë. Megjithatë, kur shikohet sistemi si një i tërë, sinkronizimi sjell me vete disa sfida serioze, sidomos për kufizimet e kërkesës kulmore.

Prandaj nuk mund të jetë e dobishme që të ndërrosh ditën e secilit për një orë me një ndryshim të orës në sinkronizim në nivel kombëtar. Lejimi për të zhvilluar më shumë diversitet mund të jetë i favorshëm. Orët më fleksibël të punës mund të zvogëlojnë dhe të përhapin majat. Kjo madje mund të inkurajohet në rajone të ndryshme, duke pasur parasysh se Cornwall, në bregun jugor të Anglisë, përballet me kushte shumë të ndryshme të ditës sesa, për shembull, në veri të Skocisë.   Nuk duhet të prisni as qeverinë. Vjeshtën tjetër, kur orët të kthehen, rebelohuni dhe thjesht shkoni në shtrat një orë më parë – domethënë, mos ndryshoni asgjë. Ju jo vetëm që do të zvogëloni kërkesën për energji, por do të ndihmoni gjithashtu në diversifikimin e saj.

 

Artan Fuga: “Parashutimi i gjeneralit! Dorëheqja e ministrit të brendshëm!!!”

 

Akademiku Artan Fuga ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një qëndrim mbi dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai e konsideron një “ogur të keq” dorëheqjen në momentin kur ministri “kishte vendosur të vinte dorë” duke shtuar se përtej argumenteve të opozitës dhe qeverisë, faktor vendimtar ka qenë pamundësia e veprimit.

Fuga flet edhe për ministrin e ri Sandër Lleshi, duke vënë theksin tek semantika e konceptit “gjeneral” që shoqëron emërimin e tij: “Gjithë shanset dhe fatkeqësitë e tij do të varen nga semantika e konceptit ‘gjenerali'”.

Më tej nëpërmjet shembujve historik të ministrave shqiptar ai shtron si argument rëndësinë e ndarjes së postit politik nga ai ushtarak.

Qëndrimi i plotë i Akademikut Artan Fuga:

“Përtej atyre që e konsiderojnë si një fazë e re suksesesh që do të arrihen (edhe mundet, por nuk kam arsye të besoj),

Përtej atyre që e konsiderojnë si një fitore të opozitës (edhe mundet por le ta shohim me prova në kuptimin përtej politik),

Përtej atyre që gjejnë konspiracione, luftë për pushtet, përplasje klanesh (edhe mundet, por janë në nivelin e supozimeve).

Sa më vjen në ndërgjegje është që :

Ministri i brendshëm nuk u dorëhoq për arsye personale, as për vëllain, xhaxhain, çunin e tezes apo komshiun!

Nuk janë këta faktorët vendimtarë shpjegues.

Në çdo dorëheqje ka një pamundësi veprimi, sepse mosveprimi të jep përgjegjësi që nuk do t’i mbash, nuk dëshiron t’i mbash.

Pikërisht në kohën kur ai deklaron: Shihni se çfarë do të ndërmarr këtë javë!!!
Dorëhiqet kur paskish vendosur të vinte dorë!!!

Pastaj heq dorë!

Dorëheqja pra është një sinjal e ogur i keq. E keqja ka vajtur në atë shkallë sa që brenda lidershipit një njeri që nuk mund të thuhet se nuk e njeh situatën, se nuk kishte ambicje politike, po ndihej i paaftë, i pazoti, i pafuqishëm të vepronte.

Sinjali është se forcat që e pengojnë janë më të forta se faktorët e shkruar në kompetencat e tij.

Ministri i ri është një zotëri i mençur, besoj i pakorruptueshëm deri tani, i pastër. Unë ja kam parë edhe kapacitetet intelektuale, që janë tejet tejet të mira. Jo të zakonshme.

Si qytetar i dua suksesin atij sepse kjo është fitorja edhe e pushtetit edhe e opozitës. Nga kjo pikëpamje midis interesit të opozitës që ai të dështojë dhe interesit po të opozitës që ai të ketë sukses, unë si qytetar zgjedh që ai të ketë sukses!

Le ta shohim.

Por, kujdes, veprimi i tij është brendashkruar në kontekstin e sotëm të semantikës të fjalës “gjenerali” me të cilën u shoqërua emërimi i tij.

Gjithë shanset dhe fatkeqësitë e tij do të varen nga semantika e konceptit “gjenerali”.

Gjenerali? Nuk dua të besoj se ndokush do të na bëjë të besojë se lufta kundër krimit tani është çështje ushtarake dhe jo policore dhe ruajtje e rendit. Nuk është çështje tankesh, aviacioni apo manovrash luftarake në front. Nuk është çështje ushtarake por politiko-policore.

Nga kjo të ruhemi ne edhe ai!

Mos duhet ta largojnë nga rrafshi politiko-policor duke e aventuruar drejt kotësive të manovrave ushtarake të rekrutëve që me kanatjere pastrojnë cepat e rrugëve nga barishtet e këqia gjatë verës?

Uroj që jo! Ta shohim!

Gjenerali? Unë e kuptoj që ndofta ka një shpresë te një njeri që vjen jashtë dhe nga larg organeve dhe personelit të strukturave të rendit. Ndofta është një distancim besimi nga grupime aty që nuk kanë më besimin e politikës? Ndodh që nga jashtë vjen shpëtimi!

Por, a do ta pranojnë këto struktura gjeneralin, apo do t’a evincojnë e flakin jashtë si trup të huaj? Ta shohim!

Do të jenë ditë dhe muaj dramatikë për të! Por, burri prandaj është që të sfidojë me një projekt të fuqishëm. Burri dhe gruaja dinjitozë nuk dorëzohen kollaj kur angazhohen!

Përndryshe gjenerali bëhet një burokrat zyrash. Por, kombi nuk e ka rritur për atë punë.

Në historinë politike të këtij shekull njihen operacione të rrezikshme shpëtimi sektorësh nëpërmjet parashutimit të individëve të pastër nga jashtë.

Mesia? Isai?

Kanë parashutuar gjeneralin?

Le ta shpresojmë!

Mision i vështirë, por ushtari a gjenerali në front për këtë paguhet. Adrenalina e madhe!

Gjenerali? Kujdes, fara e dështimit të ministrave të brendshëm nga Koci Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e deri te Xhafaj (pa lidhje mes tyre) ka qëndruar se ministri nuk ka ditur të ndajë postin si politik, si post civil, nga drejtuesit e policisë si rrobe ushtarake.

Si qëmoti deri edhe tani!

Politizimi i policisë dhe militarizimi i postit politik të ministrit.

Gjithë natën dhe gjithë ditën, në debate ka një gafë epokale, nga analistët e sofistët: Posti i ministrit të brendshëm nuk është ai që drejton operacionet antikrim.

Nuk është Xhafaj që duhej të udhëhiqte operacionet. Ai duhej të udhëhiqte politikën në sektor, politikën civile.

T’i ruhet gjenerali tentacionit ushtarak për të komanduar si strateg policie a fronti.
Arti politik aty është të udhëheqë politikisht pa drejtuar ushtarakisht!

Dramë e madhe do të jetë. Por, unë kam besim te inteligjenca e tij.

Por këtë nuk ta mësojnë as rregulloret ushtarake as edhe traktatet dhe manualet e luftërave napoleoniane!

Ta shohim!

Posti i ministrit është politik dhe jo ushtarak sikurse kuptohet.

Gjenerali duhet t’i hedhi spaletat sa kohë do të jetë aty, tre ditë, tre muaj, apo tre vjet. T’i vendosi në një kornizë dhe t’i mbajë në shtëpi.

Janë sherr budallenj ata që e shtyjnë drejt kostumit “prej leshi” ushtarak!!!

Ja uroj suksesin me zemër sepse kam simpati personale të bazuar në njohje intelektuale te ai.

Por, gjenerali duhet të kthehet në një civil. Që sapo të marri dekretin në dorë për të drejtuar ushtarako-policët!”

*Citizens Channel /l.k./

Rreth gjysma e lindjeve po ndodhin jashtë martese dhe sinjalizojnë një ndryshim kulturor

Bazuar në një raport të Kombeve të Bashkuara,  numri i lindjeve jashtë martesës është duke u rritur, gjë që sinjalizon për ndryshime kulturore dhe ekonomike.

40% e të gjitha lindjeve në Shtetet e Bashkuara tani ndodhin jashtë martesës,  nga 10 % që ndodhnin në vitin 1970, bazuar kjo në raportin vjetor të “United Nations Population Fund” (UNPFA), siguruesi më i madh i të dhënave ndërkombëtare mbi seksualitetin dhe shërbimet shëndetësore për riprodhimin. Ky numër është edhe më i lartë në Bashkimin Evropian.

Lindjet jashtë martese në rritje në SHBA dhe BE

Lindjet jashtë martese në rritje në SHBA dhe BE Burimi: United Nations Population Fund

“Në BE ndodhin më shumë lindje jashtë martese për shkak se shtetet anëtare kanë sisteme shëndetësore që mbështesin balancimin gjinor për kujesin ndaj fëmijës”,  tha në një intervistë Michael Hermann, këshilltar për ekonominë dhe demografinë, në UNPFA. Sistemet e kujdesit të shëndetit publik, pagat gjatë periudhës së lejes së lindjeve, programet e edukimit të hershëm dhe  lehtësirat për taksat iu japin prindërve të pamartuar mbështetje më shumë se sa një partner mund të japë.

Të dhënat tregojnë se lindjet e tilla në SHBA dhe BE janë dominuese më shumë tek prindërit e pamartuar sesa tek nënat beqare, thotë raporti. “Të dhënat sugjerojnë se normat sociale dhe fetare rreth martesës, shtatzanisë dhe grave në punë, kanë ndryshuar”, tha Kelly Jones, drejtoreshë e Qendrës për Ekonominë dhe Shëndetin Riprodhues në Institutin për Politikat Kërkuese për Gratë.

Jones gjithashtu theksoi se rritja e lindjeve jashtë martesës është e lidhur me shtatzanitë e vona.  “Gratë janë duke i kërkuar të drejtat e tyre në mënyrë profesionale”, tha ajo. “Mëmësia e vonë është një vendim racional kur konsideron impaktin që ka në karierrë dhe ky trend është duke u rritur”.

Mosha mesatare në të cilën një grua amerikanë lind fëmijën e parë sot është 27 vjeç nga 22 që ishte në vitin 1970. Ndërkohë që numri i martesave po bie në Shtetet e Bashkuara, numri i të rriturve që bashkëjetojnë është rritur në mënyrë të rregullt. Kjo ndarje është akoma më shumë evidente tek personat nën 35 vjeç të cilët përfaqësojnë gjysmën e çifteve që bashkëjetojnë, megjithëse rritja e numrit të atyre që bashkëjetojnë eshtë duke ndodhur tek të gjitha moshat.

Progresi tradicional i jetesës Perëndimore, “ka ardhur në rënie”, tha John Santelli, profesor për popullsinë, mjek shtëpie dhe pediatër tek “Columbia’s Mailman School of Public Health”. Partnerët që bashkëjetojnë janë duke u bërë me fëmijë përpara se të martohen. Ky trend i shtrirë në kohë është duke ndodhur në vendet e zhvilluara.

Pavarësisht statusit prindëror, çiftet po zgjedhin të mos kenë fëmijë fare. Renditja e  fertilitetit në Shtetet e Bashkuara pësoi një rënie historike për 30 vitet e fundit, bazuar tek Qendra për Parandalimin dhe Kontrrollin e Sëmundjeve. Hermann tha se rritja e lindjeve jashtë martesës e ka reduktuar uljen e fertilitetit, që “do të ishte edhe më e shtrenjtë nëse gratë nuk do të kryenin lindje jashtë martese”.

“Ky trend do të vazhdojë, nuk ka asnjë dyshim për këtë”, tha ai. “Nuk mund të shkojmë mbrapa tek vitet ’50”.

Burimi: Bloomberg

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel / F.S

Shënim: Një Zv. Ministër i akuzuar për plagjiaturë dhe disa politika të Ministrisë së tij

Zëvendësministri i Arsimit dhe i Sportit i akuzuar për plagjiaturë.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit Ervin Demo, këtë javë është akuzuar për plagjiaturë nga studiuesi Taulant Muka.

I kontaktuar nga Citizens Channel, studiuesi që denoncoi rastin tha se e kishte zbuluar rreth muajit maj\qershor, mirëpo vendosi ta bënte publike pikërisht tani për arsye se donte të ishte plotësisht i sigurt.

Taulant Muka

“S’është e vështirë të gjesh materiale të tjera plagjiature të shumë personave publik në Shqipëri dhe me pushtet është një fenomen shumë i përhapur”, tha Muka duke shtuar se rasti i zv. Ministrit Demo duhet të shërbejë për të filluar një proces të pastrimit të institucioneve arsimore nga të gjithë individët që e kanë ndërtuar karrierën e tyre jo bazuar në aftësitë akademike dhe profesionale por bazuar në lidhjet nepotike dhe politike.

“Ka shumë të tillë, dhe në të gjithë duhet të luftojmë të fillojë ky proces “pastrimi” për të ndryshuar realitetin universitar në vend”,  shprehet më tej Muka, “raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në shtete të cilat janë pjesë e Bashkimit Evropian, megjithatë masat që janë marrë kanë qenë direkte”.

“Bota perëndimore ku duam të aderojmë ka treguar shembullin që duhet ndjekur në të tilla raste. Dy ministra gjerman dhe një ministër spanjoll kanë dhënë dorëheqjen për raste të ngjashme. Zv. Ministri i Arsimit patjetër duhet të ndjekë këto modele, edhe për të dhënë një shembull qytetarie që reflekton ndërgjegje dhe të mos presë vetëm ligjin dhe reagimin qytetar të vendosë mbi të ardhmen e tij”, u shpreh Muka.

Megjithëse kanë kaluar disa ditë publikimi i këtij rasti, në faqen e Ministrisë së Arsimit vazhdojnë të publikohen materiale promovuese nën sloganin #eGjithëVëmendjapërJU, por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për akuzat ndaj Zv. Ministrit Demo.


Ministria e Arsimit, pjesë e së cilës prej vitit 2016 është edhe Zv. Ministri i akuzuar për plagjiaturë, ka ndërmarrë një sërë nismash që kanë hasur kontestime në publikun e gjerë por edhe tek grupet e interesit të prekura.

Më poshtë do të pasqyrohen disa nga politikat dhe reformat e kësaj Ministrie:

  • Nisma “librat falas” për vitin shkollor 2018 -2019: Në korrik të vitit 2018 Qeveria miratoi vendimin  për  të shpërndarë “librat falas” për arsimin fillor, nga klasa e parë deri në klasën e katërt. Vetë Kryeministri Rama së bashku me Ministren Nikolla shpërndanë librat e parë në fillim të shtatorit në qytetin e Vlorës. “Librat falas” si vendim vlen vetëm për procesin e marrjes së librave, pasi nxënësve do iu duhet t’i rikthejnë në fund të vitit shkollor sepse përdorimi i librave është parashikuar për tre breza. Megjithatë, librat e fëmijëve janë konceptuar dhe përpiluar për t’u përdorur masivisht (si psh. ngjyrosje, plotësime, vizatime etj). Ishte vetë Kryeministri Rama i cili i porositi fëmijët që ti përdorin librat me kujdes, ndërkohë plani i qeverisë është që ta realizojë ketë politikë deri në fund të këtij mandati deri tek nxënësit e klasës së nëntë. Mbeten për t’u parë në fund të këtij viti shkollor pasojat dhe benefitet e kësaj nisme.

    Lexo më shumë: Nisma për libra “falas” nervozon fëmijët dhe prindërit

  • Nisma “3 lëndë në 6 orë”: Në janar të këtij viti, në mes të sezonit shkollor, Ministria e Arsimit dhe e Sportit, ndërmori nismën e re për të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, e cila filloi të aplikohej në datën 1 shkurt. Kjo nismë erdhi pas një tradite të gjatë ku nxënësit shqiptarë e zhvillonin procesin e mësimit me anë të praktikës: 1 lëndë në një orë. Një nga argumentet e Ministrisë për këtë nismë ishte se fëmijëve iu mbusheshin çantat me libra dhe për këtë kishte pasur ankesa nga ata dhe prindërit.

Për vetë faktin se kjo nismë filloi në mes të sezonit shkollor, pati shumë “pro” dhe “kundra”, pasi nxënësit dhe mësuesit u gjendën të papërgatitur për një ndryshim thelbësor në kulturën shqiptare të zhvillimit të arsimit parauniversitar.

  • Matura shtetërore: Jo pak debate publike ndër vite ka pasur dhe për mënyrën dhe formulën me të cilën zhvillohet procesi i maturës shtetërore. Ndryshimi i shpeshtë i formulës së saj ka krijuar pasiguri dhe panik tek maturantët e rinj duke e bërë këtë si politikë të diskutueshme dhe jo të suksesshme.

Një Ministri gjithmonë e gatshme për të mbrojtur nismat të cilësuara shpesh si kontroversiale që jo pak herë kanë përhapur panik dhe kundërshti mes studentëve dhe publikut, sot mbrohet me heshtje ndaj akuzave për vjedhje të pronës intelektuale nga një prej përfaqësuesve më të lartë të saj.

*Citizens Channel \ F.S

Vlerësimi i burimeve të paidentifikuara tek lajmet

 

 

“Op – ed” ose “opposite of the editorial page” ose “opinion editorial” është një zhaner i gazetarisë i cili lejon autorin të shprehë pikëpamjet e veta mbi një çështje të caktuar me rëndësi për opinionin publik. Ky lloj shkrimi jo domosdoshmërisht përfaqëson qëndrimet apo pikëpamjet e linjës editoriale të redaksisë.

Në Shqipëri ngelet e vështirë ndarja midis fakteve dhe opinioneve për arsye se nuk ekzistojnë struktura të mirëfillta dhe të konsoliduara të teknikës “fact – checking”. “Fact – checking” ose kontrrolli i fakteve është ajo disiplinë e gazetarisë e cila mbikëqyr vërtetësinë e fakteve të shprehura. Në këto kushte është e vështirë të përcaktohet një “op – ed” i mirëfilltë i cili në bazën e tij ka një opinion të caktuar, por nuk përjashtohet në asnjë rast prania e fakteve për ta përforcuar atë.

 

Në lidhje me këtë çështje, Citizens Channel  zhvilloi një trajnim me gazetarë të rinj dhe studentë të gazetarisë. Trajnimi u udhëhoq nga gazetarja gjermane Joanna Izkek e cila aktualisht është editore e revistës IPJ Jornal e cila ka në fokus debatet për politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Duke pasur parasysh ndarjen e paqartë në një artikull midis fakteve dhe opinioneve në mjedisin aktual mediatik në Shqipëri, studentët u njohën me definicionin e saktë se kur një artikull quhet “op – ed” dhe kur ai ka një karakter të mirëfilltë raportimi.

Citizens Channel është një media në të cilën kontributin më të madh e japin gazetarët e rinj të cilët gjatë trajnimit mësuan se edhe kur shkruhet një “op -ed”, ai duhet të jetë domosdoshmërisht i pajisur me fakte.

Artikulli i mëposhtëm jep një informacion më të detajuar në lidhje me “op – eds”, mënyrën se si dhe kur burimet e identifikueshme dhe të paidentifikueshme përdoren si dhe rëndësinë e tij në gazetari.

Vlerësimi i burimeve të paidentifikuara te lajmet

 

Më 5 Shtator, redaktorët e redaksisë së “New York Times” ndërmorën atë që ata e quajtën “hapi i rrallë i botimit të një eseje të quajtur Op-Ed”. Veprimi ngre një çështje të rëndësishme në gazetari dhe një mundësi për t’i mësuar studentët rreth vlerësimit të burimeve të paidentifikuara në lajme.

Me “burime të paidentifikuara”, po u referohem njerëzve që japin informacione të botuara në artikuj informativ, editoriale apo opinione, emrat e të cilëve nuk i zbulohen publikut. (Është e rëndësishme të mbani mend se identiteti i burimit është i panjohur për ne, lexuesit apo shikuesit, por dihet nga gazetari apo redaktorët e organizatës së lajmeve).

Të qenit një konsumator kritik i lajmeve përfshin kuptimin dhe vlerësimin e llojeve të ndryshme të burimeve për të gjykuar me saktësi nëse një artikull është i besueshëm. Por vlerësimi i burimeve të paidentifikuara kërkon një vëzhgim më të ngushtë të gazetarëve dhe organizatave të lajmeve.

Shumica e artikujve në mënyrë rutinore ja atribuojnë faktet kyçe një burimi, i cili identifikohet me emër dhe titull, domethënë ka informacion që na tregon pse burimi e njeh dhe është në gjendje të komentojë mbi temën.

Kur burimi nuk dihet, ekzistojnë dy elementë kyçë që duhen marrë në konsideratë nga konsumatorët e lajmeve: pse burimi dëshiron anonimitet dhe cilat janë motivet pse ata po shpërndajnë informacion.

Në përgjithësi, në gazetari ka tre nivele të atribuimit. Gazetarët e mirë vendosin rregullat bazë me burimet e tyre para fillimit të raportimit.

I identifikueshëm: Burimi lejon që fjalët e tyre të citohen dhe emri i tyre të përdoret në histori.

Jo i atribuar: Informacioni nga burimi do të përdoret në histori, por burimi do të jetë pa emër.

I paidentifikueshëm: As emri i burimit as informacioni nuk do të përdoren drejtpërdrejt në histori (gazetari mund të përdorë informacionin për të kuptuar më mirë subjektit e tij, por detajet specifike nuk do të publikohen).

“Jo i atribuar” duket se është në kundërshtim me kodin e etikës për Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë (SPJ), e cila thotë se gazetarët duhet t’i ‘identifikojnë qartë burimet’. Publiku ka të drejtë të ketë sa më shumë informacion që të jetë e mundur për të gjykuar besueshmërinë dhe motivimin e burimeve”.

Atëherë, pse gazetarët përdorin burime të paidentifikuara, duke qenë se kjo mund të rrezikojë besimin që publiku ka në punën e tyre?

Në fund të fundit, publiku duhet të dijë nëse personi është në gjendje të jetë plotësisht i informuar për çështjen, apo nëse ai ose ajo ofron një version të shtrembër që i shërben qëllimeve të tyre, e jo tonave.

Detyrat e organizatave të lajmeve

Për fillestarët: Organizatat e mira të lajmeve nuk publikojnë informacione nga burime të paidentifiuara pa marrë parasysh disa kritere.

Si gazetar Jason Grotto i ProPublica Illinois shkroi se kodi i etikës së organizatës së tij lejon që burimet të mbesin të paidentifikuar “vetëm kur ata këmbëngulin dhe ofrojnë informacion jetik”, “kur nuk ka rrugë tjetër për të marrë atë informacion” dhe kur gazetari e di se burimi është “i mirë informuar dhe i besueshëm”.

Në fakt, gazetarët i ndajnë emrat e këtyre burimeve me redaktorët e tyre, të cilët vlerësojnë nëse kriteret janë plotësuar.

Kodi i etikës i SPJ gjithashtu thotë se gazetarët duhet të “konsiderojnë motivet e burimeve” para se të premtojnë anonimitetin.

“Rezervoni anonimitetin për burime që mund të përballen me rrezik, ndëshkim apo ndonjë dëm tjetër dhe merrni informacion që nuk mund të merret diku tjetër”.

Motivet variojnë: Burimet mund të jenë duke folur shumë, duke ekspozuar korrupsionin ose sjellje të tjera kriminale. Ata mund të ndihen të detyruar të ndajnë informacionin.

Ose, dhe gazetarët e mirë e dinë këtë, ata mund të kenë interesat e tyre primare. Kjo jo domosdoshmërisht skualifikon saktësinë e informacionit, por kjo është arsyeja pse gazetaria cilësore përpiqet të ketë fakte të verifikuara nga burime të shumta.

Mbulimi i lajmeve me burime të paidentifikuara i detyron konsumatorët e lajmeve të kërkojnë sa më shumë që të jetë e mundur, se pse personit iu dha anonimiteti dhe pse motivet e burimit nuk e zhvlerësuan vlerën e informacionit.

Detyrat e konsumatorëve të lajmeve

Sfida për konsumatorët e lajmeve është se nuk kemi asnjë mënyrë për të verifikuar atë që ka publikuar gazetari. Ne duhet të vendosim nëse do t’i besojmë gazetarit dhe organizatës së lajmeve. Për fat të mirë, ka disa veprime që mund t’i ndërmarrim të cilat ndihmojnë në ndërtimin e atij besimi.

Kur vlerësojmë një artikull lajmi që citon burime të paidentifikuara, duhet të tërhiqemi një hap prapa dhe të angazhohemi në leximin të thelluar për gazetarin që shkroi artikullin dhe organizatën e lajmeve që botoi historinë. Ne duhet të kalojmë kohë duke kërkuar artikuj të tjerë të këtij gazetari.

Sa shpesh përdorin burime të paidentifikuara? A shkruajnë rregullisht për këtë temë të caktuar, duke treguar se kanë njohuri të thella? A janë historitë e tyre kryesisht lajme apo botojnë opinione? A i ka përmbushur gazetari dhe organizata e lajmeve detyrimet në lidhje me burimet e paidentifikuara?

Një tjetër pikë e vlerësimit është nëse gazetari na ka dhënë kontekst të mjaftueshëm për burimin anonim për të përcaktuar disa nivele autenticiteti. Duke kërkuar për frazat kryesore na tregon diçka në lidhje me burimin.

Në postimin e tij në blogun “FiveThirtyEight”, “Kur duhet të besosh një histori që përdor burime të paidentifikuara”, Perry Bacon Jr ofron pesë detaje që lexuesit duhet të kërkojnë kur vlerësojnë një histori që përdor burime të paidentifikuara.

Postimi pasues i Bacon, “Cilët burime anonime janë të vlefshme për t’i kushtuar vëmendje”?, shpjegon se si të gjykojnë tituj të ndryshëm të aplikuar për burime të paidentifikuara si “zyrtarë të Pentagonit”, “burime të njohura me…” dhe “zyrtarë të zbatimit të ligjit”. Sa më shumë detaje të dhëna nga gazetari, aq më e shumë mund ta besojmë informacionin.

Më thellësisht, a ka shpjeguar artikulli se pse burimi është anonim? Të japësh një arsye për anonimitetin është diçka që mund ta vlerësojmë. Megjithëse nuk duhet të pajtohemi me të, mund të gjykojmë pse u dha anonimiteti.

Duhet të kontrollojmë gjithashtu nëse organizata e lajmeve ka një politikë të publikuar për përdorimin e burimeve të paidentifikuara. Këtu janë shembuj nga The Washington Post, NPR dhe Associated Press.

Nuk duhet të heqim dorë nga përdorimi i burimeve anonime. Kur bëhet fjalë për raportimin e qeverisë, gazetarët gjejnë se duhet të mbështeten në burime që kanë frikë të emërohen. Të njëjtët gazetarë e pranojnë se përdorimi i burimeve anonime mund ta bëjë punën e tyre më pak të besueshme.

Margaret Sullivan, ish-redaktore publike e New York Times, në një kolonë të vitit 2013 citoi një redaktor të sigurisë kombëtare, i cili tha për burimet e qeverisë: “Është pothuajse e pamundur të merrni njerëz që dinë asgjë për të folur”, veçanërisht në procesverbal. “Pra, ne jemi të zënë ngushtë me këtë dilemë.”

Është e rëndësishme të kuptohet se përdorimi i burimeve anonime është në disa raste i pashmangshëm, por gazetarët e mirë përpiqen të shmangin këtë. Ajo që ne si konsumatorë lajmesh duhet të bëjmë është të vendosim njëfarë besimi te gazetarët profesionistë që do të na japë informacionin përkatës për të ditur se informacioni nga këto burime është verifikuar dhe se anonimati i burimit ishte e vetmja mënyrë për ta marrë atë.

Sa i përket New York Times-it, autori është identifikuar si një “zyrtar i lartë në administratën Trump”; redaktorët gjithashtu thonë se “puna e këtij personi do të rrezikohet”. Ngre debat nëse redaktorët e faqes kanë marrë një vendim të mirë për botimin e këtij opinioni.

Dhe kjo është ajo që ne si konsumatorë kritikë të lajmeve duhet të jemi në gjendje të bëjmë: Të vlerësojmë informacionin në dispozicion dhe të vendosim vetë nëse ajo që është botuar është e besueshme.

Burimi: The News Literacy Project

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel/ F.R