Publikime

1. Manual – Të raportosh mbi Aftësinë e Kufizuar

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


*(Kliko mbi foto për të shfletuar Manualin)

Manuali i shkurtër për gazetarët me temë “Të Raportosh mbi Aftësinë e Kufizuar”, është realizuar në të “Citizens Stories”, një platformë e gazetarisë vizuale që trajton në mënyrë të thelluar dhe të bazuar në të dhëna çështje që lidhen me të drejtat e njeriut; me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A në Tiranë.

Ky publikim i nisur nga gjetje praktike gjatë punës për realizimit e ciklit të video-dokumentarëve “Mundësi për të Gjithë”, vendos përballë fakteve reale disa prej miteve të pavërteta që media përdor në raportimin mbi aftësinë e kufizuar. Në brendësi të manualit gjendet një listë parimesh etike ku gazetarët mund të mbështeten gjatë raportimit për PAK, sugjerime për tema të patrajtuara dhe një listë burimesh informacioni që përditësohet vazhdimisht.

Manuali i plotë: 

2. Manual – Mjetet dhe Teknikat e Raportimit Lokal

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


*(Kliko mbi foto për të shfletuar Manualin)

Manuali i shkurtër për gazetarët me temë “Mjetet dhe Teknika mbi Raportimin Lokal”, realizuar nga gazetari Geri Emiri, në kuadër të trajnimit me gazetarët lokal në qytetin e Durrësit, organizuar nga Citizens Channel, me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert.

Ky publikim synon të përmbledhë disa prej karakteristikave të lajmit me interes lokal dhe teknikave që mund të përdoren për gjetjen dhe pasurimin e informacionit. Manuali përfshin kryesisht këshilla praktike mbi katër faza të raportimit:

  1. Përgatitja përpara daljes në terren;
  2. Njohja me dokumentet publike dhe marrëdhënia me institucionet;
  3. Përdorimi i databazave online dhe platformave të informimit;
  4. Procesi i kontrollit të fakteve.

Secila nga fazat e sipërpërmendura përmban informacione të ilustruara me shembuj real të burimeve të informacionit, raportimeve të medias, platformave të informimit dhe të eksperiencës së gazetarit.