Cila është rëndësia e vërtetë e peticionit klimatik drejtuar OKB-së, e firmosur nga 16 fëmijë

Zoya Teirstein/Grist.org 

Të hënën, një grup prej 16 fëmijëve, duke përfshirë edhe Greta Thunberg, nënshkruan një peticion kundër pesë kombeve nën Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve. “Drejtësia e Tokës”, organizata ligjore për mjedisin e cila përfaqëson fëmijët, pretendon se peticioni është e para në sojin e saj. Disa media e kanë quajtur këtë lëvizje si diçka historike, që sjell “potencialisht një ndryshim botëror”, dhe kjo është konsideruar gjerësisht si një padi.

Peticioni është padyshim një hap mbresëlënës, por nuk është as inovatore dhe as një proces gjyqësor. Dëshironi ta kuptoni se çfarë në të vërtetë nënkupton ky peticion dhe si mund të sjellë një ndryshim? Vazhdoni leximin.

Konventa për të Drejtat e Fëmijëve është një traktat ndërkombëtar për të drejtat e njeriut i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Organzita e Kombeve të Bashkuara (OKB) në 1989. 196 vendet që e ratifikuan atë, përfshirë çdo anëtar të OKB-së përveç SH.B.A-së. Traktati krijon një seri prej 12 masash mbrojtëse që synojnë të sigurojnë shëndetin, lumturinë dhe sigurinë e njerëzve 18 vjeç e poshtë.

16 fëmijët që e çuan peticionin tek OKB-ja këtë javë po argumentojnë se të drejtat e tyre siç përcaktohen në traktat po shkelen nga qeveritë botërore pasi nuk po bëjnë aq sa duhet për të luftuar ndryshimin klimatik. Me fjalë të tjera, temperaturat në rritje po dëmtojnë të drejtat e fëmijës. Subjektet e ankesës? Argjentina, Brazili, Franca, Gjermania dhe Turqia. Fëmijët nuk duan dëmshpërblim monetar; ata duan që vendet të ndërmarrin veprime konkrete për të ndaluar ndryshimin klimatike.

Për të qenë i drejtë, peticioni është unik në të paktën një mënyrë: Kjo është hera e parë që një ankesë është ngritur para Organizatës së Kombeve të Bashkuara për temën e ndryshimit klimatik nën Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Por nuk është ankesa e parë juridike e këtij lloji. Aktivistët e klimës në të gjithë botën, përfshirë një nga fëmijët e që bën pjesë në këtë rast, kanë ndërmarrë veprime juridike të lidhura me të drejtat e njeriut kundër vendeve të lindjes, të përmendura më sipër.

Është një peticion i firmosur nga qytetarët e Ishujve Torres Srait së bashku me Komitetin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kundër Australisë, një hetim që po zhvillohet nga Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Filipinë rreth një peticioni të ngritur nga qytetarët kundër kompanive të karburanteve fosile. Ka një numër kërkesash të ngjashme të paraqitura.

Ajo që të gjitha këto raste kanë të përbashkët është se ata po kërkojnë në formë ultimatumi një deklaratë rreth detyrimeve të shteteve ose në një rastet e sjella- korporatat, për të adresuar ndryshimin e klimës sipas ligjit të të drejtave të njeriut“, tha Mike Burger, drejtori ekzekutiv i Qendrës Ligjore për Ndryshimet Klimatike në Universitetin e Kolumbias. “Kjo është një çështje me rëndësi madhore. A do të ndryshojnë mënyrat apo do ndryshojnë botën?”, pyeti ai. Jo tamam.

Sekretari i Konventës për të drejtat e Fëmijës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk ka ndonjë autoritet detyrues mbi këto qeveri kombëtare“, shpjegoi Burger, “kështu që vendimi nuk do t’i detyrojë, fjalë për fjalë, këto vende të bëjnë ndonjë gjë të veçantë“. Gjithsesi, theksoi Burger, peticioni ka një “efekt të fuqishëm retorik“. Ai “thekson atë që po diskutohet“.

Peticioni i ri drejtuar OKB-së është sigurisht simbolikisht i fuqishëm. Por bëhet edhe më mbresëlënëse kur e shikon në një këndvështrim më të gjërë: të rinjtë dhe popullsitë e tjera të rrezikuara po përdorin çdo mjet në dispozicion për t’u përpjekur t’i detyrojnë zyrtarët e tyre të veprojnë kundrejt ndryshimeve klimatike. Dhe vlen për të përmendur valën e padive ndaj përgjegjësinë ligjore ndaj klimës – një lloj rasti tjetër gjyqësor, në të cilin qytetet, shtetet dhe madje një grup peshkatarësh kanë paditur Big Oil për shkaktimin e krizës klimatike – proces i cili vazhdon ende për momentin. Nëse ka diçka për t’u mbajtur mend nga zhvillimet më të reja në OKB, është që emituesit kryesorë duhet të fillojnë të përmirësojnë ekipet e tyre ligjore: fëmijët, qytetet, shtetet, peshkatarët etj., janë duke ardhur drejt tyre. Shumë shpejt, njëri prej tyre mund të fitojë.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

E premtja për të ardhmen vjen në Tiranë: Të rinjtë shqiptarë marshojnë në mbrojtje të planetit

“Të premtet për të ardhmen” [Fridaysforfuture] është një nismë e filluar nga Greta Thunberg, vajza 16 vjeçare nga Suedia e cila vitin e shkuar kërkoi më shumë veprim kundrejt krizës klimatike globale. Çdo të premte, Thunberg largohej nga mësimi dhe protestonte jashtë parlamentit suedez. Mijëra njerëz i janë bashkuar nismës së saj, tashmë artikulimi i problemit dhe kërkesat janë mjaft të qarta; kërkohet hartimin i menjëhershëm i politikave për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit dhe parandalimi i rritjes së mëtejshme të temperaturave.

Në datë 14 prill, 2019 u organizuar një protestë masive ndërkombëtare ku studentë të 3200 shkollave marshuan dhe kërkuan veprim nga politikbërësit. Sot, me datë 20 shtator, të rinj nga e gjithë bota organizuan protestën e radhës për të kundërshtuar mosveprimin nga qeveritë dhe bizneset. Shqipëria është një ndër shtetet që iu bashkua nismës “Të premtet për të Ardhmen” [Fridays for Future].

Marshimi për Krizën Klimatike Globale u zhvillua ditën e sotme, në orën 17.00 dhe u përmbyll 2 orë më vonë, si fillimi i një cikli të gjatë protestash për marrjen e hapave të domosdoshëm për të shpëtuar planetin. Një ndër pankartat e shumta në protestë, ishe “Nuk ka planet B”, slogan ndërkombëtar  i cili nënkupton se duhen ndërmarrë nisma të menjëhershme për të shpëtuar tokën. Në marshim pati një pjesëmarrje të gjërë qytetare, kryesisht të rinj, të cilët artikuluan qartë shqetësimin e tyre rreth situatës aktuale dhe pasojat shoqëruese nëse nuk ka veprim.

Sot kam marrë këtë poster pasi dua që zonat e Shqipërisë si për shëmbull Lura të ruhen më shumë se në ditët e sotme, të mos shkatërrohen më nga njerëzit që jetojnë aty, nga koorporatat e mëdha që shfrytëzojnë pyjet”, tregon Desara Feti, një nga protestueset e ditës së sotme, e cila ngre qartazi shqetësimin rreth tjetërsimit të Lurës dhe shpyllëzimit që ajo ndër vite po pëson.

Desara Feti, pjesëmarrëse në marshimin kundra krizës klimatike

Në tjetër protestues, tregon se është pjesë e këtij marshimi pasi dëshiron që fëmijët e tij të gëzojnë një planet i cili nuk është nën kërcënim të vazhdueshëm të fatkeqësive natyrore dhe valëve të mëdha të të nxehtit.

Ferdinant Shehu, pjesëmarrës në marshimin kundër krizës klimatike

Toka është e vetmja pasuri që ne kemi mundësi t’u lëmë fëmijëve dhe brezave tanë. Duhet të reagojmë sepse koha nuk na mjafton”, shprehet për Citizens Channel Ferdinand Shehu.

Gjatë intervistës së zhvilluar, Arben Kola tregon se një reagim në kohë duke ndërmarrë nisma konkretë për të mos thelluar më tej krizën klimatike, është garanci për një jetë të shëndetshme për fëmijët.

Arben Kola, aktivist dhe pjesëmarrës në marshimin kundra krizës klimatike

Bëhuni shqiptarë dhe qytetarë të vërtetë sepse duke mbrojt natyrën, keni mbrojt jetën, keni mbrojt të ardhmen, keni mbrojt fëmijët tuaj”, shprehet Kola.

Një ndër organizatoret e marshimit dhe njëkohësisht kordinatore e të rinjve në qendrën mjedisore “Eden” tregon për Citizens Channel se në fakt lëvizjet që kanë përfshirë shumë shtete të botës dhe ndërmerren kryesisht nga fëmijët dhe të rriturit, vijnë si pasojë e faktit që ndikimet më të mëdha negative do ndjehen nga brezat e ardhshëm.

Thirrja më e madhe bëhet ndaj sistemit, ndaj vendimmarrësve, për të treguar kujdes dhe vëmendje ndaj politikave të tyre”, bën me dije ajo.  

Tea Zeqaj, kordinatore e të rinjvë në qëndrën mjedisore Eden dhe bashkë organizatore e marshimit

Kjo kauzë  është e tillë që duhet të ketë përgjegjësi qoftë individuale qoftë qeveritare dhe natyrisht këtë e kërkojnë ne si banorë, kjo kërkohet dhe në shkallë globale”, përcjell Lavdosh Ferruni, i cili ishte i pranishëm sot në protestën e parë të kësaj natyre. Kundrejt masave individuale të cilat nuk ndikojnë në degradimin e mjedisit, ai artikulon se përkrah duhen hartuar edhe politika që nxisin një stil jetese ekologjike dhe miqësore ndaj planetit.

Shqetësimin ndaj masave të pakta të marra nga qeveritë lokale dhe vendore për të luftuar krizën klimatike vihen re edhe tek protestuesit e tjerë.

Endri Haxhiraj, organizator i marshimit kundra krizës klimatike

Gjatë intervistës së dhënë për Citizens Channel, Endri Haxhiraj tregon se pasojat do të jenë të mëdha nëse nuk hartohen dhe zbatohen politika të cilat nuk do lejojnë ngritjen e mëtejshme të temperaturave dhe i ulin gradualisht në nivelin e përcaktuar.

Pasojat janë të tilla që ndoshta Shqipëria ka për të qënë vendi që do jetë më i vuajtur në gjithë Evropën, për shkak se është një vend që ka marrë masat më të pakta lidhur me adaptimin për ndryshimet klimatike”, njofton ai.

Çfarë duhet të bëjmë?

Sipas Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimin Klimatike për të mbajtur ngrohjen globale nën 2°C, emetimet e dioksidit të karbonit (CO2) dhe gazrave të tjerë të serrës duhet të përgjysmohen deri në vitin 2050. Vendet e zhvilluara do të duhet të zvogëlojnë më shumë – midis 80% dhe 95% deri në 2050; vendet në zhvillim që shkaktojnë emetime të mëdha (për shembull Kina, India dhe Brazili) do të duhet të kufizojnë rritjen e këtyre emetimeve.

Këto janë mënyrat si mund të parandalohet rritja e mëtejshme e temperaturës:

  • Rritja e përdorimit të energjisë së rinovueshme (duke përdorur erën, panelet diellorë)
  • Përmirësimi i përdorimit të energjisë në mënyrë të dobishme në ndërtesa, industri, në pajisjet elektro-shtëpiake
  • Reduktimi i emetimeve të karbonit nga makinat
  • Marrjen e masave për zvogëlimit e emetimit të dioksidit të karboni nga industrinë e prodhimit;
  • Masa për të zvogëluar emetimet nga landfillet

Çfarë do t’i ndodhë planetit nëse ne nuk veprojmë sipas World Wild Life (WWF)?

  • Rritja e nivelit të detit mund të ndikojë në dhjetëra miliona njerëz dhe jetën e egër në të gjithë botën, veçanërisht ata që jetojnë në brigje dhe ishuj
  • Akulli i detit Arktik zvogëlohet çdo verë, por ende mbulon miliona kilometra katrorë të oqeanit. Arktiku po ngrohet më shpejt se kudo tjetër në Tokë dhe vera pa akull mund të bëhen realitet.
  • Valët e nxehtësisë do të bëhen më të shpeshta dhe të rënda në të gjithë botën, duke prekur qindra miliona – apo edhe miliarda – njerëz nëse nuk veprojmë.
  • Ngrohja globale rrit rrezikun e reshjeve më të shpeshta — dhe më të rënda, reshjeve të dëborës dhe reshjeve të tjera. Kështu rritet rreziku për përmbytje dhe katastrofa natyrorë.
  • Ndërsa toka vazhdon të ngrohet, habitatet nuk do mund të jenë më mikpritëse për disa kafshë ose bimë. Kjo vë në rrezik një shumëllojshmëri të specieve, në varësi të faktit nëse ato mund të përshtaten apo lëvizin.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj 

Kriza klimatike është kërcënimi më i madh për të drejtat e njeriut, paralajmëron Organizata e Kombeve të Bashkuara

Nga: The Guardian

Bota kurrë nuk ka parë një kërcënim të të drejtave të njeriut në këto përmasa

Ndryshimet klimatike nuk kanë vetëm një ndikim shkatërrues në mjediset ku ne jetojmë, por edhe në respektimin e të drejtave të njeriut në rang global, paralajmëroi Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Drejtuesi i Sektorit të të Drejtave të  Njeriut në OKB, Michelle Bachelet, përmendi luftërat civile të nxitura nga një planet i cili po ngrohet dhe gjendjen e vështirë të njerëzve indigjenë në një Amazonë të shkatërruar nga zjarret dhe shpyllëzimet e shfrenuara.

Ajo gjithashtu denoncoi sulmet ndaj aktivistëve të mjedisit, veçanërisht në Amerikën Latine, dhe abuzimin drejtuar figurave të profilit të lartë si advokuesja adoleshente Greta Thunberg.

Bota kurrë nuk ka parë një kërcënim të të drejtave të njeriut në këto përmasa“,  i tha ajo këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Gjenevë.

Ekonomitë e të gjitha kombeve, strukturat institucionale, politike, sociale dhe kulturore të çdo shteti dhe të drejtat e të gjithë njerëzve tuaj dhe brezave të ardhshëm do të ndikohen nga ndryshimi i klimës“, paralajmëroi ajo.

Seanca e 42-të e këshillit u hap me një minutë heshtje për viktimat e uraganit “Dorian” në Bahamas, ku të paktën 44 persona janë vrarë dhe mijëra shtëpi janë kthyer në rrënoja.

Stuhia u zhvillua me një shpejtësi të paparë mbi një oqean të ngrohur nga ndryshimet klimatike, duke u kthyer kështu në një nga uraganet më të fortë të Atlantikut, i cili ka goditur tokën ndonjëherë“, tha Bachelet.

Shtetet e vogla si Bahamas, të cilët janë prekur ndjeshëm nga ndryshimet klimatike, po hasen me nevojën për ujë, kanalizime, shërbime shëndetësore, ushqim, punë dhe strehimit të duhur, paralajmëroi ajo. Ajo bëri thirrje për veprim ndërkombëtar për ta zbutur ndikimin atje.

Komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut denoncoi gjithashtu përshpejtimin drastik të shpyllëzimit të Amazonës.

Zjarret që aktualisht po vazhdojnë me intensitet në pyllin tropikal mund të kenë ndikim katastrofik në njerëzimin në tërësi, por efektet e tyre më të këqija vuajnë nga gratë, burrat dhe fëmijët që jetojnë në këto zona“, tha ajo.

Ajo u bëri thirrje autoriteteve në Bolivi, Paraguai dhe Brazili që “të sigurojnë zbatimin e politikave mjedisore … duke parandaluar kështu tragjeditë e ardhshme“.

Komentet e Bachelet rrezikojnë të zemërojnë më tej presidentin brazilian, Jair Bolsonaro, i cili javën e kaluar e akuzoi atë për ndërhyrje në punët e vendit të tij pasi ajo kritikoi situatën e përkeqësuar të të drejtave atje.

Drejtuesja e sektorit të të drejtave të njeriut në OKB gjithashtu theksoi ndikimin që ndryshimet klimatike kanë ndaj pasigurisë në të gjithë botën. Ajo përmendi një vlerësim të OKB-së se 40% e luftërave civile gjatë gjashtë dekadave të fundit kanë qenë të lidhura me degradimin mjedisor.

Për shembull, në rajonin Sahel të Afrikës, degradimi i tokës së punueshme “po forcon konkurrencën për burime tashmë të pakta“, tha ajo. Kjo nga ana tjetër përkeqëson tensionet etnike dhe ushqen dhunën dhe paqëndrueshmërinë politike, shtoi ajo.

Bachelet shprehu keqardhje rreth faktit që personat të cilët shprehen të alarmuar rreth ndikimeve shkatërruese të ndryshimeve klimatike shpesh sulmohen.

Ekspertët e OKB-së, tha ajo, “kishin vërejtur sulme ndaj ambientalistëve në pothuajse çdo rajon, veçanërisht në Amerikën Latine“.

Jam i dekurajuar nga kjo dhunë dhe gjithashtu nga sulmet verbale ndaj aktivistëve të rinj si Greta Thunberg apo të tjerë, të cilët galvanizojnë mbështetjen për parandalimin e dëmit që mund të sjellë brezi i tyre”, tha Bachelet.

Kërkesat e bëra nga mbrojtësit e mjedisit dhe aktivistët janë të pakontestueshme, dhe ne duhet t’i respektojmë, mbrojmë dhe përmbushim të drejtat e tyre“.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj

Kriza klimatike po dëmton seriozisht shëndetin e njeriut, zbulon raporti

Nga: The Guardian 

Akademitë kombëtare thonë se efektet përfshijnë përhapjen e sëmundjeve dhe përkeqësimin e shëndetit mendor. 

Një raport i ekspertëve nga 27 akademi shkencore kombëtare kanë përcaktuar dëmin e përhapur që ngrohja globale tashmë po i shkakton shëndetit të njerëzve dhe ndikimet gjithnjë e më serioze që priten në të ardhmen.

Valët e të nxehtit dhe përmbytjet do shkaktojnë më shumë viktima pasi moti ekstrem do të pësojë rritje, por ekzistojnë gjithashtu ndikime indirekte serioze – nga përhapja e sëmundjeve të shkaktuara nga mushkonjat deri në përkeqësimin e shëndetit mendor.

Ka pasoja që po ndodhin tani, [dhe] gjatë shekullit të ardhshëm, ndryshimet klimatike duhet të renditen si një nga kërcënimet më serioze ndaj shëndetit“, tha Prof. Sir. Andrew Haines, një bashkëdrejtues i raportit për Këshillin e Akademisë së Shkencave Evropiane (European Academies’ Science Advisory Council – Easac).

Sidoqoftë, veprimet për të ulur emetimet e karbonit japin përfitime shumë të mëdha, bën me dije raporti, duke parandaluar 350,000 vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit çdo vit në Evropë, të shkaktuara nga djegia e lëndëve fosile. “Përfitimet ekonomike të veprimit duke adresuar efektet shëndetësore aktuale dhe të ardhshme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike me shumë gjasë do jenë shumë të rëndësishme“, përfundon raporti.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi në nëntor se ndryshimet klimatike ishin tashmë një krizë shëndetësore. “Ne nuk mund t’i vonojmë veprimet ndaj ndryshimeve klimatike“, tha ai. “Ne nuk mund të ecim më somnambul (*ecja e pavetëdijshme në gjumë) përgjatë kësaj urgjencë shëndetësore“. Në dhjetor, një raport i bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se trajtimi i krizës klimatike do të shpëtonte të paktën një milion jetë në vit, duke e bërë veprimin një detyrim moral.

Radovan Krstic, një fermer serb, tregon të korrat e dëmtuara të misrit. Fotografi: Darko Vojinovic / AP

Raporti i ri i Këshillit Akademik të Shkencave Evropiane (Easeac), “Rëndësia e Veprimit Klimatik për të Mbrojtur Shëndetin Njerëzor në Evropë” , vlerësoi provat shkencore të efekteve të ngrohjes globale në shëndet. Moti ekstrem siç janë valët e nxehtësisë, përmbytjet apo thatësira kanë ndikim direkt në planin afatshkurtër por ndikojnë tek njerëzit edhe në planin afatgjatë. “Efektet në shëndetin mendor përfshijnë çrregullimin e stresit post-traumatik, ankthin, abuzimin me substancat dhe depresionin”, thuhet në raport.

Shkencëtarët gjithashtu ishin të shqetësuar rreth ndikimit të motit ekstrem në prodhimin e ushqimit, studimet tregojnë një ulje prej 5-25% në rendimentet kryesore të korrjeve në të gjithë rajonin e Mesdheut gjatë dekadave të ardhshme. Por raporti thotë se ulja e konsumimit të sasisë së mishit mund të çojë në ulje të konsiderueshme të emetimeve të karbonit, si dhe përfitime për shëndetin.

Raporti parashikon përhapjen e sëmundjeve infektive në Evropë teksa temperaturat do të ngrihen dhe do rritet gama e mushkonjave që transmetojnë ethe apo e rriqrave që shkaktojnë sëmundjen Lyme (*Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që mund të çojë në probleme të rënda mendore dhe fizike). Helmimi nga ushqimi gjithashtu mund të pësojë rritje, pasi bakteret e Salmonelës (*Bakterie e cila sulmon sistemin duke shkaktuar tek individi i prekur diarre, të vjella dhe dhimbje abdominale) të cilat zhvillohen në kushte ku temperatura është e lartë, thuhet në raport. Studimi sugjeron se në kushtet ku temperatura është e lartë, rritet rezistenca ndaj antibiotikëve.

Ne po e ekspozojmë tërë popullsinë në botë ndaj ndryshimeve klimatike dhe kjo është qartësisht shumë shqetësuese pasi ne po lëvizim, në një farë mënyrë, në një territor të paeksploruar“, tha Haines, profesor i ndryshimit mjedisore dhe shëndetit publik në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

Ne po i nënshtrojmë të rinjtë dhe brezat e ardhshëm ndaj këtyre rreziqeve [shëndetësore] në rritje për qindra vitet e ardhshme, në mos mijëvjeçarë“, tha ai. “Ne duhet të përpiqemi të minimizojmë efektet dhe të shkojmë drejt një ekonomie me karbon të ulët“.

Ne mendojmë se trajtimi i ndryshimit klimatike si çështje shëndetësore mund të ndihmojë në përfshirjen e publikut sepse shumica e njerëzve nuk shqetësohen vetëm për shëndetin e tyre, por për shëndetin e të afërmve, të dashurve dhe pasardhësve të tyre“.

Ne mendojmë se kjo është një mënyrë për ta mobilizuar publikun, për ta ngritur shqetësimin në mënyrë konstruktive dhe për ta rritur vrullin për ndryshim“.

Emetimet globale të karbonit janë akoma në rritje por shkencëtarët thonë se duhen shkurtime të shpejta dhe të thella për të kufizuar ngritjen e temperaturës në 1.5 gradë celsius mbi nivelet para-industriale dhe për të shmangur ndikimet më të këqija.

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj 

Aparteidi klimatik do të sjellë më shumë tragjedi në Mesdhe

Nga Carola Rackete/The Guardian

Ajo çfarë unë kam parë nga anija në Mesdhe është thjesht një copëz e asaj e së ardhmes për miliona njerëz, nëse ne nuk veprojmë tani.

Arrestimi në portin italian të Lampedusa tërhoqi  vëmendjen e shumë mediave kundrejt meje këtë verë si një grua e re dhe një kapitene deti, anija e së cilës, “Sea-Watch 3”, kishte shpëtuar 40 njerëz nga Mesdheu dhe u kishte ofruar atyre siguri. Arrestimi im erdhi pas dy javësh në det, në përpjekje për të siguruar një zgjidhje politike, në mënyrë që ne të mund t’i zbrisnim legalisht këta refugjatë që vinin nga lufta civile në Libi. Anija ime hyri në ujërat italiane pavarësisht një urdhri nga Matteo Salvini, Ministri i Brendshëm i cili i përket ekstremit të djathtë, kështu që në media unë u ktheva në gruan e cila mbrojti të drejtën në Itali dhe Evropë.

Unë jam ende nën hetim nga autoritetet italiane (megjithëse një gjykatës rrëzoi vendimin për të më arrestuar sepse isha duke u përpjekur të shpëtoja jetë), por a jam e shqetësuar? Sinqerisht, jo, sepse veprimet e mia ishin të justifikuara. Ajo që unë kam frikë me të vërtetë është dëmtimi që ne po i bëjmë planetit tonë, dhe armiqësia që mund të ndizet kundër atyre që po ikin thatësirës, ​​urisë, zjarreve dhe stuhive. Për mua, rreziqet e ndryshimeve klimatike dhe nevoja për të ndihmuar ata që përpiqen të kalojnë Mesdheun janë ngushtësisht të lidhura.

Shumë njerëz janë qartësisht të shqetësuar rreth të diskutuarit të lidhjes që ekziston mes migrimit dhe krizës klimatike pasi kanë frikë se kjo do të çojë në më shumë ksenofobi dhe madje edhe politika më të ashpra kufitare nga këto aktuale. E vërteta është se kjo ksenofobi dhe këto politika të vështira kufitare janë tashmë. Unë i kam parë me sytë e mi, tek njerëzit që i kam nxjerrë nga deti – dhe tek ata të cilët unë isha shumë vonë për t’i shpëtuar.

Ndryshimet klimatike përkeqësojnë arsyet që njerëzit tashmë i kanë në nevojën për të migruar, siç janë kushtet e dëshpëruara socio-ekonomike ose shtypja politike. Në situatat kur njerëzit luftojnë për të mbijetuar, përkeqësimi i klimës e intensifikon presionin, qoftë përmes rritjes së nivelit të detit, mungesës së ujit, dëmet nga stuhitë apo dëmet tek të korrat. Njerëzit që jetojnë në vendet më të pafavorshme në Tokë – të cilët kanë kontribuar më së paku në ndryshimet klimatike – janë gjithashtu të parët që përballen me efektet e saj. Stuhitë shkatërruese në Mozambik, thatësira në Somaliland të cilat kanë vrarë pjesën më të madhe të bagëtive, dhe valët e nxehtësisë në Indi janë vetëm një shije e gjërave që do të vijnë nëse vazhdojmë të pompojmë gazin serë në atmosferë. Gjithnjë e më shumë njerëz do të duhet të lëvizin vetëm në mënyrë që të mbijetojnë.

Në dekadat e ardhshme, miliona [njerëz] do të detyrohen të migrojnë për të shmangur kushtet – gjithnjë e më keq- në ndryshim, të mjedisit. Deri më tani shumica e tyre po migrojnë brenda, nga zonat rurale në ato urbane, ose janë duke shkuar në vendet fqinje. Thjesht një udhëtim i vogël me distanca më të gjata. Atëherë ata bllokohen përballë mureve të vendeve që shpesh janë pjesërisht përgjegjëse për kushtet – si ato mjedisore ashtu edhe ato politike – që ata po ikin. Pjesa veriore e globit ka pushtuar dhe plaçkitur gjatë gjithë periudhës së kolonializmit, dhe ende i mbajnë peng ato vende por gjithashtu tani po i privojnë njerëzit nga gjërat e domosdoshme të jetës përmes varësisë së tyre ndaj luksit me karbon të lartë.

Migrantët që përpiqen të kalojnë Mesdheun dhe të arrijnë në Itali, Janar 2018. Fotografia: DPA / Barcroft Images

Megjithatë, ne po shohim një ngritje të retorikës të së djathtës në kombet e pasura. Kjo ka pasoja të tmerrshme për ata që preken, pavarësisht nëse janë persona që ia marrin vetes jetën në qendrat famëkeqe Manus dhe Naure të Australisë, apo ata që po vdesin në departamentin e Migracionit (Immigration and Customs Enforcment custody) në kufirin SHBA-Meksikë, ose duke u mbytur në Mesdhe – i cili është momentalisht kufiri më vdekjeprurës në botë. Politikanët i justifikojnë këto kushte të tmerrshme me arsyetimin se ata do të pengojnë më shumë njerëz të vijnë. Por numri i migrantëve dhe refugjatëve që vazhdojnë të vijnë na sugjeron se kjo strategji nuk po funksionon. Sigurisht, jo i gjithë migrimi është i lidhur me ndryshimet klimatike, por urgjenca e klimës do të bëjë çdo “krizë migrantësh” që tani kemi duket si një “festë çaji”.

Një raport i bërë nga reporteri i Kombeve të Bashkuara për varfërinë dhe të drejtat e njeriut paralajmëroi së fundmi për një “aparteid klimatik” të ardhshëm, ku të varfrit në rang global do të vuajnë pasojat më të këqija të ndryshimeve teksa të pasurit blejnë rrugën e tyre drejt sigurisë relative. “Të drejtat e njeriut mund të mos i mbijetojnë trazirave që vijnë,” përfundon raporti. Frika ime më e madhe është se ky vizion distopian i së ardhmes sonë mund të bëhet i vërtetë. Erozioni i të drejtave të njeriut, tashmë në zhvillim e sipër, ishte shumë e qartë për mua në Itali.

Ajo që unë dhe ekuipazhi i “Sea-Ëatch” bëmë  ishte një gjë relativisht e vogël. Një moment solidariteti me ata që përballen me një kërcënim të menjëhershëm për jetën e tyre. Është vetëm mendim i mëvonshëm që do të bija dakord ta quaja simbolike. Ajo tregon hipokrizinë e qëndrimit të BE-së për migracionin, por gjithashtu shprehet me guxim se çfarë lloj të ardhmeje duam: e ardhmja e barazisë globale, solidaritetit dhe drejtësisë.

Duke punuar në anije kërkimore, kam parë efektet e ngrohjes globale drejtpërdrejt në natyrë. Por ndërsa punoja si vullnetare për Sea-Watch, unë kam parë një paraqitje të shkurtër të asaj çfarë mund të mbajë e ardhmja për miliona – madje edhe miliarda – njerëz. Gjithmonë ka nga ata që ose prodhojnë katastrofë ose përfitojnë nga ajo për të fituar pasuri dhe fuqi. Kriza klimatike do të shkaktojë katastrofa që mund të ndihmojnë tiranët dhe fashistët të marrin drejtimin. Ne duhet të bëjmë atë që mundemi për t’i ndaluar ata të fitojnë terren në Evropë.

Nuk është e mjaftueshme për evropianët të duartrokasin ata që sfidojnë ideologjinë e “Fortress Europe ideology“. Ne nuk do të ndryshojmë asgjë përmes mbështetjes pasive – të gjithë duhet të jemi aktiv në kërkimin dhe krijimin e së ardhmes që duam. Bashkohuni me lëvizjet aktiviste për të kërkuar veprime mbi ndryshimet klimatike. Ulni lëshimit e dyoksidit të karbonit – në mënyrë dramatike. Ndihmoni migrantët dhe refugjatët tashmë në vendin tuaj që të integrohen në shoqërinë tuaj. Mbështetni organizata të tilla si Sea-Watch sido të keni mundësi. Dhe flisni kundër – dhe votoni kundër – politikës së urrejtjes dhe ndarjes

Si qytetar gjerman, unë kam privilegjin të rrezikoj arrestimin pa frikë se do deportohem në një vend të rrezikshëm ose të lihem të mbytem në det. Por si gjermane kam edhe një mendim tjetër. Shumica prej nesh pyesin se çfarë do të kishim bërë në vitet 1930, pasi retorika raciste u shndërrua në politika raciste dhe, përfundimisht, gjenocid. Veprimet e mia me Sea-Watch, shpresoj, tregojnë se çfarë do të kisha bërë sikur të isha gjallë atëherë. Pyetja që kam për ju është: çfarë do të bëni ju tani?

*Carola Rackete është një kapitene në një anije gjermane dhe vullnetare në organizatën “Sea-Watch”

*Citizens Channel/Entenela Ndrevataj 

Edhe kur nuk i vret, plastika i dëmton shpendët ujorë

Një studim i ri shikon efektet jo-vdekjeprurëse të gëlltitjes së plastikes nga shpendët ujorë.

I famshmi Friedrich Nietzsche shkruante, afërisht: “Ajo që nuk më vret, më bën më të fortë”.

Fatkeqësisht, pavarësisht sa tërheqëse kjo shprehje mund të jetë për t’u shkruar në filxhanët e kafes, nuk duket se funksionon për shpendët ujorë kur bëhet fjalë për mbetjet plastike.

Ne e dimë që ndotja plastike dhe jeta e egër krijojnë një kombinim tragjik, por njohuritë tona të tanishme rreth ndikimin të tyre janë përgjithësisht të kufizuara në ato çfarë mund të shohim; imazhe të frikshme stomaku të zbrazur mbushur me copa plastike. Por, siç na shpjegojnë kërkuesit nga Instituti i Studimeve Detare dhe Antarktiku (the Institute for Marine and Antarctic Studies -IMAS) bashkëveprimet me mbeturinat rezultojnë në efekte më pak të dukshme dhe të keq dokumentuara, dhe si pasojë, ndikimi i vërtetë i plastikës është nënvlerësuar.

Duke pasur këtë parasysh, IMAS vendosi të hetojë se si gëlltitja e plastikës po dëmton zogjtë që kanë arritur të mbijetojnë.

Studimi i drejtuar nga doktoreshë Jennifer Lavers, nga IMAS, dhe botuar në revistën “Shkenca Mjedisore & Teknologjia” (Environment Science & Technology) zbuloi se gëlltitja e plastikës mund të ketë një ndikim negativ të konsiderueshëm.

Studiuesit e IMAS bashkëpunuan me shkencëtarë nga Muzeu i Lordëve Howe në Ishull (Lord Howe Island Museum) dhe Muzeu i Historisë Natyrore në Mbretërinë e Bashkuar, për të analizuar mostrat e gjakut dhe plastikës të mbledhura nga shpendët fluturues në ishullin Lord Howe.

“Llojet e shpendëve ujorë  po pakësohen në të gjithë zonën perëndimore të Oqeanit Paqësor dhe në bregdetin jugor të Australisë Perëndimore,” thanë Lavers. “Gëlltitja e plastikës ka ndikuar në këtë rënie por mekanizmat me anë të së cilave ata ndikojnë këta shpendë janë nuk janë kuptuar plotësisht”.

“Studimi ynë zbuloi se zogjtë që gëlltisin plastikë u zvogëlohet nivelin e kalciumit në gjak, përmasat e trupit, gjatësia e krahut, gjatësia e kokës dhe gjatësia e sqepit,” tha ajo. “Prania e plastikës gjithashtu ndikoi negativisht në funksionimin e veshkave të shpendëve, duke shkaktuar një përqendrim më të lartë të acidit urik, kolesterolit dhe enzimat e tyre”.

Çuditërisht, ata zbuluan se sasia e plastikës që hahet nuk lidhet domosdoshmërish me dëmin e bërë; vetëm prania e saj mjafton për të shkaktuar dëm, pavarësisht nga sasia.

“Të dhënat tona nuk treguan një lidhje të konsiderueshme midis vëllimit të plastikës së gëlltitur dhe shëndetit të individëve, duke sugjeruar që çdo gëlltitje plastike është e mjaftueshme për të dhënë ndikim. Deri më tani ka pasur informacione të pakta për përbërjen e gjakut të shpendëve ujorë,  shumë prej të cilëve janë identifikuar si specie në rrezik zhdukjeje “.

“Të kuptuarit se si llojet e ndryshme të shpendëve detarë ndikohen është gjithashtu e ndërlikuar edhe nga fakti se ata kalojnë pak kohë në tokë apo në koloni të shumimit, dhe shumica e vdekjeve ndodhin në det, ku shkaqet e vdekjes shpesh nuk dihen. Gama e ndërlikuar e çështjeve me të cilat përballen shpendët ujore – nga humbja e habitatit dhe ndryshimet klimatike  deri në peshkim dhe ndotje detare – e bëjnë të domosdoshme që ne të kuptojmë më mirë ndikimin e sfidave të veçanta siç janë mbetjet plastike”, tha Dr Lavers.

*Citizens Channel/ Entenela Ndrevataj

Kompania dëshiron të ushqejë 9 bilion njerëz me ushqim të krijuar nga ajri

Bërja e ushqimit nga ajri tingëllon si kulmi i një trillimi shkencor, por kjo është pikërisht ajo çfarë po bën “Ushqimet solare” (Solar Foods) kompania e frymëzuar nga NASA.  

Kompania dëshiron të gjenerojë ushqim të mjaftueshëm nga ajri për të ushqyer planetin në një mënyrë që tejkalon sfidat e ndryshimeve klimatike dhe degradimin e mjedisit.

“Ushqimet Solare” menaxhojnë këtë aftësi të fizikës duke nxjerrë dioksid karboni nga atmosfera nëpërmjet përdorimit të një formë të teknologjisë së kapjes së karbonit. Ata pastaj shtojnë ujë, lëndë ushqyese, vitamina dhe energji elektrike të rinovueshme në CO2 për të shkaktuar fermentim që jep një substancë të pasura me proteina të quajtur “Solein”.

“Solein” fillon si një substancë pluhur, por sikurse mielli, ajo mund të shëndërrohet në numër artikujsh ushqimorë. Mund të përdoret gjithashtu për të forcuar ushqime të tjera, dhe alternativat e mishit me bazë bimore mund të përdorin “Solein” si një alternative të qëndrueshme mjedisore për produktet bujqësore.

Kompania planifikon të prodhojë 2 milion ushqime “Solein” çdo vit deri në vitin 2021, dhe më pas të rrisë burimin e prodhimit të proteinave ​​për 9 miliardë njerëz deri në vitin 2050, sipas Forumit Ekonomik Botëror.

Metoda e tyre është kosto-efektive dhe asnjanëse kundrejt karbonit. Ndërsa sistemi bujqësor global përbën një pjesë të madhe të emetimeve të gazrave serë, “Ushqimet Solare” (Solar Foods) bëjnë të kundërtën e lëshimit të CO2 në atmosferë – e largojnë atë.

“Solein” gjithashtu nuk mbështetet në variablat e ndryshueshme të bujqësisë, dhe nuk ‘gllabëron’ burimet natyrore siç bëjnë format tradicionale të prodhimit të ushqimit.

Ndryshe  nga disa prodhime që rriten vetëm në mjedise të zgjedhura, “Solein” mund të krijohet kudo në botë. Në vitet në vazhdim, qendrat e prodhimit të “Solein” mund të shfaqen në vendet që përballen me mungesa ushqimore, thatësira dhe katastrofa natyrore, duke mbrojtur në mënyrë efektive popullsinë nga pasiguria ushqimore.

Organizata e Kombeve të Bashkuara së fundmi lëshoi një seri raportesh që përshkruajnë gjendjen e rëndë të prodhimit të ushqimit në nivel global. Teksa popullsia globale do rritet ne 10 bilion njerëz deri në vitin 2050 dhe ndryshimet klimatike do e  bëjnë një pjesë të madhe të botës të pa banueshme, vendeve do t’u kërkohet të transformojnë mënyrën se si ata prodhojnë ushqim në mënyrë që të shmangin nivelet e mëdha të urisë dhe shkatërrimi e shpejtuar të mjedisit.

Raporti i inkurajon njerëzit në mbarë botën të zvogëlojnë konsumin e mishit që të ndihmojnë planetin të rikuperohet nga shpyllëzimi i shfrenuar, degradimi i tokës dhe ndotja e ujit.

Për shkak se “Solein”  është kaq i lartë në proteina, ai mund të bëhet një alternative e vlefshme e mishit – duke pastruar ajrin, duke ushqyer njerëzit dhe potencialisht duke shëruar tokën gjatë procesit.

*Citizens Channel / Entenela Ndrevataj 

Shkencëtarët e ndryshimeve klimatike pohojnë se ne kemi 18 muaj për ta shpëtuar Tokën

Atmosfera e Tokës po ngrohet, më shpejt se kurrë më parë. Në disa raste moti, klima dhe mjediset natyrore po ndryshojnë shpejt – ne kemi parë që vetëm në ditët e fundit Mbretëria e Bashkuar ka kaluar nga një valë intensivisht të nxehtë në një stuhi brenda pak orësh.

Është problem të cilit njerëzit kanë filluar t’i japin më shumë vëmendje, dhe tani është pohuar se 18 muajt e ardhshëm do të jenë kritike në trajtimin e krizës në fjalë

Duke iu referuar BBC-së, shkencëtarët e ndryshimeve klimatike kanë pranuar se hapat për të mundësuar shkurtime masive në emetimet e karbonit do të duhet të ndodhin përpara fundit të vitit të ardhshëm.

Protestë për ndryshimet klimatike në sheshin Trafalgar në Londër. Foto nga: PA

Duke folur për BBC-në, Hans Joachim Schellnhuber, themeluesi dhe tani drejtor i Institutit të Klimës së Potsdamit tha: “Matematika e ndryshimeve klimatike është brutalisht e qartë: Ndërsa bota nuk mund të “shërohet” brenda disa viteve të ardhshme, ajo mund të “plagoset” fatalisht nga pakujdesia deri në vitin 2020.”

“Në një pritje për ministrat e jashtëm në  Komonuelth para pak kohësh, Princi Charles ndau të njëjtin mendim, duke thënë: “Unë i qëndroj fort mendimit se 18 muajt e ardhshëm do jenë vendimtare rreth aftësisë tonë për të ruajtur ndryshimin klimatike në nivele të mbijetueshme dhe për të rivendosur natyrën në ekuilibrin që na nevojitet për mbijetesën tonë “.

Në Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike vitin e kaluar (IPCC), u raportua se emetimet e dioksidit të karbonit do të duhej të uleshin me 45% deri në vitin 2030, në një përpjekje për të ruajtur rritjen e temperaturave globale nën 1.5°C.

Andrew King, një akademik i shkencës së klimës në Universitetin e Melbourne, tha në një prononcim për CNN: “Kjo është shqetësuese sepse ne e dimë se do të ketë shumë më shumë probleme nëse tejkalojmë ngrohjen globale prej 1.5°C, duke përfshirë më shumë valë nxehtësie dhe verë të nxehtë, ngritje më të madhe të nivelit të detit, dhe, për shumë pjesë të botës, thatësira më të këqija dhe reshje ekstreme ”.

“Bëni dashuri, jo dioksid karboni” pankartë në protestën kundra ndryshimeve klimatike. Foto nga: PA

Me sa duket, nëse nuk bëhet asgjë, pritet që temperaturat të rriten me 3°C, që me siguri nuk ju tingëllon edhe aq keq, por si pasojë e saj do të ketë thatësira më të shpeshta apo ekstreme, një rritje të uraganeve vdekjeprurëse dhe më shumë që 90% e shkëmbinjve nënujorë koralorë do të shkatërrohen.

Andrew King shtoi: “Dritarja për të mbajtur ngrohjen globale nën 1.5°C po mbyllet me shpejtësi dhe premtimet aktuale të bëra nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Parisit për emetimet nuk përputhen me arritjen e këtij qëllimi.

Citizens Channel /E.N/

Ndryshimi i klimës po vë në rrezik luftën për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme: Organizata e Kombeve të Bashkuara (UN)

“Është shumë e qartë se nevojitet një reagim më i thellë, më i shpejtë dhe më ambicioz”.

Ndryshimet klimatike po e bën shumë më të vështirë arritjen e “Qëllimeve Globale”, sipas një raporti të ri nga Kombet e Bashkuara.

“Qëllimet Globale” synojnë të krijojnë deri nga viti 2030 një botë më të shëndetshme, më të drejtë, më të qëndrueshme dhe janë ratifikuar nga të gjithë anëtarët e OKB-së në 2015. “17 Qëllimet Globale” përfshijnë sigurimin e aksesit universal në pasjen e ujit, kanalizimit, ushqimit dhe arsimimit,  çrrënjosjen e padrejtësive si varfëria, barazi gjinore dhe degradimin i mjedisit.

Ata janë ambiciozë dhe vizionarë në fushëveprimin e tyre, por janë përqendruar në mënyrë të vendosur në objektivat e tyre për të lejuar llogaridhënien. Katër vjet pasi “Qëllimet Globale” u miratuan, bota ka bërë përparim në proporcion të zhdrejtë, dhe janë shfaqur pengesa serioze, sipas OKB-së.

Ndryshimet klimatike, në veçanti, mund të zbulojnë përparimin e të gjitha objektivave.

“Mjedisi natyror po përkeqësohet në shkallë alarmante: nivelet e detit po rriten; acidimi i oqeanit po përshpejton; katër vitet e fundit kanë qenë vitet më të ngrohta; 1 milion specie bimore dhe shtazore janë në rrezik  zhdukjeje dhe degradimi i tokës vazhdon i pakontrolluar”, tha Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

“Është shumë e qartë se një reagim shumë më i thellë, më i shpejtë dhe më ambicioz është i nevojshëm për të çliruar transformimin shoqëror dhe ekonomik të nevojshëm për të arritur qëllimet tona deri në vitin 2030”, shtoi ai.

Rreziqet e paraqitura nga ndryshimet klimatike janë të larmishme. Ndërsa bota bëhet më e nxehtë, valët e nxehtësisë që shkaktojnë probleme të gjera shëndetësore po bëhen më të zakonshme. Ndryshimi i modeleve të reshjeve po çon në thatësira që dëmtojnë sistemet bujqësore dhe furnizimin me ujë, duke e shkatërruar progresin në disa qëllime. Ndryshimet klimatike po i bëjnë gjithashtu ngjarjet ektreme të motit shumë të shpeshta. Në dekadat e ardhshme, dhjetëra milionë njerëz parashikohen të zhvendosen nga stuhitë dhe rritja e nivelit të detit.

Lexo më shumë: Rritja e stresit nga nxehtësia mund të kushtojë 80 milionë vende pune deri në vitin 2030, thotë OKB-ja (En: Rising Heat Stress Could Cost 80 Million Jobs by 2030, UN Says)

Këto ndikime kanë reagime zinxhir, që ndikojnë në aftësinë e shteteve për të ushqyer popullatat, për të përmirësuar normat e edukimit të fëmijëve, për të ndërtuar infrastrukturë të qëndrueshme dhe për të zgjeruar aksesin në punë.

Dritarja për të luftuar në mënyrë efektive ndryshimet klimatike gjithashtu po zvogëlohet. Vendet kanë kohë deri në vitin 2030 për të reduktuar në mënyrë radikale emetimet e gazrave për të parandaluar që temperatura të rritet më shumë se 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Për shkak se emetimet aktualisht po rriten, ky qëllim po bëhet gjithnjë e më me pak gjasa i arritshëm. Bazuar në parashikimet aktuale, planeti (temperaturat) mund të rriten deri në 4 gradë Celsius deri në fund të shekullit, gjë që do të shkaktojë ndryshime planetare katastrofike.

Por kjo nuk është ende një kauzë e humbur, sipas OKB-së. Përparimet në energjinë e rinovueshme po e bëjnë të mundur përfundimin e mbështetjes globale në lëndët djegëse fosile. Më e rëndësishmja, protestat e mëdha i detyrojnë vendeve të marrin masa dhe të angazhohen në reduktimin e emetimet e tyre.

Lexo më shumë: Një “Aparteid Klimatik” është shumë afër, OKB-ja paralajmëron. (EN: A ‘Climate Apartheid’ Is Right Around the Corner, UN Warns)

“Sfidat e theksuara në këtë raport janë probleme globale që kërkojnë zgjidhje globale,” tha Liu Zhenmin, nënsekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet ekonomike dhe sociale, në një deklaratë. “Ashtu si problemet janë të ndërlidhura, zgjidhjet për varfërinë, pabarazinë, ndryshimet klimatike dhe sfidat e tjera globale janë gjithashtu të ndërlidhura”.

*Citizens Channel /E.N/

Greva e të rinjve për klimën do të zhvillohet në më shumë se 100 vende

Nga The Guardian

Lëvizja e frymëzuar nga Greta Thunberg ka triumfuar, ndërsa punëtorët belgë bashkohen me grevën.

Qindra mijëra fëmijë pritet të dalin nga klasa e tyre të premten për një grevë globale për klimën mes zemërimit në rritje në dështimin e politikanëve për të trajtuar krizën ekologjike.

Fëmijët në dhjetëra mijëra shkolla në më shumë se 100 vende do të marrin pjesë në marshimin që filloi vitin e kaluar kur një adoleshente, Greta Thunberg , mbajti e vetme një protestë jashtë parlamentit suedez.

Që atëherë lëvizja klimatike ka avancuar me nxënës të shkollave në çdo kontinent përveç Antarktidës.

Greva e së premtes pritet të jetë më e madhe, si një dëshmi e emergjencës së klimës përballë planetit. Amnesty International ka paralajmëruar se dështimi i qeverive botërore për të trajtuar krizën mund të përbëjë “një nga shkeljet më të mëdha ndërgjenerale të të drejtave të njeriut në histori”.

Kumi Naidoo, sekretari i përgjithshëm i Amnesty International, tha: “Është për të ardhur keq që fëmijët duhet të sakrifikojnë ditët e të mësuarit në shkollë për të kërkuar që të rriturit të bëjnë gjënë e duhur. Megjithatë, ata i njohin pasojat e mosveprimit aktual të turpshëm si për veten dhe brezat e ardhshëm. Ky duhet të jetë një moment për vetë-reflektim të zjarrtë nga klasa jonë politike. “

Të rinjtë pritet të dalin të premten në rrugë nëpër qytete në Evropë, Australi, Azi, Afrikë dhe SHBA.

Në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 10.000 fëmijë dolën nga klasa muajin e kaluar dhe organizatorët presin që ngjarja e së premtes të jetë edhe më e madhe me rreth 100 ngjarje duke përfshirë mijëra shkolla në të gjithë vendin.

Anna Taylor, 17 vjeçe, që bashkë-themeloi rrjetin studentor të klimës në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Të rinjtë në Britani të Madhe kanë treguar se jemi të zemëruar me mungesën e udhëheqjes së qeverisë mbi ndryshimet klimatike.

“Ata që janë në pushtet jo vetëm që po na tradhëtojnë dhe po na largojnë të ardhmen tonë, por janë përgjegjës për krizën klimatike që po zhvillohet në mënyra të tmerrshme anembanë botës”.

Taylor tha se Britania e Madhe ka qenë relativisht e mbrojtur nga efektet e krizës deri më tani, duke shtuar se “ata që janë më pak përgjegjës për kontributin ndaj ndryshimeve klimatike po vuajnë tashmë efektet më të këqija”.

Ajo shtoi: “Është detyra jonë që jo vetëm të veprojmë për ata në Mbretërinë e Bashkuar dhe të ardhmën tonë, por për të gjithë. Kjo është ajo që do të thotë drejtësia e klimës “.

Skoci, Guardian është i vetëdijshëm për sulme të planifikuara në 19 vende të ndryshme, nga Uisti jugor në Hebridet e Jashtme në St Andrews në bregun lindor, me tubime të mëdha që priten në Sheshin George të Glasgoutit dhe jashtë parlamentit skocez në Edinburg.

Një nga grevistët më të shquar të Britanisë së Madhe, Holly Gillibrand, do të marrë pjesë, pasi organizoi një aksion javor jashtë shkollës së saj në Fort William, në malësitë skoceze.

“Do të jetë mjaft mbresëlënëse,” tha Gillibrand për Lëvizjen e Klimës, “dhe është jashtëzakonisht frymëzuese që të gjitha filluan duke goditur vetveten”.

E pyetur nëse ndihet optimiste për potencialin e protestës së të premtes, Gillibrand u përgjigj: “Nuk do të thoja se fjala optimizëm është fjala e duhur. Tregon se ka mijëra studentë që kujdesen shumë për mjedisin dhe janë të gatshëm të humbin shkollën për të kërkuar që politikanët të marrin seriozisht këtë krizë ekologjike “.

Udhëheqësit botërorë mund t’i dëgjojnë nxënësit e shkollave që marrin pjesë në një nga protestat më të mëdha globale të ndryshimeve klimatike, por testi kryesor është nëse ata marrin masa, tha 13-vjeçarja.

Sipas partisë së Gjelbër skoceze, nëntë këshilla – të cilat mbulojnë 16 nga 21 vendet skoceze që kuptojnë se nxënësit janë të përfshirë në protesta, kanë treguar se nuk do të ndjekin veprime ndëshkuese kundër të rinjve që marrin pjesë.

Méabh Mackenzie po organizon një protestë me rreth 30 nxënës të tjerë nga shkolla fillore Daliburgh në ishullin e Jugut Uist, me qëllim shprehjen e qëndrimit në solidaritet me komunitetet e tjera të rrezikuara në të gjithë globin.

11-vjeçarja shpjegoi: “Dua vetëm të ndaj atë që besoj. Uist është me të vërtetë vend i ulët dhe unë e dua vendin dhe nuk dua që të zhduket”.

Disa miq nuk janë “fare në të”, ajo dyshon se kjo është për shkak se nuk duan të dalin në të ftohtë – parashikimi është për breshër të premten.

“Unë mendoj se të gjitha grevat në mbarë botën do t’u bëjnë të ditur politikanëve dhe ligjvënësve se duhet të bëjnë diçka sepse lista e prioriteteve po bie poshtë. Ata po debatojnë për gjëra të tilla si Brexit, por ne kemi nevojë që ata të veprojnë tani për ndryshimin e klimës. sepse në 12 vjet nuk mund të kthejmë asgjë prapa “.

Në Belgjikë, mijëra punëtorë do të jenë të gatshëm për t’u bashkuar me protestën e nxënësve të shkollave në vende të tilla si Antëerp, Bryzh dhe Liège, përpara se të udhëtojnë për në Bruksel për një demonstrim të madh.

Punëtorët e kaltër dhe të bardhë po mobilizohen përgjatë ndarjes flamand-frankofone, pas një apeli nga fushata “Të rinjtë për klimën”, e cila ka organizuar demonstrata javore deri në 35,000 të rinj që nga janari.

Gina Heyrman, një zëdhënëse e sindikatës së tregtisë socialiste, ABVV-FGTB prej 1.6 milionë banorësh, vuri në dukje “ngjashmëri” me protestat e Parisit të vitit 1968.

Ajo tha: “Kjo është hera e parë që kemi pasur një grevë politike së bashku me të rinjtë. Ndoshta ne jemi në fillim të një epoke të re. Shpresoj. Gjithkush flet për klimën tani. Gjithkush është në dijeni të saj, falë studentëve. “

Bashkimi tregtisë së krishterë CSC gjithashtu po planifikon një “mobilizim masiv”, edhe pse disa prej punonjësve të saj nuk mund të sulmojnë për shkak të një ligji për njoftimin e grevës.

Bashkimi CFDT në Francë po ashtu po bën thirrje për çdo anëtar që të marrë pjesë në veprimtarinë e klimës të së premtes.

Më parë këtë vit, Thunberg, e cila filloi lëvizjen, i tha një tubimi të udhëheqësve politikë dhe sipërmarrësve miliarderë në Davos: “Unë nuk dua që ju të jeni shpresëdhënës. Unë dua që ju të panikoseni. Unë dua që ju të ndjeni frikën që ndiej çdo ditë. Dhe pastaj unë dua që ju të veproni. “

*Citizens Channel /E.K/