Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Deputët shqiptarë që nuk kanë firmosur formularët e vetëdeklarimit

Ata përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë por nuk janë të pagabueshëm kur vjen fjala tek firmosja e dokumentave zyrtare. Citizens Channel monitoroi formularët e vetëdeklarimit të deputetëve të kuvendit të depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në fillim të vitit të shkuar. 24 prej tyre, mes të cilëve edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta apo edhe Kryeministri Edi Rama, kanë harruar të firmosin faqe për faqe formularin e vetëdeklarimit, për zbatimin e ligjit numër 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.”

Në faqen numër dy, aty ku duhet të shkruhen dy emra dhe dy firma kryeministri Edi Rama ka shkruar emër, mbiemër dhe nënshkrimin për pyetjen “Jeni i/e sigurtë? Sugjerohet që nënshkrimi i këtij seksioni të bëhet pasi është plotësuar i saktë gjithë formulari.” Por ka harruar të bëjë të njëjtën gjë për të gjithë këtë faqe e cila duhet të firmoset për marrjen në dijeni të efekteve të formularit të vetëdeklarimit. Kjo faqe në fakt kërkon dy nënshkrime, njëra për gjithë faqen dhe njëra për pyetjen e mësipërme.

Por sikurse kryeministri kanë bërë të njëjtin gabim edhe deputetët Agron Duka, Agron Çela, Arben Imami, Artan Gaçi, Besnik Baraj, Dashamir Shehi, Fatmir Toçi, Gjergji Papa, Gramoz Ruçi, Anduel Xhindi, Kejdi Mehmetaj, Luçiano Boçi, Antoneta Dhima, Roland Keta dhe Ylli Shehu.

Ndërkohë në faqen 6 kryetari i kuvendit Ilir Meta së bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi nuk kanë firmosur emër dhe mbiemër për konfirmimin e saktësisë së të dhënave në formular. Bashkë me ta e kanë bërë këtë gabim edhe deputetët Agron Duka, Agron Çela, Mimoza Hajdarmataj, Dashamir Shehi, Eduart Selami, Gramoz Ruçi, Ilir Pendavinji, Klodiana Spahiu dhe Roland Keta.

Më poshtë lista e deputetëve të kuvendit të cilët kanë harruar të firmosin të gjitha fletët e formularëve të vetëdeklarimit:

  1. Agron Duka  (faqja 2 dhe 6)
  2. Agron Çela (faqja 2 dhe 6)
  3. Arben Imami (faqja 2)
  4. Artan Gaçi (faqja e 2 nuk ka shënuar emrin dhe në faqen e 6 nuk ka hedhur emër)
  5. Mimoza Hajdarmataj (në dokumentin e publikuar nga KQZ mungon faqja 6 e formularit)
  6. Besnik Baraj (faqja e parë nuk ka emrin, mbiemër, dhe firmën, faqja e dyte nuk ka emër dhe mbiemër)
  7. Dashamir Shehi (faqja e dyte nuk ka firmen, faqja e gjashtë nuk ka firmë)
  8. Edi Rama (faqja e dytë nuk ka emër, mbiemër dhe firmën)
  9. Eduart Selami (faqja e 6 nuk  ka emër, mbiemër, firmë)
  10. Fatmir Toçi (faqja e 2 nuk ka emër, mbiemër, firmë)
  11. Gjergji Papa (në faqen 2 nuk ka emër dhe mbiemër)
  12. Gramoz Ruçi (në faqen 2 nuk ka emër, mbiemër, firmë, faqja 6 nuk ka emër, mbiemër, firmë)
  13. Ilir Meta (faqja 6 nuk ka emër, mbiemër dhe firmën)
  14. Ilirian Pendavinji (faqja 6 nuk ka emër, mbiemër dhe firmën)
  15. Anduel Xhindi (faqja e dytë nuk ka emër, mbiemër dhe firmë)
  16. Kejdi Mehmetaj (faqja e dytë nuk ka emër, mbiemër dhe firmë)
  17. Klodiana Spahiu (faqja 7 mungon një firmë)
  18. Luciano Boçi (faqja 2 nuk ka emër dhe mbiemër)
  19. Antoneta Dhima (faqja e 2-të nuk ka emër dhe mbiemër)
  20. Mesila Doda (faqja 4-5 nuk ka emër, mbiemër, firmë)
  21. Monika Kryemadhi (faqja 6 nuk ka emër, mbiemër, firmë)
  22. Pjerin Ndreu (faqja 4 nuk ka firmë)
  23. Roland Keta (faqja 2 nuk ka firmë, faqja 6 nuk ka firmë)
  24. Ylli Shehu (faqja e dytë nuk ka emër, mbiemër, firmë)

Ndërsa në këtë link publik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të shihni të plota deklarimet e të gjithë deputetëve të parlamentit shqiptar: http://www.cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/formularet/deputetet.html

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *