Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Vrasësi i 8 mijë shqiptarëve

Flori H. është 23 vjeç. Jeta e tij ndryshoi përgjithmonë në 15 tetor të vitit 2016. Ishte ditë e shtunë dhe ai po e shijonte udhëtimin. Nuk kishte vendosur rrip sigurie. Po udhëtonte nga Tirana ku jeton prej vitesh bashkë me familjen drejt vendlindjes së tij në Dibër. Por një parakalim i gabuar solli aksidentin ku ai rrezikon të ngelet i gjymtuar. Pasi është rrotulluar disa herë, autobuzi ku ai ishte i ulur si pasagjer e zuri poshtë duke e lënë të paralizuar.

I riu tashmë i kalon ditët mes shpresës se një ditë do rehabilitohet dhe ankthit të spitaleve. Me një sërë kurash ai shpreson që një ditë të rikthehet siç ishte, ndonëse për të trauma emocionale që pësoi nga aksidenti, mbetet po aq i rëndë sa edhe dëmtimi fizik. Ta pyesësh atë për aksidentin është një moment që i ngacmon dhimbjen. Një dhimbje që peshon rëndë edhe tek të afërmit e tij.

 Situata në Shqipëri

Për çdo 100 mijë banorë në Shëipëri 10 prej tyre humbasin jetën nga aksidentet automoblistike. Të dhënat e siguruara nga policia e shtetit flasin për një trend në zbritje të aksidenteve me pasojë vdekjen, ndonëse shifrat vijojnë të mbeten shqetësuese përsa u takon atyre që ngelen të plagosur apo të dëmtuar. Statistikat tregojnë se për tetë vitet e fundit numri i të plagosurve po shkon drejt dyfishimit. Në rritje është trendi po të krahasosh edhe dy vitet e fundit, pra 2015 me 2016, ku për 10 muaj në rrugët shqiptare janë vrarë në aksidente 228 persona ndërkohë që janë plagosur 2129 shtetas.

Aksidentet sipas viteve 2009 – 2015

AKSIDENTE 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015
Aksidente gjithsej 1465 1564 1876 1870 2075 1914 1992
Të vrarë 378 352 322 334 295 264 270
Të plagosur 1462 1716 2150 2235 2503 2353 2422
Të vrarë për 10 000 mjete 9.45 8.38 7.84 8.46 6.61 5.38 5
Të vrarë për 100 000 banorë 12.95 12.1 11.09 11.52 10.18 9.12 9.35

 

Lloji i aksidentit 10 mujori 2015 10 mujori 2016 Krahasimi %
Të vrarë 218 228           + 4.6 %
Të plagosur 1984 2129 + 7.3 %

Që prej vitit 2011 deri në vitin 2020, Shqipëria është përfshirë në strategjinë kombëtare të sigurisë në rrugë përmes së cilës synohet të ulet numri i këtyre treguesve në 50 përqind, për shkak se aksidentet automoblistike në raport me dendesinë e popullsisë konsiderohet ende i lartë. Nga analiza e rriskut e kryer mes ministrisë së transporteve dhe ministrisë së brendshme u konstatua se edukata e mos përdorimit të rripit dhe e pajisjeve mbrojtëse për fëmijët është faktori më i rrezikshëm i aksidenteve rrugore me pasoja fatale për jetën.

Megjithese nuk ka të dhëna statistikore, në raportin analitik grupmoshat e reja përmenden si të prirur për të refuzuar pajisjet mbrojtëse. Për shkak se nga monitorimi i kryer gjatë vitit 2015 rezultoi se vetëm 31 përqind e shoferëve përdornin rripat e sigurisë dhe kaskat mbrojtëse, 2016 ishte mjaft intesive për operacionet në shkallë vendi për të gjobitur cdo drejtues mjeti i cili nuk ishte i siguruar.

Ndryshimet ligjore përmendën gjithashtu edhe gjobitjen e pasagjerëve në raste të ngjashme. Mbi 20 përqind e atyre që kanë humbur jetën në aksidente automobilistike gjatë kqyrjes së vendngjarjes rezultoi se nuk kishin vendosur rripin e sigurisë. Por ndërkohë shkaku kryesor që vijon të vrasë njerëzit në rrugë, vecanërisht në zonat urbane është mbishpejtësia dhe parakalimi i gabuar. Më tej si shkakaktar i aksidenteve fatale është ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga këmbësoët të cili edhe për këtë vit kanë qene të padisiplinuar për respektimin e semaforit dhe të vijave të bardha ashtu sic edhe motoçiklistët.

Po cilat janë pikat e rriskut ku ndodhin më shpesh aksidente? Në bazë të të dhënave të publikuara nga INSTAT prefektura e Tiranës është zona ku kanë ndodhur më shumë aksidente. Në vitin 2015 kanë ndodhur 712 aksidente me dëmtim personi, në vitin 2014 695 dhe në vitin 2013 718. Dy prefektura të tjera me një numër të lartë aksidentesh janë ajo e Durrësit dhe Fierit.

Eksperti

Eksperti i aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha megjithëse bie dakord se shpejtësia vret, mendon se nuk është shkaku kryesor i aksidenteve. Për Hoxhën çdo shkak duhet marrë seriozisht përsa kohë edhe sinjalistika dhe kushtet në rrugë nuk janë aspak optimale sipas tij.

Citizens Channel: Si paraqitet trendi sipas jush a ka zbritje të aksidenteve me pasojë?

Gëzim Hoxha: Po të shohësh bilancet, shifrat nuk ndryshojnë shumë. Shkaqet për aksidente janë të shumta, por problemi qëndron tek mosrakordimi. Nga njëra anë Kodi Rrugor i klasifikon rrugët, në interburbane, urbane rurale e të tjera. Por në fakt nuk është bërë një studim i mirëfilltë i sinjalistikës. Përshëmbull, në Bulevardin Zhan Dark ka perherë aksidente. I biet shkurt dhe thuhet se aksidentet ndodhin për shkak të mbishpejtësisë. Por kjo nuk është e vërteta e plotë. Sepse ky aks ka katër korsi, ka ndërprerje me vijat e bardha për kalimtarët disa herë, ka edhe një tabelë që thotë shpejtësia e lejuar është 40 km në orë. Por realisht çdo mjet që qarkullon në këtë rrugë ecen me shpejtësi mbi 40 km në orë. Atëherë studimi që duhet është ky. A është efektive kjo tabelë, mos vallë duhet rritur shpejtësia e lejuar dhe duhen hequr vijat e herëpashershme për kalimtarët dhe ata të lejohen të kalojnë vetëm tek semafori?

Po të dhënat për njollat e rrezikut, janë në të njëjtin nivel?

Përgjigjja ime është kjo, përsa kohë nuk është punuar me një strategji  për t’i eleminuar çdo aks nëse nuk zbaton rregullat është njollë rreziku. Përshembull, kemi subjektet e karburanteve në autostradë. Ka dalë një vendim i këshillit të ministrave që shpreh rritjen e parametrave të sigurisë në hyrje dhe në dalje tek këto subjekte. Por ende nuk ka nisur puna për t’i plotësuar këto detyrime dhe kështu subjektet në autostradë janë vendburim për aksidente automobilistike

A ka statistika se sa është numri i viktimave në vite nga aksidentet?

Po, ka. Pas viteve 1990 numri i atyre që kanë humbur jetën në aksidente është 8 mijë shtetas. Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen se automjeti vret, se çdo përdorues rruge duhet të ketë kujdes, duhet të respektojë vijat e vardha, duhet të ndjekë semaforin. Nga ana tjetër përveç sinjalisikës dhe rritjes së parametrave në rrugë,  institucionet kanë detyrimin të rishikojnë Kodin Rrugor. Kemi një kod të kopjuar nga Italia, dhe vetë ata e kanë ndryshuar rrënjësisht këtë kod. Kodi Rrugor është i arnuar ndaj duhet ndryshuar nga fillimi

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *