Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Tirana nën magjinë e bardhë

Pas 32 vitesh Tirana është zbardhur nga reshjet e dendura të dëborës që ranë mbrëmjen e 11 janarit. Pavarësisht orës së vonë kryeqytetas të të gjithë moshave dolën në rrugët e qytetit për të luajtur me dëborën.

Për shkak të temperaturave të ulëta Tirana është zgjuar e bardhë edhe mëngjesin e sotëm (12.01). Hera e fundit që Tirana ishte mbuluar nga dëbora ishte viti 1985.

Reporteri i Citizens Channel Amarildo Topi sjell një galeri me fotografi me këtë fenomen natyror të rrallë për Tiranën.

Bllok pallatesh pranë 21 Dhjetorit. Foto: Amarildo Topi/CitizensChannel
Kryqëzimi i 21 Dhjetorit mbrëmjen e 11 janarit. Foto: Amarildo Topi/CitizensChannel
Biçikletë e mbuluar nga dëbora. Foto: Amarildo Topi/CitizensChannel
Kalimtarë në zonën e 21 Dhjetorit. Foto: Amarildo Topi/CitizensChannel
Kryeqytetasit u kapën të papërgatitur nga reshjet e dendura të dëborës. Foto: Amarildo Topi/CitizensChannel
Anët e lumit të Lanës sot (12.01) ishin të bardha si rrallherë. Foto: Amarildo Topi/CitizensChannel
Trotuari i Bulevardit Bajram Curri i mbuluar nga dëbora. Foto: Amarildo Topi/CitizensChannel
Qytetarë të Tiranës duke shëtitur në borë. Foto: Amarildo Topi/CitizensChannel
Dëbora ka zënë vend mbi akullin e formuar në sipërfaqen e liqenit. Foto: Amarildo Topi/CitizensChannel
Kryeqytetas duke luajtur me dëborë. Foto: Amarildo Topi/CitizensChannel
Një fenomen i rrallë natyror për Tiranën duhet të fikësohet në fotografi. Foto: Amarildo Topi/CitizensChannel
Të rinj duke luajtur me topa bore. Foto: Amarildo Topi/CitizensChannel
Liqeni i Tiranës. Foto: Amarildo Topi/CitizensChannel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *