Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Gjobat, “veza e artë” e Policisë Rrugore

Në rrugët e Shqipërisë shohim shpesh postoblloqe të policisë rrugore, të cilët nuk ngurojnë të gjobisin të gjithë shoferët në kundravjatje me rregullat e Kodit Rrugor. Shkeljet që bëjnë drejtuesit e automjeteve janë nga më të ndryshmet po ashtu si edhe vlera e gjobave. Të dhënat e Policisë Rrugore, të siguruara nga Citizens Channel, tregojnë se që nga janari deri në fund të shtatorit të vitit 2016, Policia Rrugore ka shënuar një rekord gjobash nga ku rezulton se janë gjobitur gjatë kësaj kohe 401 957 qytetarë vetëm për nëntë muaj.

Shkelja që është konsumuar më shpesh dhe që ka vjelë më tepër gjoba nga qytetarët drejtues mjetesh është ajo e pushimit të gabuar. Prej saj Policia Rrugore ka dërguar në arkën e shtetit 96 800 gjoba, më tej në vendin e dytë janë shoferët që janë konstatuar duke drejtuar mjetin pa rrip sigurie. Për këtë shkelje janë ndëshkuar 61 319 shtetas, ndërkohë në vend të tretë janë ata shoferë që ngasin mjetin dhe përdorin celularin njëkohësisht. Në 47 967 raste policia ka vendosur gjoba për këtë shkelje duke u pasuar në vend të katërt shkelja e parakalimit të gabuar që ka dërguar gjoba kundër 32 994 shoferëve.

Shoferët shqiptarë janë gjobitur më shumë për qëndrime të ndaluara.

Përkundër studimit që tregon se shumica e aksidenteve vijnë nga mbishpejtësia, gjobat për këtë shkelje tregojnë të dhëna më të ulëta, me 14 mijë gjoba. Rekord me të ulët e ka shënuar abuzimi me kodin rrugor nga çiklistët, për nëntë muaj në të gjithë vendin janë vendosur tetë gjoba për shkelje të rregullave nga çiklistët dhe karrocat, kjo e dhënë tregon se ata që përdorin biçikletën janë të kujdesshëm pavarësisht vështirësive që ata hasin në përditshmërinë e tyre.

Gjobave nga Policia Rrugore nuk i kanë shpëtuar as këmbësorët. Sipas të dhënave të Citizens Channel në periudhën Janar-Shtator janë gjobitur 166 qytetarë për shkelje të legjislacionit nga këmbësorët.

Vlera

Sipas të dhënave që mban policia rrugore e shtetit rezulton se për nëntë muaj Policia Rrugore ka vendosur gjoba që kapin vlerën e 460,251,150 lekëve të reja. Por ndërkohë në llogaritë e saj

Policia Rrugore raporton se ka vjelë edhe gjobat e prapambetura duke i çuar të ardhurat nga gjoba nga janari deri në shtator 2016 në vlerën e 665,929,751 lekëve të reja.

Për shkak të numrit të madh të automjeteve që qarkullojnë, qarku i Tiranë mban vendin e parë të gjobave të vendosura për shkeljet rrugore, me një shifër prej 1143 290 për t’u pasuar në vend të qarqet e tjera të mëdhenj, si Durrësi, Fieri, Shkodra dhe Vlora. Qarku që ndodhet në vend të fundit për gjobat e vendosura është Dibra me 9273 të tilla.

Por ka edhe shembuj pozitivë që vijnë nga Skrapari e Delvina ku rezulton se nuk është hequr asnjë patentë. Në total për nëntë muaj me pezullim patente policia ka ndëshkuar 8008 qytetarë.

Qarku i Tiranës mban rekordin e gjobave të vëna me plot 114 290 të tilla.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *