Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Ready4Work, aplikacioni që do tu vijë në ndihmë të rinjve shqiptarë

Punësimi është një problem serioz që kërcënon të ardhmen dhe integrimin e vendit. Shumë të rinj janë të papunë dhe asnjëherë nuk arrijnë të punësohen duke synuar të emigrojnë jashtë vendit dhe në këtë mënyrë Shqipëria humbet specialistë. Pikërisht këtu u hodh ideja e këtij aplikacionit që do jetë edhe online për të treguar aftësitë e gjithësecilit.

Gjatë kampit rinor ICT në javën e inovacionit një grup të rinjsh të përbërë nga Arlis Alikaj (ideatori i aplikacionit), Dafni Kuculi, Sara Shehu (informaticiene), Eltoni Salija (student ekonomiku), dhe Armando (webmaster dhe programming), i dhanë jetë idesë së Ready4Work duke u nisur nga sakrificat e vështirësitë e punësimit në tregun shqiptar.

Kjo ide që mori vlerësime maksimale nga juria me panel prestigjoz ku bënin pedagogë të fushës së teknologjisë, biznese të suksesshme e të njohura për tregun shqiptar si Telekom Albania nëpërmjet Igor Bimbiloski, drejtor i departamentit të Teknologjisë, por dhe ekspertë të tjerë nga Ministria e Inovacionit. Nëpërmjet këshillave të tyre ata do jenë pranë grupit Ready4Work për ta konsoliduar më tej idenë.

Çfarë është Ready4Work?

ReadyForWork është një platformë online punësimi e cila bazohet në disa aplikacione punësimi inovatore dhe shumë efektive në vendet nordike si Suedia, Norvegjia etj. Me pak fjalë ideja e Ready For Work ka të bëjë me një platformë ndryshe në tregun e punësimit shqiptar ku çdo i ri punëkërkues krijon një profil akademik për fushën ku është i arsimuar dhe synon të punësohet. Çdo punëkërkues profesionist, mund të marrë në kohë reale asistencë teknike, të bëjë kurse online si atë psikologjik, teste, dhe intershipe ose punë vullnetare për kompani të caktuara.

Ready4Work ose “GatiPërPunë” konsiston si ide në OneStopShop, me anë të një ndalese të vetme u jep mundësinë punëkërkuesve të arsimuar që të kryejnë të gjitha hapat e proçedurat e punësimit, duke nisur nga intervistimi Online ose nëpërmjet E-conference me departamentet e burimeve njerëzore të kompanive të ndryshme. Kjo mënyrë efikase do të kursejë kohë dhe para për të rinjtë për shembull nga Vermoshi deri në Konispol që mos udhëtojnë drejt Tiranës pa pasur një përgjigjë të sigurtë.

 

Nëpërmjet Ready4Work, merr menjëherë përgjigjen nëse e fiton apo jo për pozicionin që aplikantët

konkurojnë. Gjithashtu aplikacioni do të konsistojë në këshillime karriere, mentorimi dhe ndjekje të aplikantëve deri në procesin e punësimit por edhe pas tij. E veçanta e tij është dhe ndarja e informacioneve apo sukseseve të anëtarëve të regjistruar.

Aktualisht Ready4Work është në fazat e para dhe skuadra krijuese po përpiqet t’i japë jetë këtij projekti. “Gjithçka tani është online madje dhe qeveria shqiptare ka filluar ta kuptojë këtë duke u besuar dhe punë me rëndësi të administratës nëpërmjet konkurseve siç është nisma “Mësues për Shqipërinë” e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Nëpërmjet kësaj ideje, që do jetë falas synohet të luftohet nepotizmi, korrupsioni si dhe të luftohet diskriminimi. Ready4Work do jetë rrjet profesionistësh dhe Facbook apo Linkedin-i shqiptar. Ne jemi shumë të qartë për idenë tonë dhe jemi gati ta implementojmë’’, thotë Arlis Alikaj inxhinieri IT, i cili është edhe ideator i Ready4Work.

 Çfarë është “ICT Youth Camp” ?

“ICT Youth Camp” është një program trajnimi dhe mentorimi 4-ditor që synon të rrisë njohuritë dhe aftësitë e të rinjve dhe të rejave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), si dhe zhvillimin e një plan biznesi mbi një ide biznesi në fushën e TIK. Përtej rritjes së njohurive teknike, ky programi u ofron të rinjve pjesmarrës mbështetje dhe mentorim (udhëheqje, këshillim, orientim) nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë në fushën e TIK dhe zhvillimit e manaxhimit të biznesit, përgjatë zbatimit të idesë.

Gjatë një programi intensiv 4 ditor, nga data 23 janar deri me 27 janar, të rinjtë dhe të rejat punuan konkretisht me idetë e tyre për produkte e shërbime në fushën e TIK, për t’i zhvilluar më tej ato si dhe për hartimin e planit dhe strategjisë së biznesit.

Pjesmarrës ishin të gjithë ata të rinj/reja që kishin ide inovatore mbi “SMART CITIES”. “Smart city” është një vizion i zhvillimit urban që përdor teknologjinë e informacionit (TIK) për zgjidhjen e cështjeve në përmbushje të nevojave të qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve me efikasitet në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës.

Ky program u organizua në kuadër të projektit “Innovation Hub”, i cili synon të përmirësojë situatën aktuale, përmes krijimit të një inkubatori që do t’u shërbejë të rinjve dhe të rejave inovatorë/e të krijojnë dhe zhvillojnë ide biznesi që kanë potencial dhe janë të konkurueshme në treg. Projekti “Innovation Hub” zbatohet nga Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti, në kuadër të Programit të Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA).

(Artikulli është përgatitur nga skuadra krijuese e Ready4Work)

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *