Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Përmet/Rritet numri i turistëve, mungojnë strukturat akomoduese (Video)

Qyteti i Përmetit po kthehet në një nga destinacionet e preferuara të shqiptarëve për të kaluar fundjavat ashtu si edhe për turistët e huaj. Por pavarësisht kësaj vazhdon të mbetet problematike insfrastukutura për të shkuar në pikat turistike të qytetit dhe mungesa e strukturave akomoduese për të përballuar këtë fluks.

Nënkryetari i Bashkisë së Përmetit Llazar Thanasi thotë për Citizens Channel se Përmeti në vitin 2016 është vizituar nga 16 mijë turistë, “pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë të huaj, por ky numër do të ishte më i lartë nëse infrastruktura do të ishte më e mirë”.

Pavarësisht këtij problemi, bukuritë natyrore, vlerat e objekteve të kultit dhe cilësia e ushqimit bëjnë që vizitorët të mos stepen dhe të popullojnë zonat turistike të qytetit të luleve.

[facebook url=”https://www.facebook.com/citizenschannel/videos/1732564067047348/” /]

Autor: Amarildo Topi

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *