Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Vala e të nxehtit, mjekët: Kujdes fëmijët, mos u jepni antibiotikë

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë ka shtuar numrin e personave që u drejtohen spitaleve për shkak të temperaturave të larta. Bruna Shiroka, mjeke e përgjithshme pranë poliklinikës nr.3 në Tiranë, në një intervistë për Citizens Channel, na rendit disa këshilla të arta se që duhet të kemi parasysh në këto ditë të të nxehtit përvëlues.

Ajo shprehet se pranë poliklinikës ku ajo punon çdo ditë ka pasur shtim të rasteve midis fëmijëve dhe moshës së tretë që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, por sipas saj të shumtë kanë qenë edhe rastet që kanë pësuar djegie të rënda nga ekspozimi në diell.

Por pavarësisht moshës që keni, mjekia Shiroka ka një këshillë për të gjithë në këto ditë të nxehti ekstrem: “Këshilla që vlen për të gjithë grupmoshat në këto ditë të nxehta është: sa më pak lëvizje gjatë orarit të pikut, d.m.th nga ora 11:00 e mesditës deri në orën 16:00 të pasdites”.

Fëmijët

Janë kategoria më e ndjeshme ndaj këtyre temperaturave të larta, që në rast neglizhence mund të ketë edhe komplikime shumë të rënda, ndaj mjekja, Bruna Shiroka, apelon për një kujdes më të madh karshi tyre. “Për shkak të temperaturave të larta, rritet edhe avullimi i trupit, ndaj në këtë situatë ne rekomandojmë të rritet sasia e lëngjeve që ata konsumojnë. Këtu kemi parasysh lëngje frutash të bërë në kushte shtëpie, pra të shtrydhen sa më shumë fruta dhe perime, rekomandohen edhe kompostot e bëra veta dhe sigurisht uji zë vendin e parë. Ajo që do të këshilloja në këto ditë të nxehta është mënjanimi i substancave të konservuara, dhe këto kam parasysh lëngjet frutave apo kompostot që blihen të gatshme në dyqane”, rekomandon mjekja Shiroka.

Ajo këmbëngul që t’i kushtohet një rëndësi e madhe edhe mënyrës së të ushqyerit. “Supërat e përgatitura vetë, dhe jo të gatshme, nuk duhet të mungojnë asnjë ditë. Dhe po ashtu duhet të tregohet një kujdes më i madh në ruajtjen dhe mbajtjen freskët të ushqimeve, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të shmangen toksikacionet apo gastro enteretit që janë shumë më të shtuara gjatë kësaj periudhe.”

Sipas mjekes Shiroka, në kushtet e këtij të nxehti të madh, fëmijët mund të bëjnë temperaturë trupore, pasi nuk i funksionojnë mekanzimat termorregullatorë ashtu siç funksionojnë tek ne të rriturit, që shpeshherë ngatërrohet me virozat.

Për këto raste ajo ka disa këshilla për kolegët e saj të rinj. “Për shkak të të nxehtit fëmija reagon duke bërë temperaturë të lartë. Në këto raste duhet mbajtur parasysh që fëmijës i duhet bërë një trajtim i veçantë me enterovizorat, të cilat nëse nuk trajtohen si duhet shkatojnë probleme të fuqishme dhe mund të sjellë një gjendje kritike për të vegjëlit. Së pari, kur u vjen një fëmijë në kushte të tilla, kolegët e mi të rinj, nuk duhet të japin kurim me antibiotikë, por duhet të bëjnë zëvendësimin e likideve të pasura me kripëra. Pra duhet bërë rehidrimi me trisol. Duhet të kemi parasysh se fëmijët duhet të mbahen gjatë gjithë kohës në vende të freskëta dhe me lagshtirë optimale. Së dyti duhet të trajtohem me laktobacile dhe vetëm në raste të komplikuara, atëherë këshillohet dezinfektantë entestinalë, siç janë enterogerminat, por jo antibiotikë”, na shpjegon Shiroka.

Mjekaj Bruna Shiroka duke folur për Citizens Channel

Të moshuarit

Një tjetër kategori që kërkon vëmendje, sipas mjekes Bruna Shiroka, janë të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike. “Për të moshuarit që përdorin terapi për sëmundjet e zemrës apo hipertension, do të rekomandoja një ekspozim sa më të pakët në këto ditë të nxehta. Po ashtu ata vuajnë nga hipertensioni këshillohet edhe rivlerësimi i sasisë së medikamenteve që përdorin, pasi nuk mund të përdorin të njëjtin dozim që marrin në dimër, dhe të njëjtin kur temperaturat janë kaq ekstreme”, shpjegon ajo.

Dielli vs kondicioner

Mjekja Shiroka këshillon që të bëhet kujdes edhe në përdorimin e kondicionerit. “Nëse temperaturat jashtë janë 40 gradë celciues, dhe brenda në shtëpi prindërit e bëjnë temperaturën 25 gradë celciues, kjo është shokuese për fëmijën pasi i shkakton stres fiziologjik. Diferenca e temperaturës nga jashtë -brenda rekomandohet të jetë jo më shumë se 5 gradë celcius”, shpjegon pë Citizens Channel, Bruna Shiroka.

Sipas saj kredhja në pishina apo në det është e rekomandueshme gjatë ktyre ditëve të nxehta, por jo ekspozime në pikun e diellit. “Të shmangen daljet në det apo pishina nga ora 10:00 deri n orën 17:00, të përdoren kremëra me faktor të lartë mbrojtës, pasi ajo që kemi vvënë re është se në poliklinikën tonë kanë ardhur edhe raste me djegie të shkallës së dytë nga dielli. Duhet ta mbrojmë vetën tonë”,  përfundon këshillat e saj mjekja Shiroka.

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *