Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Tre familje prej 28-të ditësh në rrugë në kërkim të drejtësisë

Dion Meshahu festoi ditëlindjen e tij të gjashtë në trotuar. Të afërmit i blenë një tortë në pastiçerinë përballë Prokurorisë së Tiranës dhe aty në rrugë i uruan “edhe njëqind vite të lumtura”.

Por Dioni ka javë që nuk po jeton një fëmijëri normale, ai vrapon sa në banesë ku e ndërrojnë e lajnë, në trotuarin ngjitur me murin rrethues të Prokurorisë së Tiranës. Sepse Dioni është pjesë e një proteste që  ka hyrë në ditën e saj të 28-të. Protesta ka nisur që prej datës 23 qershor, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Anëtarët e familjeve Meshahu, Bitri dhe Ahmetaj pretendojnë se janë mashtruar gjatë nënshkrimit të një kontrate me një ndërtues në Unazën e Re, të cilit me kontratë i kanë dhënë 3045 metra katrorë truall.

Por ndërsa kontrata u nënshkrua në 2013, dhe ndërsa pallatet u ngritën ata pretendojnë se nuk morën çfarë firmosën në kontratë. Pas konflikteve dhe ngujimit në pallatin që është molla e sherrit mes ndërtuesit dhe 27 banorëve që pretendojnë se janë mashtruar, çështja tashmë ështe kthyer në një histori gjykatash dhe prokurorie.

Dion Meshahu festoi ditëlindjen e tij të gjashtë në trotuar. Foto: Private

Gramoz Ahmetaj thote se ai dhe banorët e tjerë firmosën kontratën në mirëbesim. Sipas tij në prokurori tashmë kanë përcjellë 105 kallzime, ku denoncojnë dhunën dhe shkeljet e një pas njëshme të  institucioneve.

Kallzimet rekord janë kundër ALUIZNIT, INUK, ndërtuesit, hipotekave, noterë e juristë. “Secili nga institucionet ka kryer një shkelje në dosjen tonë e për këtë Prokuroria duhet të hetojë”, thotë Gramoz Ahmetaj.

Për të dhe të tjerët të protestosh dhe mos të dëgjohesh është fatkeqësia më e madhe e një qytetari. Megjithatë ai ka shpresë se gjithë kjo këmbëngulje do sjellë një dritë në fund të tunelit.

Gramozi thotë se e lanë ngujimin në banesa për shkak të harresës nga shteti, disa muaj pasi  gratë e familjes së tij në fillim të viti 2017 u përpoqën t‘i tërheqin vëmendjen shtetit duke tentuar të vethidhen nga pallati. „Erdhëm para prokurorisë të protestojmë këtu – thotë Valbona Bitri – që të na shohin, të jemi para syve të tyre dhe ndoshta të kujtohen se ekzistojmë dhe se na janë shkelur të drejtat.“

Me protestën e tyre banorët kërkojnë të shpejtojnë hetimet për dosjen e Unazës së Re, por për prokurorinë çështja nuk është penale, por civile. Me pankartat „Po na vidhet prona“ dhe „Duam drejtësi“ , këta familjarë nuk lëvizin nga trotuari. Ata janë ulur këmbëkryq aty, në pritje që të paktën një  përfaqësues institucionesh të shkundë pluhrin e dosjes dhe të lexojë çfarë kërkojnë. Së paku Avokati i Popullit duhet të dalë me rekomandimet përkatëse.

Çështja e mashtrimit të qytetarëve në përpilimin e kontratave civile është ngritur shpesh si problematikë gjatë analizave vjetore të prokurorisë së Tiranës. Trendi kryesor është ai i mashtrimit me kontrata gjatë shitjes së një pallati, për të cilin më pas ka rezultuar se është shitur edhe tek persona të tjerë. Disa administratorë firmash ndërtimi janë dënuar vitet e fundit për mashtrime të tilla, ndërkohë që për qytetarët historia nuk konsiderohet e mbyllur. Ata vijojnë betejën në gjykatën civile për pronësine e objektit.

Autor: A.H/Citizens Channel

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *