Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

A do të ketë hidrocentrale në Valbonë? Sot gjykata jep vendimin (Video)

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë do japë sot (3.11) vendimin për ndërtimin e HEC-ve në Valbonë. Kërkesa e 27 banorëve të Luginës së Valbonës dhe Shoqatës “TOKA” kërkon pezullimin e punimeve të HEC-it që është duke u ndërtuar në një prej segmenteve më të bukur të Valbonës.

Gjykata duhet të kishte dhënë vendimin pasditen e së mërkurës por u shty për faktin se nuk mund të jepej pas orarit zyrtar, orës 16:00. Në sallën e gjykatës përveç banorëve ishin të pranishëm edhe një numër i madh aktivistësh dhe përfaqësues të organizatave mjedisore.

Një banor i Valbonës që kishte ardhur për të ndjekur seancën u shpreh: “Këta duan që të marrin ujin, por pa ujë a ka jetë!?”.

Në muajin prill, në brendësi të Parkut Kombëtar të Valbonës,  kanë nisur punimet për ndërtimin e një prej dy hidrocentraleve, që planifikon të fusë në tunel 3 kilometra të lumit Valbonë, në një prej segmenteve më të bukur dhe të pa prekur nga dora e njeriut.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=tPCCZksGA0U&w=560&h=315]

Catherine Bohne Selimaj nga shoqata “TOKA” e cila së bashku me banorët e kanë dërguar në gjykatë këtë çështje, deklaron se nëse ndalohen punimet në këtë fazë ku janë, në një kohë shumë të shkurtër lumi mund ta sistemojë vetë pjesën e dëmtuar. “Duhet të ndërhyjmë sa nuk është vonë për të shpëtuar këtë mrekulli të natyrës”, u shpreh Catherine për Citizens Channel.

Valbona është një burim të ardhurash për banorët e zonës, kjo falë turizmit që ka kjo zonë, duke u kthyer në një nga tre destinacionet kryesore të turizmit në Shqipëri. National Geographic në vitin 2017 e shpalli si një nga “9 Best Places in the World to Enjoy the Great Outdoors” (9 vendet më të mira në botë për turizmin në natyrë)

Gjykata Administrative në Tiranë në muajin qershor të 2017-s rrëzoi kërkesën e 27 banorëve të Luginës së Valbonës dhe Shoqatës për Ruajtjen e Alpeve Shqiptare (Shoqata Toka) për pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-t në Valbonë.

Rrëzimi i kërkesës i hap rrugë vazhdimit të punimeve, të nisura rreth një vit më parë nga dy kompani koncensionare, të cilat kanë marrë miratimin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës.

Autor: Sami Curri

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *