Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Bulqizë, shembja e masivit të gurëve dëmton tubacionin e ujit të pijshëm

Shembja e masivit me gurë në zonën mineral – mbajtëse D në Bulqizë ka dëmtuar tubacionin  që furnizon me ujë të pijshëm lagjen e vjetër të qytetit. Në një situate të tillë ndërhyrja nga ana e ndërmarrjes së ujësjellësit për riparimin e tubacionit është thuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe rrezikut për rrëshqitje që paraqet masivi, mbi të cilin ndodhet tubacioni i shpërndarjes së ujit.

Kontaktuar nga Citizens Channel, drejtori ndërmarrjes së Ujësjellësit në Bulqizë, Nedion Muça u shpre se situata është shumë e rëndë, pasi rrezikohet që një pjesë e qytetit të mbetet pa ujë të pijshëm. “Rrëshqitja e masivit të gurëve ka dëmtuar tubacionin kryesor. Ne kemi qenë gjatë gjithë ditës në terren, por në të tillë kushte të motit ndërhyrja për rregullimin e tubacionit është e vështirë, për shkak të terrenit shumë të thyer dhe me rrezikshmëri rrëshqitje që vë në rrezik jetën e punonjësve.”

Në një situatë të tillë Muça ju bëri thirrje banorëve të Lagjes së Vjetër që të mos e shpërdërojnë ujin.

[wpvideo nnTBsamf]

Përballë një problemi të tillë, ndërmarrja e ujësjellësit ka ngrituar duart lart pasi mundësitë financiare të saj janë shumë të pakta në një situatë të tillë kaq kritike.

Citizens Channel kontaktoi me telefon me disa banorë të Lagjes së Vjetër në Bulqizë për t’i pyetur për këtë situatë. Ata shprehen se dinë vetëm që ka rrëshqitur stogu dhe ka dëmtuar tubin, këto më shumë nga referimet e atyre që punojnë në minierë dhe të një video që qarkullon në rrjetet sociale dhe nuk dinë asgjë se çfarë do të bëhet me ujin.

Gjithashtu edhe nga bashkia Bulqizë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që banojnë në Lagjen e Vjetër që të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm, pasi dëmi që i kanoset rrjetit të furnizmit me ujë nga ajo që ka ndodhur sot është serioz.

Pak muaj në një hulumtim të Citizens Channel, u mësua se Ndërmarrja e Ujsjellës Sh.A Bulqizë nuk ka një kanal të dytë alternativ për furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm, në rast se do të ishim përballë një situate që rrjeti i shpërndarjes së ujit do dilte jashtë funksionit.

Autor: Sami Curri

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *