Citizens.al

Faqja ëshë në ndërtim

Biçikleta, simboli i ri i qytetit të Durrësit (Video)

Qyteti i Durrësit njihet për anijet dhe varkat, por jo për biçikletat. Një grup të rinjsh të apasionuar pas dyrrotakut janë të vendosur për ta kthyer edhe biçikletën në simbol të qytetit bregdetar.

Në qytetin e Durrësit përdoruesit e biçikletës përfaqësohen nga një grupim qytetar, me emrin “Bicycle Durrës”. Që nga krijimi, me datë 20 dhjetor 2015, grupimi ka bashkuar përdoruesit dhe dashamirësit e biçikletës.

“Grupimi synon të sjellë një frymë të re në qytetin e Durrësit, duke nisur me edukimin e fëmijëve të vegjël, e deri tek sensibilizimi i të rriturve”, tha për Citizens Channel, Edlira Shtemari, koordinatore për anëtarët e rinj në “Bicycle Durrës”.

Grupimi jofitimprurës dhe që funksionon me vetëfinancim, ka ndërmarrë hapa konkret lidhur me krijimin e kushteve të nevojshme për lëvizjen me biçikletë në qytet. Kjo u arrit me anë të një peticioni që ju drejtua bashkisë Durrës me tre kërkesa; krijimin e vendparkimeve për biçikletat, vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, si edhe ndërtimin e korsive për biçikletat.

“U desh këmbëngulja jonë për gati 6 muaj, ku bashkia Durrës na u përgjigj me vendosjen e rreth 15 vendparkimeve për biçikletat”, u shpreh për Citizens Channel, Ogert Keçi, themelues dhe bashkëdrejtues i grupimit “Bicycle Durrës”.

“Ideja është e bashkëpunimit me institucionet. Pavarësisht se kush e drejton bashkinë Durrës, sot e drejton një forcë politike e nesër një tjetër, të shihet si një institucion që është në shërbim të qytetarit. Kështu ne përfaqësojmë interesat e një pjese të qytetarëve dhe duam t’i adresojmë siç duhet”, tha për ne Rubin Begeja, koordinator për marrëdhëniet me institucionet, pranë Bicycle Durrës.

Promovimi i lëvizjes me biçikletë ka në fokus edhe dobitë shëndetësore që sjell përdorimi i saj. Xheni Shtemari, koordinator për shëndetin në këtë grupim, u shpreh për Citizens Channel se biçikleta e ndihmon shumë për të mbajtur në kontroll sëmundjen prej së cilës vuan prej vitesh, diabetin. Po ashtu pedalimi sjell edhe një sërë dobish shëndetësore dhe ndihmon në largimin e stresit.

Bicycle Durrës synon t’i jap më shumë rëndësi përdorimit të biçikletës në qytet, në një kohë kur ndotja atmosferike ka arritur shifra të larta dhe urbanizimi me ritme të shpejta, ka shtuar numrin e automjeteve, duke e vështirësuar lëvizjen në rrugët e qytetit.

Deri më tani grupimi ka kryer një sërë aktivitetesh sensibilizuese dhe argëtuse, ndër to: “Pedalim në Ditën Ndërkombëtare të Tokës”,“Pedalim në ditën Ndërkombëtare pa Makina”, pedalim dhe aktivitete sensibilizuese në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, në bashkëpunim me bashkinë Durrës, si edhe një sërë pedalimesh sensibilizuese, por edhe pikniqe argëtuese e shplodhëse.

“Unë kam marrë pjesë në shumë aktivitete që zhvillohen në qytetin e Durrësit, por “Bicycle Durrës” është një aktivitet ndryshe, pasi zhvillohet në natyrë dhe na bashkon ne të rinjve”, tha për Citizens Channel, Ela Mollaymeri, anëtare e grupimit.

Bicycle Durrës zhvillon edhe pikniqe me karakter shplodhës, ku qytetarë të grupmoshave të ndryshme bashkohen dhe kështu përveç argëtimit njohin edhe njëri-tjetrin.

Sipas drejtuesve të këtij grupimi, bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat e tjera është një nga objektivat, për të përfaqësuar kështu denjësisht kërkesat e përdoruesve të biçikletave të qytetit bregdetar.

“Ne duam të formalizohemi dhe të marrim statusin e organizatës dhe të jemi sa më koherent”, tha për Citizens Channel, Klaudio Hyseni, koordinator për marrëdhëniet me organizatat, pranë Bicycle Durrës.

Kështu për vitin 2018 ky grupim synon të rregjistrohet në gjykatë si organizatë, për tu njohur juridikisht, e për të vijuar me kërkesat ndaj institucioneve për infrastrukturën e nevojshme dhe sensibilizimin e qytetarëve mbi përdroimin e biçikletës.

Bicycle Durres#Video nga Geri Emiri Qyteti i Durrësit njihet për anijet dhe varkat, por jo për biçikletat. Një grup të rinjsh të apasionuar pas dyrrotakut janë të vendosur për ta kthyer edhe biçikletën në simbol të qytetit bregdetar. #citizenschannel

Posted by Citizens Channel on Sunday, December 31, 2017

Autor: Geri Emiri

Regjistrohu në Buletin (Newsletter)

.

Të Fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *